Interpol Tirana
Ekstradohet nga Shqipëria në Zvicër, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar për disa vepra penale.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Zvicër, u finalizua procedura për ekstradimin nga Shqipëria në Zvicër, të shtetasit:
P. P., 39 vjeç, banues në Gjermani.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, Zvicër, pasi autoritetet gjyqësore në kantonin Tessin në Lugano, Zvicer, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i parave” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, për të cilat parashikohet dënim deri në 15 vjet burgim.
