Merren në ruajtje 473 objekte zgjedhore që do të shërbejnë si qendra votimi

Merren në ruajtje 473 objekte zgjedhore që do të shërbejnë si qendra votimi.
Punonjësit e Policisë të planëzuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore që do të shërbejnë si QV, kanë marrë në dorëzim të gjitha Qendrat e Votimit në 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet lokale.
Në mëngjes, me paraqitjen e komisioneve, punonjësit e Policisë do të tërhiqen përkohësisht dhe do të rikthehen për shoqërimin e materialeve në drejtim të KZAZ-ve në përfundim të procesit të votimit.
Në orën 18:00 të datës 09.11.2025, Policia do të marrë në ruajtje të gjitha VNV-të dhe do të qëndrojë në shërbim deri në përfundimin e plotë të numërimit.