Punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, solidarë gjatë fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizim kundër dhunës me bazë gjinore”.
Dhjetëra mesazhe sensibilizuese u dhanë dhe u shpërndanë fjongo portokalli, gjatë marshimit simbolik të grave dhe vajzave të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, si dhe të punonjësve të bashkisë, gjykatës, prefekturës dhe prokurorisë së Fierit.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të komisariateve në varësi të saj do të vijojnë angazhimin shumëdimensional, gjatë 16 ditëve të aktivizimit dhe më tej, me qëllim parandalimin e dhunës në familje dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të çdo autori të kësaj vepre penale.
Policia e Shtetit ju fton që të denonconi në numrin pa pagesë 112 çdo rast të dhunës në familje, që hasni. Gjithashtu, ju garanton reagim të menjëhershëm, të integruar dhe konform ligjit.
#DhunaEshtëKrimDheDënohet
#DenoncoDhunënNëFamilje
#ZëriEshtëForcaJoteMëEMadhe\
