Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve A.T., 35 vjeç; A.S., 60 vjeç; F.T., 62 vjeç, banues në Klos, pasi me anë të vetëgjyqësisë, kanë bllokuar rrugën për të mos lejuar punimet për ndërtimin e një Hec-i.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 61 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin A. V., 18 vjeç, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 61 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi u konstatua duke hedhur një sasi dheu pranë banesës së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “React”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje.
Mbante fshehur në banesë armë zjarri automatike dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.
Në vijim të punës së pandërprerë për identifikimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të shkaktoheshin nga përdoruesit e tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “React”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:
• H. M., 40 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike “AK-47”, si dhe 1 krehër me 29 fishekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin G. P., 38 vjeç, banues në fshatin Kaçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin F. Ç., banues në Vaun e Dejës, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, një motomjet pa targë;
-arrestuan shtetasin Gj. H., 34 vjeç, banues në fshatin Kaçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. P., banues në fshatin Mali i Jushit, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. Ai po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 71 vjeç, banues në fshatin Dragoç, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. S., 51 vjeç, banues në fshatin Stajkë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, një motomjet pa targë, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Ai po mjekim në Spitalin e Traumës;
-referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në lagjen “Liria”, shtetasi M. Th., 49 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Ai po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin K. A., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka vjedhur në lagjen “Ndoc Mazi”, motomjetin në pronësi të shtetases A. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. M., 41 vjeç, banues në fshatin Brigje Hot, pasi për motive të dobëta, ka thyer xhamat e një objekti në posedim nga shtetasi D. D., 38 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi D. J., 75 vjeç, banues në fshatin Mesul, ka kallëzuar se është mbifaturuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Informacion paraprak/Rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Xha, Malësi e Madhe, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një objekt në pronësi të shtetasit Z. P. Si pasojë janë djegur 2 bagëti (lopë).
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-J. R., 20 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-A. H., 42 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 16 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. H., 42 vjeç, dhe F. M., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se kanë trafikuar në Shqipëri, një automjet që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Automjeti u sekuestrua.
Mirditë/Dje, shtetasi D. R., 65 vjeç, banues në Mirditë, ka kallëzuar se dyshon që shtetasi Gj. Ll. i ka bllokuar rrugën nëpërmjet së cilës shkon në banesën e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit mbi aksidentin e djeshëm, në fshatin Fermë Çlirim, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. M., 31 vjeç, banues në Fier, me karrocën (që tërhiqej nga kafshë) me të cilën lëvizte shtetasi F. R., 77 vjeç, u dëmtua ky i fundit, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit J. M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkaq, 77-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit P. L., 38 vjeç, banues në Sukth dhe A. P., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në një banesë në fshatin Varibob.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier, Lushnjë dhe Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. N., E. G. dhe F. Sh., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Qarku Korçë
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin K. T., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. Gj., 33 vjeç, banues në Bilisht, pasi në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Prrenjas. Si pasojë është dëmtuar lehtë 41-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. A., 46 vjeç, K. H., 25 vjeç, L. H., 39 vjeç, G. H., 58 vjeç, D. H., 60 vjeç, A. H., 35 vjeç, A. H., 33 vjeç, O. S., 41 vjeç, banues në fshatrat Dunicë dhe Trebinjë, pasi dje, gjatë zhvillimit të një proteste, në aksin rrugor “Qukës-Qafë Pllocë”, në fshatin Kalivaç, kanë tentuar të bllokojnë rrugën, për të penguar kalimin e mjeteve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. K., 49 vjeç, banues në fshatin Mborje, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme në publik.
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve të DVKM Korcë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin O. C., 20 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Korçë/Më datë 16.11.2025, është dërguar në spital, shtetasi L. M., 44 vjeç, banues në Korçë, i cili pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ka humbur jetën dje, në spital. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstauar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai vuante nga disa sëmundje dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe i alkoolit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit shton prezencën e shërbimeve në rrugë dhe në zonat e përfshira nga moti i keq.
Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi, që ka përfshirë disa zona të vendit, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e shërbimeve policore dhe apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme, si dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë, me automjete, motomjete apo me këmbë.
Shërbimet e Policisë janë planëzuar me shërbim në të gjithë vendin dhe janë të angazhuara maksimalisht për të ndihmuar përdoruesit e rrugës, në raste nevoje, dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.
