Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “React”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “React”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje.

Mbante fshehur në banesë armë zjarri automatike dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Në vijim të punës së pandërprerë për identifikimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të shkaktoheshin nga përdoruesit e tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “React”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

• H. M., 40 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike “AK-47”, si dhe 1 krehër me 29 fishekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.