Raporti i ngjarjeve, 13 nëntor 2025

Policia e Shtetit

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike godet një rast të përhapjes së materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit kibernetik, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për arrestimin e shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Pornografia”, me të mitur.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “STREAM”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet, me pjesëmarrjen e agjencive ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit. Operacioni u zhvillua në drejtimin e Policisë Kriminale Shtetërore të Bavarisë dhe të Zyrës Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), si dhe me mbështetjen e EUROPOL-it.

Pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore gjermane dhe nga EUROPOL-i, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale që çuan në identifikimin dhe arrestimin e shtetasit M. Z..

Në kuadër të angazhimit të saj për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve nga abuzimi në internet, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike fton qytetarët, prindërit dhe të rinjtë që të raportojnë çdo rast të dyshuar të shpërndarjes, prodhimit apo konsumimit të materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur, si dhe çdo formë tjetër të abuzimit seksual online, te kanalet e mëposhtme të komunikimit:

Email: CC@asp.gov.al

Telefon: +355 69 415 5552
Portali online: https://asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik/

Rrjetet sociale: në faqet zyrtare të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Facebook dhe Instagram

Policia e Shtetit garanton anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm për çdo sinjalizim që lidhet me abuzimin apo shfrytëzimin e të miturve në internet.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në malin e Gramozit.
Kapen ne flagrance 3 shtetas me armë gjahu, nga shërbimet e Policisë Kufitare që kryejnë kontrolle në këtë zonë.

Sekuestrohet 1 armë gjahu.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shtikë në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të gjuetisë, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, kanë parandaluar një rast të kësaj veprimtarie.

Në Malin e Gramozit shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar 3 shtetas të cilët, kishin me vete një armë gjahu me të cilën dyshohet se do kryenin gjueti të paligjshme. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht shtetasit Sh. A., 59 vjeç dhe A. A., 67 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 12.11.2025, në lagjen “24 Maji”, për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht, duke u goditur me shkopinj dhe duke dëmtuar njëri-tjetrin. Aktualisht, të dy shtetasit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin G. T., 49 vjeç, banues në Delvinë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi A. C., 55 vjeç, banues në Finiq, se në fshatin Dërmish, Finiq, për motive të dobëta, ky shtetas e ka goditur me sende të forta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol, Komisariati i Policisë Sarandë, referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. Sh., 54 vjeç, dhe Q. M., 58 vjeç, banues në fshatin Shkallë, pasi më datë 10.11.2025, në fshatin Shkallë, shtetasi F. Sh. ka goditur me grushta shtetasin Q. M., me motivin se mbetjet nga servisi i këtij të fundit i kishin ndotur parcelën të mbjellë me mandarina.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për:
•shtetasin G. R., 35 vjeç, banues në fshatin Ferras, pasi u konstatua në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
•një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi më datë 12.11.2025, në aksin rrugor Aliban–Novoselë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë, gjithashtu të mitur, kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Korçës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore.

Akset monitorohen pandërprerë, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti apo që bëhen pengesë për qarkullimin.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i këtyre masave, janë ndëshkuar administrativisht 112 drejtues mjetesh, konkretisht:

* 13 për parakalime të gabuara;
* 14 për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
* 16 për mosvënie të rripit të sigurimit;
* 17 për parkime të gabuara;
* 7 për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
* 3 për drejtim mjeti në efektin e pijeve alkoolike;
* 2 për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
* 40 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Korçës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

#zbatorregullateqarkullimit✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët
#STOP❌shpejtësi❌alkool❌celularc

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit H. M., 51 vjeç dhe E. B., 39 vjeç, pasi posedonin secili një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Kokaine. Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-O. N., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka ndërhyrë padrejtësisht, në komunikimet elektronike të një shtetasi;
-B. A., 26 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet një llogarie false në rrjete sociale, përndjek një 18-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:
-L. M., 54 vjeçe, pasi dyshohet se ka përvetësuar një shumë parash;
-M. S., 45 vjeçe, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë para, shtetasit Gj. S..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin L. Ç., 46 vjeç, pasi ka kundërshtuar me dhunë, punonjësin e Policisë, i cili në zbatim të procedurës së punës, ka urdhëruar 46-vjeçarin, që të identifikohet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin D. D., 29 vjeç, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. Xh. dhe D. F., si dhe shpallën në kërkim shtetasit A. Sh., Sh. M. dhe F. D., pasi i arrestuari ka kundërshtuar me dhunë, punonjësin e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale në lidhje me një masë administrative, ndërsa 5 shtetasit e tjerë kanë penguar punonjësin, gjatë këtyre veprimeve. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast;
-arrestuan shtetasin A. Sh., 36 vjeç, pasi ka dalë nga banesa, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, si dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. S., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasen S. E., 35 vjeçe, pasi ka dalë nga banesa, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. S. dhe S. H., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:
-E. P., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-G. D., 29 vjeç, pasi u kap nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke lëvizur me automjet, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin G. Xh., 61 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Dje, shtetasja Gj. E. kallëzoi se në rrjete sociale, është krijuar një llogari false, me kredencialet e djalit të saj të mitur, nëpërmjet së cilës, fyhen shtetas. Punohet për identifikimin e autorit/ëve dhe nxjerrjen e tyre, përpara përgjegjësisë penale
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. K., 46 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. X., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Më datë 12.11.2025, ka kallëzuar shtetasi T. K., se ka konstatuar të thyer xhamin e vetratës së lokalit të tij, në fshatin Bradashesh. Shërbimet e Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Qarku Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin S. M., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi me motomjetin e modifikuar dhe pa targa, që drejtonte, ka aksidentuar shtetasen E. D., 71 vjeçe, këmbësore, dhe është larguar. Shtetasja E. D. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Gj. P., 23 vjeç, banues në fshatin Bushat, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë shtetasit B. S., 30 vjeç, dhe A. Ç., 25 vjeçe, këmbësorë;
-G. Rr., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë pasagjeri, shtetasi F. S., 50 vjeç.

