DVP Shkodër/Plan masash për kapjen e shtetasve në kërkim, zhvillohen kontrolle në të gjithë qarkun.
Finalizohet operacioni i koduar “Forest 1”.
Akuzohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike, në fshatin Kir, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Forest 1”. Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
-M. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 33-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 10.08.2023.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Interpol Tirana
Ekstradohet nga Italia, një tjetër pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë.
Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët e Interpol Romës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. H., 39 vjeç.
Në muajin prill, 2025, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë.
Lushnjë/Vijon plani operacional policor, i koduar “Hapësirat publike”, kundër shfytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave.
Evidentohen 3 raste të shfrytëzimit të hapësirave, për aktivitete ekonomike të paregjistruara (shitblerje/parkim automjetesh).
Vihen në hetim 3 autorët e paligjshmërisë.
Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, të kryera në kuadër të operacionit “Hapësirat publike”, me objektiv evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të zënies dhe/ose shfrytëzimit të hapësirave publike ose private, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. S., 34 vjeç dhe R. K., 29 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Savër”, kishin pushtuar 2 hapësira publike, të cilat i shfrytëzonin si subjekte për shitblerje automjetesh, aktivitet të cilin nuk e kishin regjistruar te organet tatimore;
-A. H., i cili shfrytëzonte një hapësirë në lagjen “Gafurr Muça”, si vendparkim automjetesh, aktivitet të cilin nuk e kishin regjistruar te organet tatimore.
Plani operacional “Hapësirat publike” vijon.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
DVP Lezhë/Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Shiste lëndë narkotike në qytet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 28-vjeçari.
Skuestrohen doza kanabisi, një grirëse për lëndët narkotike dhe automjeti i 28-vjeçarit, të cilin ai e drejtonte në mënyrë të parregullt.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar në qytetin e Lezhës, një automjet me të cilin dyshohej se qarkullonte një shtetas që shiste lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin D. Sh. dhe kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin në mënyrë të parregullt, pasi i ishte pezulluar leja e drejtimit.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi:
D. Sh., 27 vjeç, banues në fshatin Balldre, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një grirëse për lëndët narkotike, automjeti dhe celulari i 27-vjeçarit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
-S. Y., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë automjeti është përplasur me një automjet. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale;
-F. V., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasit S. B., 52 vjeç dhe E. K., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi 52-vjeçari ka kallëzuar se punonjësi, shtetasi E. K. ka mashtruar dhe vjedhur në subjektin që administron 52-vjeçari, ndërsa shtetasi E. K. ka kallëzuar se është kanosur nga administratori, për të pranuar dëmin e shkaktuar ndaj subjektit. Vijojnë hetime për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 30 vjeç dhe F. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi të dy u kapën në lokalin e 25-vjeçarit duke vënë baste sportive, me celularë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. H., 18 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim të rremë se një shtetas e kishte kanosur nëpërmjet mesazheve telefonike;
-O. R., 41 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ruajtjen e objekteve zgjedhore (KZAZ, QV e VNV), si dhe parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Policinë e Shtetit”, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit hartoi një plan të detajuar masash për zbatim nga strukturat vendore ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme.
Në 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje 9 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe ditën e shtunë do të marrë në ruajtje 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi.
Lista me 612 punonjës policie dhe automjete policie, që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve, është dërguar në KQZ dhe është miratuar.
Shërbimet e Policisë që janë të planëzuara për ruajtjen e objekteve që do të shërbejnë si qendra votimi, do të instruktohen ditën e shtunë paradite dhe më pas do të shpërndahen në qendrat ku janë të planëzuara me shërbim.
Ditën e diel, që është dita finale, me dorëzimin në mëngjes të objekteve që shërbejnë si qendra votimi, punonjësit e Policisë do të tërhiqen në vendgrumbullimet e përcaktuara dhe do të rikthehen për të bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore në drejtim të KZAZ-ve, në orën 19:00.
Gjatë ditës së votimit, në rast se nga komisionet e qendrave të votimit, koordinatorët, KZAZ-të apo KQZ-ja do të ketë kërkesa për ndërhyrjen e Policisë, në zbatim të Kodit Zgjedhor, Policia ka lënë pikat e kontaktit me komisionet dhe do të veprojë në kohë, konform përcaktimeve ligjore.
Më datë 09.11.2025, në orën 18:00, shërbimet e Policisë do të marrin në ruajtje të gjitha objektet e VNV-ve ku do të bëhet numërimi i votave dhe shërbimi do të vijojë deri në përfundim të të gjithë procesit.
Janë marrë të gjitha masat që në çdo komisariat dhe drejtori, në territorin e të cilave do të ketë zgjedhje, të ketë grupe të gatshme për të vepruar në terren, në rast nevoje.
