Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, punonjësit e Policisë të Drejtorisë Vendore Elbasan kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut Elbasan.
Takimet e radhës u zhvilluan nga specialistët për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafet e shkollave: “Ismail Kasa”, “Seit Pepa” dhe “Fiqiri Baltëza”. Gjatë takimeve u bashkëbisedua me nxënësit mbi temat:
Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit dhe shpërndanë fletëpalosje informative mbi sigurinë dhe parandalimin e fenomeneve negative.





