Korçë
Parkoi automjetin në mënyrë të parregullt, procedohet penalisht 43-vjeçarja.
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Korçë, në vijim të kontrolleve për evidentimin e parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe të qytetarëve, konstatuan në lagjen nr. 1, në qytetin e Korçës, 1 automjet të parkuar në mënyrë të parregullt, që ishte bërë pengesë për lëvizjen e përdoruesve të rrugës.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për drejtuesen e automjetit, shtetasen F. P., 43 vjeçe, banuese në fshatin Biranj, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
️Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të ndëshkohen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.

