Raporti i ngjarjeve, 8,9,10 nëntor 2025

DVP Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Kufizimi”.

I hoqën lirinë për disa orë, një 27-vjeçari, dhe e dhunuan fizikisht atë, në një apartament, që t’iu jepte 5000 euro, identifikohen 5 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallen në kërkim 3 bashkëpunëtorët.

Vihet në pranga dhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi iu gjet në banesë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Sekuestrohen pistoleta, 5000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet.

Menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i ishte hequr liria dhe ishte dhunuar, me qëllim dhënien e një shume parash, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit “Kufizimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar të rastit, u kapën dhe u vunë në pranga 2 prej tyre, shtetasit L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 3 bashkëpunëtorët, shtetasit K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta 5 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit. Shtetasit L. K., M. M. dhe K. N. i kanë hequr lirinë, për disa orë, 27-vjeçarit, dhe e kanë dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash.

Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shtetasit A. K, 60 vjeç, (babai i shtetasit L. K.), ku u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte shtetasi L. K. u gjetën 5000 euro (dyshohet shuma e parave që i ishte marrë 27-vjeçarit).

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Lezhës vijon monitorimet në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore të kontrollit, përfshirë dronet, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë 9 ditëve të fundit, janë intensifikuar kontrollet, duke u fokusuar te drejtuesit që kryejnë shkelje që janë burim aksidenti, si dhe te parkimet e gabuara që pengojnë qarkullimin normal të automjeteve.

Si rezultat i kontrolleve:

Janë arrestuar 7 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë vendosur 1420 masa administrative për drejtues mjetesh që kanë kryer shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
✔️ 39 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
✔️ 48 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
✔️ 72 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
✔️ 36 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
✔️ 35 masa për xhama të errësuar;
✔️ 205 masa për parakalime të gabuara;
✔️ 198 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;
✔️ 658 masa për shpejtësi tej normave të lejuara;
✔️ 39 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
✔️ 90 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

ℹ️ Kontrollet nga shërbimet e Policisë Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale të qarkut Lezhë, me fokus respektimin e rregullave të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit.

#zbatorregullateqarkullimit ✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët
#STOP ❌ shpejtësi ❌ alkool ❌ celular

Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Prioritete të punës së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë 72 orëve të fundit, ishin:
-lirimi i korsive të dedikuara për transport publik;
-evidentimi dhe ndalimi i shtetasve që drejtojnë mjetet, në efektin e alkoolit ose të lëndëve narkotike,
-konstatimi i rasteve të mospagimit të masave administrative;
-kontrolli i zbatimit të udhëzimit për ndalimin e përkohshëm të patinave elektrike.
Në përfundim të kontrolleve të zhvilluara në akse të ndryshme të kryeqytetit:
-40 automjete u tërhoqën me mjet ngritës, nga korsitë e dedikuara;
-25 shtetas u arrestuan/proceduan penalisht për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor. 3 prej tyre drejtonin automjete, në efektin e lëndëve narkotike;
-76 leje qarkullimi iu tërhoqën shtetasve që rezultojnë debitorë, për mospagim të detyrimeve administrative;
-90 monopatina dhe 12 motoçikleta elektrike u sekuestruan, për lëvizje në kundërshtim me udhëzimin nr. 169, datë 13.10.2025, të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të patinave elektrike dhe çdo varianti të tyre të kombinuar, për arsye që lidhen me sigurinë publike dhe sigurinë e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos përdorin korsitë e dedikuara dhe të mos drejtojnë mjetin në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike.
Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. B., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, nën efektin e alkoolit, ka dëmtuar derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë, duke e goditur me grusht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit G. T., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Vlorë/Rreth orës 04:45, në lagjen “Isa Boletini”, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit K. B. Si pasojë, është djegur edhe një automjet tjetër i parkuar në afërsi, tip “Audi”. Punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i’u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

•Me automjetin që drejtonte, përplasi me pasojë vdekjen, një 82-vjeçare, dhe u largua nga vendi i aksidentit, kapet pak orë pas ngjarjes, 58-vjeçari.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti me të cilin 58-vjeçari përplasi të moshuarën.