Shërbimet e DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet një kartë identiteti greke me të dhënat e tij, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. T., 61 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën 8 thasë me duhan të papërpunuar (me peshë totale 60 kg), dhe 3 pako me duhan të grirë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një sasi duhani i grirë. Sasia e duhanit, e dyshuar e kontrabanduar, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Theth referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. B., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt me konstruksion metalik, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit:
-A. M., 70 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale në vende publike”, pasi dyshohet se në muajin korrik të vitit 2025, ka kryer marrëdhënie seksuale në ambient publik, me shtetasen M. G., 63 vjeçe, e cila u procedua penalisht për veprën penale “Prostitucioni”. Për këtë rast, shërbimet e Policisë kanë bashkëpunuar me gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare” dhe me Policinë Bashkiake Shkodër;
-Ç. R., 50 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, për rastet e mëposhtme:
-dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasja V. S., 27 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhelmuar duke konsumuar medikamente mjekësore. 27-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-dje, ka kallëzuar shtetasja K. L., 40 vjeçe, banuese në Shkodër, se shtetasja S. M., 71 vjeçe, banuese në Shkodër, i ka bllokuar rrugën nëpërmjet së cilës hyn në banesën e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. H., pasi me vetëgjyqësi ka rrethuar një rrugë në fshatin Stërbeq, me pretendimin se është pronë e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

DrejtoriaVendore e Policisë Korçë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve ndaluan shtetasin A. C., 24 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap nga shërbimet e Policisë Durrës, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 muaj e 13 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. K., 37 vjeç, dhe L. K., 40 vjeç, banues në Bilisht (vëllezër), pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit;
-D. M., 39 vjeç, banues në fshatin Miras, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Nj. V., 35 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 36-vjeçar, për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin H. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, nëpërmjet celularit.

Korçë/Më datë 12.11.2025, në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja A. D., 55 vjeçe, se ka humbur kontaktet me vajzën e saj, shtetasen M. D., 27 vjeçe, që jetonte në Greqi. Po punohet për gjetjen e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. A. 32 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin A. B., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 25.09.2025, ka vjedhur produkte, në një market në lagjen nr. 8.

Gjithashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. M., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka i vjedhur një shumë parash, nënës së tij;
-H. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi posedonte pa leje, një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-L. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur vegla pune, në një banesë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. D., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;
-B. N., 34 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe një grirëse për këtë lëndë.
Lënda narkotike në të dyja rastet, si dhe sendi për grirjen e saj, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. O., 52 vjeç dhe A. V., 57 vjeç, të dy banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas, nëpërmjet thirrjeve telefonike, për shkak të një mosmarrëveshjeje për çmimin e një automjeti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S.Gj., 57 vjeç, banues në fshatin Peshk, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht dhe ka goditur me grusht shtetasin I.S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V.H., 43 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. V., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Bulqizë–Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një automjet tjetër në lëvizje, me drejtuese shtetasen A. Z. Si pasojë e përplasjes së automjeteve, mbetën të lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

DVP Kukës

Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, kanë ushtruar kontrolle me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të shmangies së detyrimeve tatimore.

Si rezultat i kontrolleve, u goditën 5 raste të informalitetit ku u proceduan penalisht 6 shtetas, konkretisht:

-E. G., 40 vjeç, dhe T. G., 41 vjeç, banues në Kukës, pasi në lagjen nr. 6, qyteti Kukës, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin (lavazh) në një objekt të marrë me qira, pa kontratë qiraje dhe të paregjistruar në organet përkatëse;

-A. C., banues në Kukës, pasi në lagjen nr. 3, qyteti Kukës, u konstatua se ushtronte aktivitet (lavazh), pa pasur dokumentacionin përkatës (kasë fiskale);

-S. C., 49 vjeç, banues në Kukës, pasi nuk kishte regjistruar biznesin që ushtronte (lavazh) dhe kishte punësuar një shtetas pa kontratë punësimi;

-L. Sh., 36 vjeç, banues në Kukës, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e tij pa kasë fiskale, si dhe kishte punësuar një shtetas të paregjistruar;

-D. C., 41 vjeç, banues në Kukës, pasi në lagjen nr. 6 ushtronte aktivitetin (lavazh), pa kasë fiskale dhe pa e regjistruar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Korçë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Mashtrimi”

Mashtroi 6 shtetas, duke u marrë shuma lekësh dhe vodhi një shumë lekësh në një restorant, kapet në një banesë të braktisur në lagjen nr. 4, Korçë, dhe vihet në pranga 48-vjeçari, i cili ishte i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në lagjen nr. 4, Korçë, organizuan punën për kapjen e tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mashtrimi”, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit J. M., 48 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datën 21.10.2025, disa shtetas kishin bërë kallëzim, sipas të cilëve 48-vjeçari, me të cilët kishte njohje familjare e shoqërore, i kishte mashtruar me pretendime të ndryshme, duke u marrë shuma të ndryshme parash.

