Policia e Shtetit/Njoftim

Policia e Shtetit

Në zbatim të urdhrit nr. 1266, datë 28.08.2025, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit “Për hapjen e fazës së aplikimeve për konkurrim për pranimin në funksione të rolit zbatues në Policinë e Shtetit”, aplikantët që kanë marrë pjesë në të gjitha fazat e konkurrimit dhe janë vlerësuar me të paktën 50% të pikëve totale në çdo fazë testimi, renditen sipas rezultatit në rend zbritës, sipas tabelave bashkëngjitur.

Më tej, informojmë se do të shpallen fitues vetëm aplikantët e renditur sipas vlerësimit në rend zbritës, brenda kuotave të shpallura të lira në urdhrin nr. 1266, datë 28.08.2025, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Konkurrentët fitues, sipas rendit zbritës të pikëve, do të njoftohen për të ndjekur Kolegjin Profesional të Formimit Policor për Patrullë të Përgjithshme, pas përfundimit të verifikimit të besueshmërisë dhe gjurmëve të gishtave.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë të rinjtë dhe të rejat që shprehën interesin dhe konkurruan për Patrullë të Përgjithshme në Policinë e Shtetit.