Si rezultat i kontrolleve të kryera me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit të aksidentit rrugor të ndodhur mbrëmë, në aksin “Peqin – Rrogozhinë”, ku si pasojë e përplasjes me automjet, humbi jetën shtetasja M. K., 82 vjeçe, specialistët e qarkullimit rrugor, pak orë pas aksidentit dhe largimit nga vendngjarja, lokalizuan drejtuesin e automjetit që përplasi 82-vjeçaren, shtetasin D. G., 58 vjeç, banues në Kavajë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 58-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:
-L. G. dhe E. G., banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentet e identifikimit, gjatë një ndeshjeje futbolli për vajza;
-Q. B., banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

•Rreth orës 00:55, është djegur pjesërisht, automjeti i shtetasit K. T., që ishte parkuar në lagjen nr. 6. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të përcaktuar dhe dokumentuar shkakun e djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. B., 25 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht me një 24-vjeçar, për motive të dobëta;
-L. Xh., 64 vjeç, pasi ka gjuajtur me shkelm derën e banesës së nipit të tij dhe i ka dëmtuar kamerën e sigurisë, për motive pronësie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. A., 38 vjeç, F. P., 22 vjeç, A. G., 34 vjeç, Xh. P., 31 vjeç dhe E. P., 25 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me një 17-vjeçar, për motive të dobëta;
-I. Ll., 58 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 61 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka prishur qetësinë publike dhe ka fyer punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk i bindur urdhrit të tyre, për t’u shoqëruar në komisariat.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 28 vjeç, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë shtetasin B. D., 39 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit F. B., 43 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin A. T., 36 vjeç, dhe gjatë konfliktit, shtetasi K. B. e ka dëmtuar 36-vjeçarin, me mjet prerës (thikë). I dëmtuari po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e shtetasve F. B. dhe K. B..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. S., 36 vjeç, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se ky shtetas e ka kanosur nëpërmjet celualarit dhe e ka përndjekur. Po punohet për kapjen e 36-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kapën shtetasin në kërkim V. B., 36 vjeç, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Vlorës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. 36-vjeçari iu dorëzua DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. F., 19 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin L. Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
•arrestuan shtetasin S. B., 27 vjeç, pasi u konstatua jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. T. dhe B. M., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. M., 34 vjeç, pasi u konstatua jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. H., pasi në lokalin që menaxhon dyshohet se ka prishur qetësinë publike duke gjeneruar muzikë me volum të lartë;
•referuan materialet dhe shpallën në kërkim shtetasit I. D. dhe F. D., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasin J. M..
Punohet për shoqërimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin në kërkim A. G., 34 vjeç, pasi ka përndjekur dhe kanosur ish-vjehrrin e tij dhe familjarët e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin R. V., 28 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 36 vjeç, pasi dyshohet se shtetasi R. V. ka vjedhur një motomjet elektrik të shtetasit J. J. dhe më pas ia ka shitur shtetasit E. H.
Motomjeti elektrik u gjet dhe u sekuestrua në banesën e shtetasit E. H.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. Rr., 37 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin e Policisë, me drejtues punonjësin e Policisë O. K.
Nga përplasja pati vetëm dëme materiale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
•L. M., 41 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet të parkuar;
•Q. H., 24 vjeç, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Më datë 09.11.2025, shtetasi Ç. S. kallëzoi se është goditur me grusht nga një shtetas ende i paidentifikuar, i cili më pas i ka marrë një shumë të vogël parash.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M.V., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në qytetin e Burrelit u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Volkswagen”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.K., 68 vjeç, banues në Peshkopi. Ky shtetas, gjatë tentativës për të parakaluar një automjet tip “Benz”, ka shkaktuar dëme materiale, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The game”.

Kishte punësuar ilegalisht, në lokalin e tij në “Kombinat”, një të mitur, si kamerier dhe organizues të lojërave të fatit, arrestohet 37-vjeçari.

Vihet në hetim i mituri.

Sekuestrohen 2 celularë dhe 1 kompjuter, nëpërmjet të cilëve luheshin lojërat.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, në “Kombinat”, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “The game”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar.

Nga verifikimet rezultoi se i mituri ishte punësuar ilegalisht, si kamerier, në lokalin në pronësi të shtetasit A. L.. Gjithashtu, i mituri vinte baste sportive dhe organizonte lojëra fati të tjera, për llogari të pronarit të subjektit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit, e angazhuar për sigurimin e procesit të shoqërimit të materialeve zgjedhore drejt VNV-ve, proces i cili ka përfunduar pa probleme.

Pas përfundimit të procesit të votimit në të 5 bashkitë, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik e Mat, punonjësit e Policisë, sipas kërkesës së Komisioneve të Qendrave të Votimit, u angazhuan në shoqërimin e kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore drejt Vendeve të Numërimit të Votave (VNV). ️

Ky proces ka vijuar pa asnjë incident, deri në dorëzimin e plotë të materialeve pranë VNV-ve përkatëse.

Gjithashtu, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e ambienteve VNV-ve, ku do të zhvillohet procesi i numërimit të votave.

Policia e Shtetit mbetet në gatishmëri të plotë dhe është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur detyrën e saj deri në përfundimin e të gjithë procesit zgjedhor.

Kavajë / Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, 82-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan:

Në lidhje me pretendimet e njërit prej kandidatëve për zgjedhjet vendore, se pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut ndodheshin persona që po intimidonin qytetarët, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga verifikimet e kryera, nuk janë konstatuar shtetas në afërsi, apo pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut. Gjithashtu, nuk ka patur persona të paautorizuar të grumbulluar jashtë Qendrave të Votimit dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet plotësisht e angazhuar për të garantuar rendin, qetësinë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe për të verifikuar me përgjegjësi çdo njoftim apo denoncim që mund të lidhet me këtë proces.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasja M. H. duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë F. Sh.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja M. H. dhe dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Tepelenë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”

Kanosi me armë zjarri, për motive të dobëta, 1 shtetas dhe më pas u largua, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari, i shpallur prej një jave në kërkim.

Gjendet në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan dhe sekuestrohet arma e zjarrit (kallashnikov) dhe një sasi municioni luftarak.

Si rezultat i intensifikimit të kërkimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe me shërbimet e DVP Gjirokastër, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në fshatin Peshtan, Këlcyrë, organizuan punën për kapjen e tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në fshatin Peshtan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datën 02.11.2025, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur shtetasin V. M., 48 vjeç, banues në fshatin Peshtan.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit me të cilën dyshohet se ky shtetas ka kanosur 48-vjeçarin, si dhe një sasi municioni luftarak, të cilat 42-vjeçari i kishte fshehur menjëherë pas ngjarjes.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu dhe 1 gjerdan me fishekë gjuetie, të cilat i posedonte pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. H., 47 vjeçe, banuese në Tepelenë, pasi ditën e djeshme ka thyer xhamin e dyqanit, në pronësi të shtetasit J. K.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. C., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. I., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “18 shtatori”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. T., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor “Kardhiq-Delvinë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 shtetas.
-një 17-vjeçar, banues në Tepelenë, pasi me automjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar lehtë një 16-vjeçar, këmbësor, banues në Tepelenë.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “18 shtatori”, shtetasi Xh. L., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë një 31-vjeçar, këmbësor, banues në fshatin Kardhiq.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin G. E., 30 vjeç, banues në Shijak. Ky shtetas u kap jashtë banesës, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve ose vizave”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasit:
– V. K., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;
– A. M., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 24-vjeçareje.
– referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
– I. A., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tij.
– A. S., 21 vjeç, banues në Peshkopi, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me dy automjete të tjera dhe ky shtetas i ka kanosur dy drejtuesit e automjeteve. Më pas, 21-vjeçari është larguar nga vendi i aksidentit me dëme materiale, por është kapur më vonë nga shërbimet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve është proceduar penalisht.U sekuestrua automjeti i përfshirë në aksident.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 18-vjeçar, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht një 52-vjeçar.

