DVP Fier/Vijojnë aktivitetet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në qarkun Fier, në kuadër të programit kombëtar “Siguria e të rinjve”

DVP Fier

Vijojnë aktivitetet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në qarkun Fier, në kuadër të programit kombëtar “Siguria e të rinjve” ‍♂️

Gjatë takimeve të zhvilluara në shkolla të qytetit të Fierit dhe Lushnjës, Ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla pranë DVP Fier, në bashkëpunim stafin mësimor të shkollave, zhvilluan biseda të hapura me nxënësit mbi çështje që lidhen me sigurinë e tyre.

Temat kryesore të diskutimit ishin:
Dhuna dhe format e saj;
Bullizmi dhe pasojat tek të rinjtë;
Bullizmi kibernetik dhe siguria në internet;
Mbrojtja nga trafikimi i fëmijëve.

Gjatë takimeve, punonjësit e policisë ndanë këshilla të dobishme, treguan shembuj realë dhe përdorën materiale informuese për të nxitur ndërgjegjësimin mbi sigurinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit.

Takimet sensibilizuese do të vijojnë edhe në shkollat e tjera të qarkut Fier.

#SiguriaETëRinjve #PoliciaNëShkollë #StopBullizmit #TëSigurtNëInternet #SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt ‍♂️