Fier, trajnim i përbashkët Prokurori – Polici Gjyqësore

Fier, trajnim i përbashkët Prokurori – Polici Gjyqësore
*Mbrojtja e të miturve dhe standardet moderne të intervistimit*
Sot, në ambientet e DVP Fier, u zhvillua një trajnim i specializuar mes Prokurorëve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Fier dhe Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Ky aktivitet synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e praktikave profesionale në proceset hetimore.
Tema kryesore:
“Intervistimi i subjekteve të mitur, mbrojtja e interesave të tyre, procesi i regjistrimit audio-video dhe procedurat e posaçme të intervistimit në mjedise miqësore për të mitur.”
Gjatë takimit u trajtuan:
✔ Problemikat më të shpeshta në intervistimin e të miturve
✔ Zgjidhjet dhe standardet moderne të rekomanduara nga legjislacioni shqiptar dhe praktikat më të mira europiane:
– realizimi i intervistës në ambiente të posaçme, të përshtatura për moshën dhe nevojat e fëmijës;
– përdorimi i pajisjeve audio-video për transparencë dhe saktësi të procesit;
– mënyra e drejtë e formulimit të pyetjeve, pa ndikim dhe pa ngarkesë emocionale;
– sigurimi i pranisë së psikologut dhe rolit të tij në vlerësimin e gjendjes së të miturit;
– koordinimi efektiv mes Prokurorisë dhe Policisë Gjyqësore për një hetim të paanshëm dhe të ndjeshëm ndaj moshës së viktimës apo dëshmitarit.
Prokurorët trajnues: Violeta Shkurta, Redona Ndoni, Oliana Gjergjefi, Aida Yzeiraj dhe Skerdi Sinanaj ndanë përvojën e tyre praktike në çështjet që përfshijnë të mitur, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit psikologjik të tyre gjatë gjithë procesit.
Qëllimi i trajnimit:
Krijimi i një qasjeje të unifikuar, profesionale dhe të ndjeshme, që garanton një proces hetimor cilësor, të drejtë dhe në përputhje me standardet e të drejtave të fëmijëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier mbetet e angazhuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të punonjësve të saj dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj komunitetit, veçanërisht në rastet e ndjeshme që përfshijnë të mitur.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona