Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjeve.
Shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 4 finalizojnë operacionin policor të koduar “Episodet”.
✅Gjatë tentativës për t’u larguar shpejt, me automjetin që kishte vjedhur në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Bardhyl”, përplasi 2 automjete të tjera, ndalohet 35-vjeçari.
✅Lëvizte në qytetin “Studenti”, me motomjetin që kishte vjedhur, të cilin e drejtonte pa leje, ndalohet 18-vjeçari.
Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore dhe operacionale, kryer nga struktura të Policisë së Tiranës, menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronave/pasurive të tyre, u finalizua operacioni “Episodet”, gjatë të cilit:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin D. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 30.10.2025, ka vjedhur një automjet në rrugën “Bardhyl”, dhe gjatë largimit me të, me shpejtësi, ka përplasur 2 automjete të parkuara në rrugën “Mihal Duri”. Pas përplasjes, 35-vjeçari e braktisi automjetin e vjedhur, në vendngjarje;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin L. H., 18 vjeç, pasi dyshohet se më datë 08.11.2025, ka vjedhur 1 motomjet në Rrugën e Elbasanit. Ai u kap teksa lëvizte me këtë motomjet, të cilin e drejtonte pa leje, në qytetin “Studenti”. Motomjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer 2 shtetasit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
