Tiranë
Gjatë fundjavës, Policia Rrugore e Tiranës intensifikoi kontrollet në të gjitha akset rrugore, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara:
-janë arrestuar/proceduar 14 shtetas për drejtim automjeti në gjendje të dehur/nën efektin e lëndëve narkotike/pa leje;
-janë ngritur me mjet ngritës 53 mjete, për zënie tëhapësirave publike apo parkim në menyrë të parregullt;
-janë vënë 57 masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve që tentuan të futeshin në autostradë, pa respektuar radhën, duke penguar kështu qarkullimin normal.
Kontrollet do të vijojnë 24/7 duke u përqëndruar në:
✅ Teste alkooli/droge;
✅parakalime të gabuara
✅ Verifikim dokumentacioni;
✅ Kontroll për përdorimin e celularit gjatë drejtimit;
✅ Vendosjen e kaskës dhe rripit të sigurimit.
Policia Rrugore iu bën thirrje drejtuesve të automjeteve respektoni rregullat e qarkullimit, mos përdorni celularin gjatë drejtimit, shmangni parakalimet e rrezikshme dhe drejtimin nën efektin e alkoolit.
#respektonirregullat
#qëndronërradhë
#qëllimiiPolicisësiguriajuaj