Më datë 08.11.2025, ka kallëzuar shtetasi A. P., 45 vjeç, banues në Durrës, se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja S. B., 29 vjeçe, dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj. Po punohet për gjetjen e 29-vjeçares.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. Z., 59 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi tokës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 13-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Shirokë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. A., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. H., 40 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. L., 19 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Po në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe drejtuesi i motomjetit shtetasi E.L., pasi po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-arrestuan shtetasin A. V., 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike të vazhdueshme ndaj nënës së tij;
-shpallën në kërkim shtetasit Sh. K., 40 vjeç, dhe A. K., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë, pasi dyshohet se, më datë 08.11.2025, në fshatin Likaj, për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Q. L., 48 vjeç. Vijon puna për kapjen e tyre.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua se kishte bërë një rrethim me rrjetë teli, të cilin e kishte mbushur me inerte dhe e kishte përshtatur si parking;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:15, në hyrje të qytetit të Fushë-Arrëz, në rrugë është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P. M., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 48 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka vjedhur një pjesë të kabullit elektrik, së bashku me shufrat metalike që shërbenin për ndriçimin e rrugës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. H., 65 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 52-vjeçar, për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi M. K., 46 vjeç, banues në Tiranë, se gjatë qëndrimit në një hotel në qytetin e Bilishtit, një shtetas i paidentifikuar i ka vjedhur një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal dhe për shtetasin M. K., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë pronarin e hotelit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin O. B., 37 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë eurosh një 28-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:
– J. M., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh në një lokal;
– Gj. T., 39 vjeç, dhe L. M., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohen si bashkëpunëtorë me shtetasin E. J., i arrestuar 1 ditë më parë për lojëra fati.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. H., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi ka kanosur me fjalë, për shkak të detyrës, një mjeke në Spitalin e Korçës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. Sh., 24 vjeç, banues në Vloçisht, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i automjetit dhe shtetasi L. Ç., 19 vjeç, pasagjer në automjet, të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
•M. M., 18 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;
•G. A., 18 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën, gjatë kontrolleve, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;
•D. D., 35 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën një sasi vaji të dyshuar kanabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të tij;
•po punohet për shoqërimin e shtetasit E. Sh., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për shoqërimin e shtetasit K. F., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. T., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
•A. U., 52 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. Ll., duke shkaktuar vetëm dëme materiale;
•M. S. (Sh)., 30 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin që dyshohet se e drejtonte nën efektin e alkoolit dhe nën efektin e lëndëve narkotike, dhe ka përplasur 2 automjete të parkuara;
•A. B., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Më datë 09.11.2025, shtetasi F. L. kallëzoi se, gjatë kohës që nuk ndodhej në banesë, i kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Më datë 09.11.2025, në spital është dërguar pa shenja jete nga familjarët, shtetasi A. R., 28 vjeç, banues në fshatin Pezë Helmës. Nga veprimet hetimore dhe deklarimet e mjekut dhe familjarëve, dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Gj., 43 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin L. L., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin M. V., 20 vjeç, banues në Orikum, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në Himarë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. H., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me AKU-në dhe DVKT Rajoni Jugor, në subjektin e tij me aktivitet “Farmaci Bujqësore”, u konstatuan disa produkte herbicide/pesticide të cilat nuk lejohen të përdoren brenda territorit të RSH-së.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasit:
•E. B., 25 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).
•A. T., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe:
•u shpall në kërkim shtetasi M. M., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në fshatin Delisuf, ka vjedhur një motoçikletë.
•u procedua penalisht shtetasi M. G., 66 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga Policia Bashkiake Vlorë se ka kryer punime në një objekt në pronësi të tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, duke ndryshuar strukturën e jashtme të objektit, pa lejen përkatëse.
•u procedua penalisht shtetasi I. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka vjedhur çantën e një shtetaseje, së bashku me sendet e saj personale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan shtetasin G. B., 41 vjeç, banues në Orikum, pasi është konstatuar jashtë banesës, duke thyer masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për vlerësim pasi:
•më datë 07.11.2025, duke punuar në një banesë në fshatin Vuno, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi E. M., 43 vjeç, banues në Librazhd, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
•më datë 07.11.2025, shtetasi P. M., 62 vjeç, ka bërë kallëzim se në fshatin Vuno, për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasit B. Ç., 62 vjeç, dhe K. C., 31 vjeç, të cilët e kanë goditur me grushta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin J. N., 32 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
•M. K., 52 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar se me anë të disa tabelave metalike kishte zënë hapësirë publike për parkim, në shërbim të lokalit të tij.
•I. I., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka penguar një punonjës të Ujësjellësit gjatë kryerjes së detyrës.
•S. Sh., 68 vjeç, dhe H. K., 54 vjeç, banues në Ksamil, pasi ndaj tyre ka bërë kallëzim shtetasi Q. R. se këta shtetas i kanë helmuar qenin në stanin e tij, në vendin e quajtur “Sotira”, Ksamil.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Merren në ruajtje 473 objekte zgjedhore që do të shërbejnë si qendra votimi.

