Bulqizë/Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpunim

Bulqizë/Kontrolle të vazhdueshme për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e paligjshmërive.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për “Vjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin S.V., 43 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, për të cilin Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me dy shtetas të mitur të proceduar më parë nga Policia, kanë vjedhur një motomjet në ambientet e komisariatit Bulqizë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.