Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit F. S., 49 vjeç, H. K., 44 vjeç, T. K., 29 vjeç, A. N., 41 vjeç, L. M., 45 vjeç dhe S. K., 49 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk kanë kallëzuar një vjedhje me dhunë, të kryer në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lokalin ku ata ndodheshin, në pronësi të shtetasit F. S., tek bulevardi i Kasharit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e lokalit, u gjetën dhe u sekuestruan, si prova materiale, 3 kompjuterë dhe 1 tavolinë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes dhe për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. I., 44 vjeç, banues në Libohovë, pasi mbrëmjen e djeshme, në Libohovë, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjet. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. P., 61 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua se ushtronte aktivitetin e parkimit të automjeteve, pa qenë i regjistruar në organet tatimore dhe pa kasë fiskale.
Në Komisariatin e Policisë Përmet ka kallëzuar dje, shtetasja F. Ç., 58 vjeçe, banuese në Përmet, se prej datës 04.11.2025, ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj, shtetasin A. Ç., 66 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Kardhiq-Delvinë”, në vendin e quajtur “Tuneli i Skërficës”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin që drejtonte shtetasi D. B. Si pasojë, është djegur pjesërisht automjeti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në aksin rugor “Koplik-Bajzë”, automjeti me drejtues shtetasin A. V., 55 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Gj., 20 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 39 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, ka kallëzuar shtetasi M. L., 57 vjeç, banues në fshatin Zhej, se qeni i kushëririt të tij, shtetasit B. L., banues në të njëjtin fshat, i ka ngrënë dhe dëmtuar rreth 50 shpendë që i mbante në oborrin e banesës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin F. G., 45 vjeç, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan shtetasin S. M., 56 vjeç, me profesion mjek, pasi shfaqet në pamje të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, duke ngacmuar seksualisht, një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-ndaluan shtetasin A. M., 38 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 25 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me shuplakë, shtetasin E. M.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. Z. dhe M. K., pasi u kapën duke hedhur fishekzjarre;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, për shlyerjen e një detyrimi në të holla;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 32 vjeçe, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 41 vjeç, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. T., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen S. B.;
-Sh. V., 33 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin A. S.;
-A. C., 35 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen L. A..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. Gj., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen F. M..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin F. A., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. Sh. dhe N. Sh., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëra-tjetrën;
-shpallën në kërkim shtetasin A. M, pasi dyshohet se ka kundërshtuar me dhunë, për shkak të detyrës, një punonjës të Policisë Bashkiake. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit;
-shpallën në kërkim shtetasin A. N., 33 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin B. H.. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 shpallën në kërkim shtetasin K. H., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë, në ajër. Gjatë kontrolleve në banesën e tjj, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri, municion dhe 2 armë të ftohta. Punohet për kapjen e 23-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
-vunë në pranga shtetasin K. P., 49 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. D., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasit E. M., 25 vjeç dhe D. K., 48 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B., pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen D. K., e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 05.11.2025, shtetasi D. A. kallëzoi se i kanë vjedhur 2 targat e automjetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Më datë 06.11.2025, rreth orës 06:30, dyshohet se gjatë punës në një fabrikë në Bathore, ka humbur ndienjat, shtetasi J. B., 21 vjeç, i cili më pas ka humbur jetën, në spital, dyshohet prej shkaqeve natyrale. Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korcë
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin G. V., 41 vjeç, banues në fshatin Porodinë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
J. N., 58 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap duke kryer aktivitetin e këmbimit valuator, pa e regjistruar në organet tatimore;
-për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale, foto dhe video të një 15-vjeçareje, pa miratimin e saj.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan me iniciativë një 17-vjeçar dhe shpallën në kërkim shtetasin R. M., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi nga hetimet dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 03.11.2025, kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan në lagjen nr.17.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit S. B. dhe G. M., pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. T., 21 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi dje, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin A. H., 24 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. M., 36 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