Punonjësit e Policisë të planëzuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore që do të shërbejnë si QV, kanë marrë në dorëzim të gjitha Qendrat e Votimit në 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale.

Në mëngjes, me paraqitjen e komisioneve, punonjësit e Policisë do të tërhiqen përkohësisht dhe do të rikthehen në orën 19:00, për shoqërimin e materialeve në drejtim të KZAZ-ve.

Në orën 18:00 të datës 09.11.2025, Policia do të marrë në ruajtje të gjitha VNV-të dhe do të qëndrojë në shërbim deri në përfundimin e plotë të numërimit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në bulevardin Skenderbeu, automjeti me drejtuese shtetasen A. H., 40 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. L., 19 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. L., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrrzikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Peqin / Informacion paraprak

Në lagjen “Teqe”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi B. M., 67 vjeç, për të cilin sot, rreth orës 10:45, bashkëshortja e tij ka njoftuar se ai ishte larguar nga banesa në orët e mëngjesit.

Nga kqyrja paraprake e trupit, dyshohet se 67-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës si dhe për dokumentinin e plotë ligjor të rastit.

Policia e Shtetit

Përfundon instruktazhi i punonjësve të Policisë në qarqet Elbasan, Berat, Vlorë, Dibër e Gjirokastër, të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit.

Në kuadër të planit të masave të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoritë Vendore të Policisë dhe komisariatet në varësi të DVP-ve ku do të ketë zgjedhje lokale, kanë përfunduar instruktazhin e punonjësve të angazhuar në ruajtjen e objekteve zgjedhore.

612 punonjësit e Policisë janë trajnuar dhe pajisur me librin e xhepit dhe dokumentin identifikues, sipas numrit kodik. Lista e punonjësve dhe mjeteve të angazhuara është miratuar nga KQZ.

✅ Gjatë ditës së sotme, do të merren në ruajtje 473 QV, ndërsa objektet që shërbejnë si KZAZ janë tashmë në ruajtje nga Policia, që prej momentit të mbërritjes së materialeve zgjedhore.

Janë ngritur grupet e drejtimit në komisariate dhe Grupi i Koordinimit në DVP, i cili koordinon veprimet me Grupin e Drejtimit në DPPSH, për të ndjekur në kohë reale mbarëvajtjen e procesit dhe për të menaxhuar çdo situatë, në zbatim të planit të posaçëm të masave.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar apo që synon të tjetërsojë votën e tyre.