Gjithashtu, më datën 08.11.2025, ky shtetas, në lagjen nr. 7, Korçë, ka hyrë në ambientet e një restoranti dhe ka vjedhur nga kasa një shumë lekësh prej 70.000 lekësh, e më pas është larguar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin P. M., 59 vjeç, banues në Mirditë, pasi është kapur në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. N., 21 vjeç, E. Gj., 22 vjeç, P. B., 19 vjeç dhe R. Ll., 20 vjeç, të gjithë banues në Lezhë, pasi ndërkohë që qarkullonin me një automjet, në qytetin e Shëngjinit, sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë, kanë hedhur nga dritarja e automjetit një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. P., 21 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin po qarkullonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wave”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike.

Vihen në pranga dy shtetas që shisnin kokainë në zonën e Himarës.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje, një peshore elektronike, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe kontrollet e vazhdueshme me fokus goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Wave”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

• E. U., 46 vjeç, dhe S. M., 46 vjeç,
të dy banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fiat”, me të cilin lëviznin këta shtetas, dhe më pas në banesën që kishin në përdorim në fshatin Vuno, Himarë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 46 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe lekë, si dhe tre aparate celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”, goditet një rast i organizimit të paligjshëm i lojërave të fatit në një lokal, në qytetin e Vlorës.

Arrestohen në flagrancë pronari dhe administratori i lokalit, të cilët organizonin lojëra fati me kompjutera dhe çipsa pokeri.

Sekuestrohen 7 pajisje kompjuterike, një valixhe me çipsa dhe një përforcues metalik grushti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në kuadër të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Game Over”.

Gjatë operacionit të zhvilluar, në lagjen “24 Maji”, në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit A. L., 32 vjeç, u konstatua se zhvillohej aktivitet i kundërligjshëm i organizimit të lojërave të fatit.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• A. L., 32 vjeç, pronar i ambientit;
• S. T., 42 vjeç, administrator i lokalit.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 pajisje kompjuterike të përdorura për lojëra fati, 1 valixhe me çipsa pokeri dhe 1 përforcues metalik grushti.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve rezultoi se shtetasi A. L. ishte shpallur në kërkim nga DVP Berat, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjeve.

Shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 4 finalizojnë operacionin policor të koduar “Episodet”.

✅Gjatë tentativës për t’u larguar shpejt, me automjetin që kishte vjedhur në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Bardhyl”, përplasi 2 automjete të tjera, ndalohet 35-vjeçari.

✅Lëvizte në qytetin “Studenti”, me motomjetin që kishte vjedhur, të cilin e drejtonte pa leje, ndalohet 18-vjeçari.

Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore dhe operacionale, kryer nga struktura të Policisë së Tiranës, menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronave/pasurive të tyre, u finalizua operacioni “Episodet”, gjatë të cilit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin D. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 30.10.2025, ka vjedhur një automjet në rrugën “Bardhyl”, dhe gjatë largimit me të, me shpejtësi, ka përplasur 2 automjete të parkuara në rrugën “Mihal Duri”. Pas përplasjes, 35-vjeçari e braktisi automjetin e vjedhur, në vendngjarje;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin L. H., 18 vjeç, pasi dyshohet se më datë 08.11.2025, ka vjedhur 1 motomjet në Rrugën e Elbasanit. Ai u kap teksa lëvizte me këtë motomjet, të cilin e drejtonte pa leje, në qytetin “Studenti”. Motomjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer 2 shtetasit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Saga”.

5 ditë më parë, vodhi 12 milionë lekë, në një banesë, identifikohet dhe kapet 37-vjeçari, i dënuar më parë, në Greqi, për të njëjtin krim.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas ka kryer një vjedhje me thyerje, më 19 tetor, ndërsa nga kontrollet rezultoi se mbante në banesë, sasi Cannabisi.

Sekuestrohen sendi i fortë që përdorte 37-vjeçari, për vjedhjet me thyerje, veshje që ai kishte mbajtur gjatë këtyre rasteve, si dhe sasia e lëndës narkotike.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve dhe identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin “Saga”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi N. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:
-më datë 08.11.2025, ka vjedhur 12 milionë lekë, në një banesë në rrugën “Artan Lenja”;
-më datë 19.10.2025, ka vjedhur me thyerje, produkte me vlerë rreth 50 000 lekë, në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi N. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Kufizimi”.

Vihen në pranga 2 shtetase të shpallura në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat, u vunë në pranga shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti.

Punohet për kapjen e shtetasit K. N.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.