Policia e Shtetit/Përfundon procesi i shoqërimit të materialeve zgjedhore drejt VNV-ve

Policia e Shtetit, e angazhuar për sigurimin e procesit të shoqërimit të materialeve zgjedhore drejt VNV-ve, proces i cili ka përfunduar pa probleme.
Pas përfundimit të procesit të votimit në të 5 bashkitë: Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat, punonjësit e Policisë, sipas kërkesës së Komisioneve të Qendrave të Votimit, u angazhuan në shoqërimin e kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore drejt Vendeve të Numërimit të Votave (VNV). ️
Ky proces ka vijuar pa asnjë incident, deri në dorëzimin e plotë të materialeve pranë VNV-ve përkatëse.
Gjithashtu, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e ambienteve të VNV-ve, ku do të zhvillohet procesi i numërimit të votave.
Policia e Shtetit mbetet në gatishmëri të plotë dhe është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur detyrën e saj deri në përfundimin e të gjithë procesit zgjedhor.