✅ Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera, janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që paraqet rrezik për përdoruesit e rrugës dhe për banorët në zonat ku është parashikuar që të ketë reshje të dendura shiu.
Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për të pastruar inertet e rëna si pasojë e reshjeve të dendura dhe për zbllokimin e disa segmenteve të bllokuara nga shkarja e dherave dhe e gurëve.
KUJDES‼️
⛔️ Shmangni lëvizjet e panevojshme dhe lëvizjet në akset që paraqesin rreziqe;
⛔️ Respektoni sinjalistikën rrugore;
⛔️ Moderoni shpejtësinë, mbani distancën e duhur me mjetet e tjera, mos kryeni parakalime të gabuara, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.
✅ Në çdo rast nevoje, qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 .
#tregokujdes
#respektosinjalistikenrrugore
#policianëgatishmeri
#telefono112
DVP Durrës
Shfrytëzonte pa autorizim, një hapësirë në zonën e plazhit, si vendparkim automjetesh, në funksion të lokalit që administronte, procedohet penalisht.
Vihet në hetim edhe punonjësi që iu merrte shtetasve paratë, për llogari të subjektit.
Gjatë kontrolleve dhe verifikimeve, me objektiv evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të zënies dhe shfrytëzimit të hapësirave publike ose private, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan një rast të tillë, në afërsi të një lokali në lagjen nr. 13.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për administratorin e lokalit, shtetasin L. K., banues në Durrës.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për punonjësin në vendparkimin e automjeteve, shtetasin A. H..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. H., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtua shtetasi N. H., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-O. B., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur babanë e tij;
-E. V., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 38-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 13-vjeçar, pasi iu gjet me vete 1 dorezë hekuri, e cila iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 54-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak shpallën në kërkim shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, nuk ka përmbushur detyrimet si shofer në një subjekt, si dhe se ka përfituar përvetësuar padrejtësisht, shuma parash të marra për llogari të subjektit. Punohet për kapjen e 46-vjeçarit.
Në Stacionin e Policisë Manzë, ka kallëzuar shtetasi L. D., 40 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij, me foshnjën e saj. Punohet për gjetjen e tyre, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
DVP Dibër
➡️ Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Vihet në pranga një 34-vjeçar që shiste kanabis në qytetin e Bulqizës.
➡️ Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 49-vjeçar nga Kruja, i cili ishte në kërkim policor për kultivim bimësh narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe kontrollet e vazhdueshme me fokus goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 34 vjeç, banues në fshatin Dushaj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në të cilin ndodhej ky shtetas, dhe më pas gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, gati për shitje. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shiste në qytetin e Bulqizës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën, ku në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, është lokalizuar në Krujë dhe është vënë në pranga shtetasi A. K., 49 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Gjykata e Dibrës ka caktuar ndaj 49-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas dyshohet se është bashkëautor me djalin e tij (i arrestuar më parë), i kultivimit të 1800 fidanëve dhe bimëve narkotike në fshatin Okshtun të Bulqizës, të evidentuar dhe goditur nga Policia, më 10 qershor 2025.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
DVP Dibër
➡️ Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Vihet në pranga një 34-vjeçar që shiste kanabis në qytetin e Bulqizës.
➡️ Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 49-vjeçar nga Kruja, i cili ishte në kërkim policor për kultivim bimësh narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe kontrollet e vazhdueshme me fokus goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 34 vjeç, banues në fshatin Dushaj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në të cilin ndodhej ky shtetas, dhe më pas gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, gati për shitje. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shiste në qytetin e Bulqizës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën, ku në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, është lokalizuar në Krujë dhe është vënë në pranga shtetasi A. K., 49 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Gjykata e Dibrës ka caktuar ndaj 49-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas dyshohet se është bashkëautor me djalin e tij (i arrestuar më parë), i kultivimit të 1800 fidanëve dhe bimëve narkotike në fshatin Okshtun të Bulqizës, të evidentuar dhe goditur nga Policia, më 10 qershor 2025.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 73”.
I dënuar nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, me 2 vjet burgim, për falsifikim të monedhave, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 36-vjeçari.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim edhe nga DVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 73”, gjatë të cilit u kap në Tiranë dhe u vu në pranga shtetasi:
N. S., 36 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Kumanovës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
