Qarku Vlorë
Takime sensibilizuese me nxënësit, në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.
Në vijim të fazës së parë të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Policia e Vlorës ka vijuar edhe gjatë kësaj jave me zhvillimin e orëve ndërgjegjësuese në shkolla, me fokus rritjen e kulturës së sigurisë tek të rinjtë.
Ndihmës specialistët për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë, zhvilluan takime informuese në:
Shkollën 9-vjeçare publike “Ismail Qemali”, Vlorë.
Shkollën 9-vjeçare publike “Selam Musai”, Babicë.
️ Me nxënësit e klasave të VI-ta u trajtuan temat:
⛔️ Trafikimi i qenieve njerëzore
Siguria në rrjet
⛔️ Dhuna në shkolla
⛔️ Bullizmi dhe bullizmi kibernetik
Gjatë bashkëbisedimit u theksuan:
• faktorët që ndikojnë në shfaqjen e këtyre fenomeneve (socialë, ekonomikë, familjarë e shkollorë);
• pasojat ligjore që sjellin;
• institucionet ku mund të kërkohet ndihmë në rast dhune apo abuzimi.
U dha mesazhi se “fjalët në rrjet kanë peshë, përdori ato për të ndërtuar, jo për të rrënuar”.
Policia e Vlorës falënderon nxënësit dhe mësuesit për bashkëpunimin dhe angazhimin në krijimin e një ambienti shkollor të sigurt.
Së bashku për një të ardhme më të sigurt.
#PoliciShkollë
#SiguriaeTëRinjve
#SëbashkuPërKomunitetin