#denoncokrimetzgjedhore
#denoncoçdopaligjshmëri
#telefono112

Rinas

Policia Kufitare Rinas ka intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim.

Në këtë kuadër, janë kapur dhe vënë në pranga 3 shtetas, njëri prej të cilëve i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit dhe shkëmbimit të informacionit me partnerët bënë të mundur ndalimin e 3 shtetasve në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, konkretisht shtetasit:

Denis Xhelili., 41 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është kthyer në kategorinë “Deportiv” nga Mbretëria e Bashkuar dhe, pas intervistimit dhe verifikimeve të detajuara ka rezultuar se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka njësuar vendimin e Gjykatës së Kurorës Luton–Chichester, e cila e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg, për veprat penale “Komplot për furnizim me drogë të klasit A” dhe “Komplot për t’u shmangur nëpërmjet mashtrimit nga ndalimi i importimit të një droge të klasit A”.

V. S., 38 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas udhëtonte nga Belgjika dhe është ndaluar në hyrje të R. Sh., ku pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

M. M., banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor ka vendosur konvertimin e dënimit nga gjobë në burgim, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Shtetasit e lartëpërmendur, pas intervistimeve të kryera, iu dorëzuan për veprime të mëtejshme Drejtorive Vendore Vlorë, Tiranë dhe Korçë.

Shkodër/Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në fshatin Domen.

Procedohen penalisht 2 shtetas që u kapën në flagrancë me armë gjahu, nga shërbimet e Policisë që kryejnë kontrolle në këtë zonë.

Në kuadër të moratoriunit sekuestrohen 3 armë gjahu, municion luftarak, dy radio marrës–dhënës dhe një xhup me mbishkrimin “Policia”, të cilat u gjetën në automjetin e këtyre shtetasve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të gjuetisë, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, kanë parandaluar një rast të kësaj veprimtarie.

Në fshatin Domen, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 shtetas duke udhëtuar me një automjet tip “Mitsubishi”, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën 3 armë gjahu me leje, municion luftarak, dy radio marrës–dhënës dhe një xhup me mbishkrimin “Policia”, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Fier/Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Lushnjë/Vihet në pranga 1 shtetas i cili vodhi një shumë parash në një subjekt tregtar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim I. M., 33 vjeç, banues në Levan, pasi Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një subjekt tregtar në qytetin e Lushnjës. Pu punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy të mitur, 16-vjeçar dhe 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për dy raste të ndodhura dje:
• në lagjen “Perlat Rexhepi”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin L. M., 29 vjeç, u konstatua një mjet ndriçues me drita me ngjyra, si të fenelinave të policisë;
• në lagjen “Salo Halili”, ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës private të shtetasit Z. S., 56 vjeç, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

-Më datë 06.11.2025, shtetasja F. B., 32 vjeçe, banuese në fshatin Mjedë, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, pasi është shqetësuar në celular nga një numër i panjohur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme:
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Rr., pasi dyshohet se ka përdorur një automjet që, nga verifikimet, ka rezultuar i vjedhur në Gjermani. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
•shpallën në kërkim shtetasin F. V., pasi dyshohet se ka përdorur një automjet që, nga verifikimet, ka rezultuar i vjedhur në Itali.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•A. Ç., pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar një certifikatë për vërtetim pronësie për apartamentin e shtetasit B. A.;
•B. K., pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën 3 leje drejtimi të dyshuara të falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
•kapën dhe ndaluan shtetasen E. Z., 40 vjeçe, e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Sh. Q. dhe A. A., pasi për motive të dobëta i kanë dëmtuar automjetin shtetasit A. H.;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi iu gjet një mjet prerës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•O. K., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase;
•S. H., pasi dyshohet se i ka dorëzuar të dëmtuar automjetin e marrë me qira shtetasit A. B.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•V. V., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin G. A.;
•S. Sh., pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash shtetasit S. I.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
•arrestuan shtetasin A. N., 48 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me një mjet prerës (xham) dhe me grushte shtetasin E. R., 19 vjeç, i cili mori ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën;
•arrestuan shtetasin O. H., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një market;
•arrestuan shtetasin G. Q., 34 vjeç, pasi u kap jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhënë nga Gjykata për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7:
•arrestuan shtetasin A. S., 28 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 18 vjeç, dhe katër të mitur, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një 17-vjeçar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
•arrestuan shtetasin Xh. H., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•arrestuan shtetasin A. K., 37 vjeç, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. Sh. dhe Th. K., pasi dyshohet se automjetet që drejtonin janë përfshirë në një përplasje me njëri-tjetrin. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 07.11.2025, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi B. P., 65 vjeç, me detyrë roje sigurie në një kompani, pasi gjatë orarit të punës nuk është ndier mirë dhe ka humbur ndjenjat. Aktualisht, ky shtetas ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Korçë

