Tiranë/Në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve”, shërbimet e Policisë së Tiranës kanë vijuar me aktivitetet ndërgjegjësuese në disa shkolla 9-vjeçare të Kryeqytetit.
Gjatë takimeve, punonjësit e Policisë bashkëbiseduan me nxënësit për rreziqet dhe pasojat e secilës prej këtyre dukurive, duke theksuar rëndësinë e parandalimit, raportimit dhe krijimit të një mjedisi të sigurt brenda dhe jashtë shkollës.
Nxënësve u shpjeguan mënyrat e identifikimit të dhunës dhe të shenjave paralajmëruese të ekstremizmit të dhunshëm, ndikimi i bullizmit dhe bullizmit kompjuterik në mirëqenien emocionale, si edhe rreziqet që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore.
Fëmijët u inkurajuan të flasin, të kërkojnë ndihmë dhe të njoftojnë çdo rast të dyshuar, në mënyrë që bashkë me institucionet dhe komunitetin shkollor të kontribuojnë në rritjen e sigurisë së tyre.
Aktivitete të tilla do të vijojnë edhe në shkolla të tjera 9-vjeçare të Tiranës, me synim forcimin e kulturës së sigurisë dhe ndërgjegjësimin e vazhdueshëm të të rinjve.
#PoliciShkollë️
#PoliciaNeKomunitet