-M. H., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-D. H., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka mashtruar shitësin e automjetit të tij, në lidhje me pagimin e çmimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. J., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
-M. E., 47 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së bashkëshortit të saj;
-S. Xh., 45 vjeç dhe Q. B., 46 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u kapën në lokalin e 45-vjeçarit, duke vënë baste sportive, me celularë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Rr., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke hedhur inerte te Mali i Robit, dyshohet në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. S., 61 vjeç, banues në fshatin Kukël, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, pasi ka kallëzuar shtetasja L. M., 63 vjeçe, se dyshon që 61-vjeçari ka hapur në rrjetin social “Facebook”, një llogari ku poston video të saj dhe të familjarëve të saj, me shkrime denigruese.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy shtetas 16 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjet/motomjet, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në fshatin Postribë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar motomjetin që drejtonte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. Q., 60 vjeçe, banuese në fshatin Reç, pasi ka kallëzuar shtetasja E. Gj., 70 vjeçe, se kjo shtetase ka prishur rrethimin që ndan pronat e tyre, në fshatin Razëm.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi dje, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore, shtetasja L. M., 25 vjeçe, banuese në Koplik, e cila dyshohet se ka shfaqur alergji pas përdorimit të disa medikamenteve mjekësore. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ajo u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e qarkullimit rrugor, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me aksidentin e ndodhur dje, në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, me pasojë vdekjen e shtetasit Xh. B., arrestuan në flagrancë drejtuesin e kamionit që e përplasi, shtetasin E. H., 30 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasen V. K., 52 vjeçe, pasi dyshohet se ka dëmtuar derën e një zyre në një institucion shtetëror, si dhe ka prishur qetësinë në këto ambiente, duke thënë fjalë fyese, publikisht.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. J. alias A. D., 31 vjeç dhe D. R., 18 vjeç pasi posedonin sasi të vogla Cannabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 43-vjeçareje, e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Sh. B., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke;
-E. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka helmuar qenin e fqinjit, i cili ka ngordhur;
-L. B., 58 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së djalit të saj.
Dje, në spitalin rajonal të Elbasanit, është dërguar për mjekim, një 17-vjeçare, e cila dyshohet se në gejndje të rënduar psikologjike, ka konsumuar medikamente. Aktualisht, 17-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Zbulohet një lokal në lagjen nr. 11 , i vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Vihet në pranga pronari i lokalit, si dhe procedohen 3 shtetas që u kapën në flagrancë, në ambientet e subjektit, duke vënë baste sportive, me celularë.
Sekuestrohen 4 celularë
Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në një lokal në lagjen nr. 11, ku dyshohet se viheshin baste sportive, me celularë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 38 vjeç, banues në Durrës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. M., 54 vjeç, D. Z., 47 vjeç dhe M. T., 44 vjeç të tre banues në Durrës.
Në lokalin e 38-vjeçarit, 3 të proceduarit u kapën duke vënë baste sportive, me celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”.
Zbulohen në fshatin Bajzë, 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba. Në njërën prej banesave u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjatë operacionit u godit dhe një rast i magazinimit të mallrave të kontrabanduara.
Sekuestrohen 287 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë kanabis, municion luftarak, 1 armë e ftohtë (thikë), 101 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 2 automjete, 9 celularë dhe pije të ndryshme alkoolike të dyshuara të kontrabanduara.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht nëna e tij, shpallet në kërkim babai i tij, të dyshuar të përfshirë në këto veprimtari kriminale.
Vihen në pranga 2 punonjës të OSHEE-së dhe procedohen penalisht 2 punonjës të tjerë, për shpërdorim detyre.
Në zbatim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.
Si rezultat u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 22 vjeç, u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja F. B., 54 vjeçe, dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi S. B., 57 vjeç, të tre banuese në fshatin Bajzë.
Gjatë kontrolleve në banesën e këtyre shtetaseve dhe në një banesë të pabanuar në fshatin Bajzë, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 119 bimë dhe 168 fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa, municion luftarak, 1 armë të ftohtë (thikë), 49 llamba, 47 pajisje elektrike inverter, 3 aspiratorë, 2 filtra ajri, 2 automjete dhe 9 celularë. Gjatë kontrollit në banesën e pabanuar, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit S. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 138 arka dhe shishe me pije të ndryshme alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara.
