Korçë
Çelet fushata sensibilizuese kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.
Në kuadër të fushatës së përvitshme “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, në qytetin e Korçës, është zhvilluar aktiviteti i parë, në të cilin morën pjesë specialistja për të miturit dhe dhunën në familje, e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, punonjës policie të Komisariatit të Policisë Korçë dhe përfaqësues nga të gjitha institucionet dhe organizatat që operojnë në qark.
Gjatë këtij aktiviteti u shpërndanë fletëpalosje me informacionin e nevojshëm, simbole, bluza me logon e fushatës dhe u vendosën pankarta të dukshme, me moton “Gratë e forta i japin fuqi botës”.
Së bashku mund t’i themi NDAL dhunës ndaj gruas dhe dhunës në familje!❌
Dhuna në familje është krim, është vepër penale e dënueshme!
Denonconi në numrin 1️⃣1️⃣2️⃣ çdo rast dhune dhe Policia do të jetë pranë jush, së bashku me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për t’iu dhënë ndihmën e nevojshme!
Aktivitete të tilla do të zhvillohen edhe në ditët në vijim, nëpër shkolla dhe njësi administrative të qarkut Korçë.
#Bëje_Botën_Portokalli
#Të_ndalim_dhunën_ndaj_grave_TANI❗✖️