Zbulohet një lokal në lagjen nr. 16, i vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Vihet në pranga një 25-vjeçar, pronari i lokalit.

Sekuestrohen pajisjet që shërbejnë për vendosjen e lojërave të fatit dhe një shumë lekësh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari.

Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 16, dyshohej se viheshin baste sportive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. J., 25 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”.

Në lokalin që kishte në përdorim 25-vjeçari, u gjetën pajisje elektronike që shërbejnë për vendosjen e lojërave të fatit, disa bileta dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Sarandë

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste, dhe pas regjistrimit të procedimeve penale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kanë nisur hetimet konkretisht:

1️⃣ Në ngarkim të shtetasit K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

• Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.
• Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.

2️⃣ Në ngarkim të shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

• Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².
• Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².
• Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².
• Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.

Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.

Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për plagosje të rëndë me dashje dhe për armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u krye ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Mikel Hoxha, 33 vjeç.

Shtetasi Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e ka dënuar me 5 (pesë) vjet burgim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Shtetasi Mikel Hoxha, në datën 06.06.2018, në qytetin e Gramshit, pas debatit të çastit për motive banale, ka plagosur me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester / Mbretëri e Bashkuar, u bë e mundur arrestimi i tij, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi V. Sh., 63 vjeç, banues në Kurbin, ka kallëzuar se shtetasi Sh. Sh., 55 vjeç, i ka penguar rrugën që të hyjë në parcelën e tij me ullinj.

Gjithashtu, po këto shërbime referuan materialet në Prokurori, si ngjarje aksidentale, pasi shtetasi F. Z., 21 vjeç, banues në Kurbin, është dëmtuar në vendin e punës, ku ushtron detyrën si kuzhinier. Gjatë punës, këtij shtetasi i ka rrëshqitur thika dhe është dëmtuar lehtë në dorë. Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, si ngjarje aksidentale, pasi shtetasi A. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Qaf-Muzhë, Mirditë, gjatë punës është dëmtuar aksidentalisht, teksa përdorte sondën e kërkimit. Ky shtetas ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur.

33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lezhë

Kapet një 17-vjeçar, i cili 7 muaj më parë, tentoi të vriste një shtetas, duke e goditur me sendet te forta si dhe duke e përplasur me automjet, pas një konflikti për motive të dobëta, në të cilin u përfshinë 6 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës informative, kryer me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e të gjithë shtetasve të përfshirë në konfliktin për motive të dobëta, ndodhur më datë 11.04.2025, në Lezhë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kapën shtetasin e shpallur në kërkim, A.M. 17 vjeç, banues ne Lezhe, per veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Drejtim i mjetit ne menyre te parregullt”.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari drejtonte automjetin pa u pajisur me leje drejtimi, me të cilin perplasi qëllimisht, shtetasin F. Gj., 34 vjeç.

Vijon puna për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Tiranë, ndaj armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi.

Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh.

Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore.

46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.

Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizoi operacionin policor të koduar “Gun Expert”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.

Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikeve”.