Në vijim të veprimeve hetimor dhe procedurale për këtë rast:
-u ndaluan shtetasit E. Ç., 27 vjeç dhe F. D., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Bajzë, dhe nisi procedimi penal për shtetasit L. L., 52 vjeç, banues në fshatin Bajzë, dhe I. D., 53 vjeçe, banuese në Koplik, të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit S. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Berat
Mashtronte në rrjete sociale, mbi përbërjen dhe efektet e një kremi që prodhonte në kundërshtim me rregullat, procedohet penalisht 30-vjeçarja.
Sekuestrohen nga banesa që 30-vjeçarja kishte marrë me qira, për përgatitjen e kremit, sasi të këtij të fundit dhe sende ambalazhuese (kuti dhe etiketa).
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, menjëherë pas denoncimit të gazetarëve të emisionit “Stop”, për një rast mashtimi me produkte, të evidentuar në rrjete sociale, organizuan punën për nxjerrjen e autorit/ëve, përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimoro-procedurale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Beratit, u mundësua identifikimi i mbajtëses së llogarive në Facebook dhe Instagram, nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, shtetases S. D., 30 vjeçe, banuese në fshatin Bilçë, për të cilën nisi procedimi penal, për veprat “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo shtetase, në banesën e marrë me qira, në fshatin Bilçë, përgatiste në mënyrë artizanale (duke përzier vajra), në kundërshtimin me rregullat specifike për prodhimin/tregtimin e produkteve mjekësore/industriale, një krem, për të cilin mashtronte, duke reklamuar në rrjete sociale, se kishte efekte shëruese mbi sëmundje të lëkurës.
Produkti shitej brenda dhe jashtë vendit, nëpërmjet shërbimit postar privat, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet ekonomik.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon gazetarët e emisionit “Stop” për bashkëpunimin për këtë rast, si dhe fton mediat dhe qytetarët, që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke kontribuar te siguria e konsumatorit dhe te siguria publike në përgjithësi.
Tiranë
Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur dje, në Bathore, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar.
Identifikohet, kapet dhe vihen në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.
Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 24-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spital ishte paraqitur për të marrë mjekim, një shtetas që ishte plagosur me armë zjarri, specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, organizuan menjëherë punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit. Si rezultat i veprimeve profesionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi:
D. B., 24 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dje, në rrugën “Ali Këlçyra”, shtetasi D. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin E. V., 24 vjeç, e ka plagosur atë, në krah, me armë zjarri.
Shtetasi E. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Kuçovë/Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kompleks”.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Berat.
Kishte përshtatur lokalin për shpërndarjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike, si dhe mbante armë zjarri automatik; vihet në pranga 41-vjeçari.
Ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, si dhe mbante lëndë narkotike në banesë; vihet në pranga 27-vjeçari.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara për identifikimin e autorit/ve të vendosjes së lëndës plasëse në një biznes ditën e djeshme, si dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Kompleks”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
K. K., 41 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Dimal;
K. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e lokalit që 41-vjeçari kishte në posedim, ku gjetën dhe sekuestruan:
1 armë zjarri automatik, një sasi lënde narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 30 fishekë luftarak.
Në vijim, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit K. Z., i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Foreign 3”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit dhe një rast i përshtatjes së ambienteve, për prostitucion.
Shfrytëzonte 2 shtetase kineze, për prostitucion, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçarja, shtetase kineze.
Procedohen penalisht 2 shtetaset që ushtronin prostitucion, pasi kishin përshtatur apartamentin e tyre për këtë veprimtari kriminale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foreign 3”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua shtetasja kineze F. Z., 47 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-nisi procedimi penal për shtetaset kineze D. W., 44 vjeçe, dhe L. C., 46 vjeçe, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
Shtetasja kineze F. Z. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, të cilat e ushtronin këtë veprimtari kriminale në apartamentin ku banonin.
Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
DVP Lezhë/Plan masash për kapjen e shtetasve në kërkim, zhvillohen kontrolle në të gjithë qarkun.
Finalizohet operacioni i koduar “Kurbini”.
Kapet në Fushë Milot dhe vihet në pranga një 28-vjeçar i dënuar nga GJKKO, me 5 vjet e 4 muaj burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kultivonte bimë narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kurbini”.
Gjatë operacionit u kap në Fushë Milot, Kurbin, dhe u vu në pranga shtetasi:
Hashim Lama, 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
