DVP Elbasan/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese me nxënësit e shkollave ♂️
Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si pjesë e programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan zhvilluan takime sensibilizuese me nxënësit në shkollat: “Jonuz Çarçiu”, “Sulejman Rrançi”, “Xhemali Plaka”, “Xhemal Janca” dhe “Ali Sollaku”.
Gjatë këtyre takimeve, punonjësit e Policisë, në bashkëpunim me stafet pedagogjike, zhvilluan diskutime të hapura me nxënësit, për temat:
Dhuna dhe ndikimi i saj në mjedisin shkollor;
Bullizmi, format, pasojat dhe mënyrat e parandalimit;
Siguria në internet dhe mbrojtja nga bullizmi kibernetik;
Ndërgjegjësimi për rrezikun e trafikimit të fëmijëve.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është rritja e ndërgjegjësimit të nxënësve për sigurinë dhe parandalimi i fenomeneve negative që cënojnë sigurinë e të rinjve.
#SiguriaETëRinjve
#PoliciaNëShkollë
#StopBullizmit
#TëSigurtNëInternet
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt ♂️





