Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet një automjet që kryen parakalim të gabuar në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, bëjmë me dije se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë kryer verifikimet dhe kanë identifikuar drejtuesin e automjetit, shtetasin F. M.
Në bazë të Kodit Rrugor, ai u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.