Të gjithë këta punonjës janë të trajnuar dhe të miratuar nga KQZ-ja, dhe do të jenë të pajisur me mjetet e identifikimit dhe me jelekë të Policisë. Strukturat e posaçme hetimore të Policisë së Shtetit, të ngritura për hetimin e krimeve zgjedhore, janë në terren, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, për të evidentuar dhe goditur çdo tentativë për të tjetërsuar votën nëpërmjet shitblerjes apo formave të tjera.
Gjithashtu, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i koordinimit dhe drejtimit për procesin zgjedhor.
Policia e Shtetit është e angazhuar për të siguruar deri në fund mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, në mënyrë që qytetarët e bashkive ku do të zhvillohen zgjedhje, ta ushtrojnë qetësisht dhe të sigurtë të drejtën kushtetuese për të votuar.
Apelojmë për qytetarët që të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar apo që synon të tjetërsojë votën e tyre.
Gjithashtu, apelojmë për të gjitha subjektet politike që të zbatojnë me korrektësi detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, për çdo rast të cenimit të ligjit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin F. H., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., pasi dyshohet se ka përdorur një automjet, i cili nga verifikimet ka rezultuar i vjedhur në Itali. Automjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B. pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, i ka marrë automjetin, ish-bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasit E. L., 29 vjeç, Z. L., 26 vjeç dhe E. Sh., 19 vjeç, pasi kanë vijuar lëvizjen me automjet, pavarësisht pavarësisht sinjalistikës së semaforit. Pas ndalimit ata kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, për të paraqitur dokumentet e tyre identifikuese, si dhe dokumentet e automjetit me të cilin lëviznin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., pasi u kap duke hedhur fishekzjarre;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. H., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin H. Q.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Z., pasi dyshohet se ka kanosur një të mitur;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Sh. C., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin L. B.;
-F. Xh., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës, shtetasin D. A..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-H. H,, pasi dyshohet se ka kundërshtuar për shkak të detyrës, një punonjës policie;
-F. K., pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, shtetasin R. D.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin A. M.;
-shpallën në kërkim shtetasin A. G., pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka kanosur shtetasin K . A. Punohet për kapjen e shtetasit A. G.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. Gj. dhe E. Gj., pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
-arrestuan shtetasin R. H., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj;
-arrestuan shtetasin Xh. F., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. K., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin A. T.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. I, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së Policisë, në lidhje me një masë administrative;
-shpallën në kërkim shtetasin B. K, 20 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar, i kanë vjedhur sendet personale, një 25-vjeçari. Punohet për kapjen e 20-vjeçarit.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin L. Q., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.
Më datë 05.11.2025, kallëzoi shtetasi A. V., se gjatë kohës që nuk ka qenë në banesë, i janë vjedhur disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.
Më datë 06.11.2025, kallëzoi shtetasi F. B., se një subjekt mban 2 automjete të dhëna me qira prej tij, në tejkalim të afatit të kontratës ndërmjet tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim të mëtejshëm të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, I. Ç., 38 vjeç, banues në Divjakë, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”;
-arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 47 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. G., 39 vjeç, banues në fshatin Agim, pasi dyshohet se nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës, për të lejuar takimin e fëmijëve të tij të mitur, me bashkëshorten e tij, me të cilën është në proces gjyqësor, për zgjidhje të martesës;
-V. P., 60 vjeç dhe G. P., 37 vjeç, banues në fshatin Vidhishtë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një shtetas 44 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor “Koplik-Bajzë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. V., 55 vjeç, banues në fshatin Jeran, pasi duke drejtuar automjetin, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. Gj., 20 vjeç. Nga aksidenti u dëmtuan të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Gj., 47 vjeç, banues në fshatin Trush, pasi ka goditur me grusht shtetasin K. P., 44 vjeç, për motive të dobëta.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për dy raste të ndodhura dje:
-në fshatin Grudë e Re, ka rënë një zjarr në banesën e shtetasit N. Rr., 42 vjeç, dyshohet prej rrjedhes së gazit nga bombola. Si pësojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë një zjarr në banesën e shtetasit F. Xh., 34 vjeç, dyshohet prej rrjedhjes së gazit nga bombola. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në fshatin Paçram, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një stallë bagëtish që nuk përdoret prej vitesh, në pronësi të shtetasit H. K., 66 vjeç, banues në Bushat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
-K. Ç., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;
-F. D., 35 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. H., 48 vjeç dhe L. K., 51 vjeç, bashkëshortë, banues në Mamurras, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit të tyre 16 vjeç.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 39 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
