Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game”

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Game”, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Goditen 2 raste të organizimit të lojërave të fatit. Sekuestrohen 1 makinetë për lojëra fati, 1 kompjuter, 4 celularë dhe një shumë parash.

Arrestohen 4 shtetas, njëri prej tyre pronari i lokalit ku organizoheshin lojëra fati.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme që mund të vihen në dispozicion për organizimin e kësaj veprimtarie.

Gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë, në fshatin Mullet, në lokalin e shtetasit R. K., u gjet 1 makinetë për lojëra fati.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestuan shtetasit R. K., 36 vjeç (pronari i lokalit) dhe K. K., 29 vjeç, i cili u kap në lokal, duke luajtur lojëra fati.

Gjithashtu, u arrestuan shtetasit F. A., 20 vjeç dhe E. V., 18 vjeç, pasi u kapën në një lokal tjetër në Farkë, duke luajtur lojëra fati.

Gjatë kontrolleve në këto dy lokale, u gjetën dhe u sekuestruan 1 makinetë për lojëra fati, 1 kompjuter, 4 celularë dhe një shumë parash.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë.