Raporti i ngjarjeve, 5 nëntor 2025

Cërrik/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kapën shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me 1 shtetas tjetër, më datë 31.10.2025, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër dhe i kanë dëmtuar automjetin, për motive të dobëta. Në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 54 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi është paraqitur në spital, një 13-vjeçare, e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh. Ajo vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. K., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka dorëzuar në një shkollë jopublike ku donte të punësohej, dokument të dyshuar të falsifikuar (licencën për ushtrimin e profesionit të mësuesit). Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Xh. K., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe si pasojë automjeti është përplasur me një automjet të parkuar. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale;
-F. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-N. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke hedhur inerte në tokën e tij, pa autorizim;
-Q. B., banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan shtetasin O. H., 19 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin algjerian D. T., 22 vjeç, pasi dyshohet se gjatë tentativës së shtetasit O. H., për t’i shitur lëndë narkotike (kokainë) shtetasit D. T., të dy janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta trupore.
Gjatë kontrollit të dy shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan sasi lënde narkotike kanabis dhe kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin S. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Lef Sallata” ka goditur me shkop metalik, duke i shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit F. H., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol, Komisariati i Policisë Sarandë, referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin R. R., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi S. I., se më datë 03.11.2025, në në fshatin Janjar, ky shtetas i ka vjedhur 4 bagëti të imta.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin G. A., 64 vjeç, banues në fshatin Progonat, pasi në aksin rrugor Vlorë–Kuç, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Po nga këta specialistë u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen D. M., 20 vjeçe, banues në Vlorë, pasi në bulevardin “Ismail Qemali” u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. Z., 52 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai e ka kanosur për motive të dobëta;
-Gj. T., 59 vjeç, dhe A. P., 45 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar një punonjës policie, se gjatë kohës që ka qenë në shërbim, është kanosur dhe fyer nga këta dy shtetas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. Gj., 28 vjeç, dhe E. L., 26 vjeç, banues në Lezhë. Shërbimet e Policisë, pasi kanë ndaluar motomjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, në Lezhë, iu kanë gjetur atyre, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Në vijim, gjatë kontollit në banesën e shtetasit E. L. u gjetën 3 përforcues grushti dhe 1 pushkë sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë dhe motomjetin.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 16 vjeç, pasi u kap në qytetin e Lezhës, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, si dhe gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. D., pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, një automjet që rezulton i vjedhur në Gjermani. Automjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet dhe shpallën në kërkim shtetasin L. P, 33 vjeç, pasi dyshohet se ushtron aktivitetin e tregtimit të paligjshëm të hidrokarbureve në një subjekt në Fushë Krujë. Punohet për shoqërimin e tij dhe për verifikimin e rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. A., 41 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasen O. N.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. C., 21 vjeçe, pasi ka shqetësuar shtetasen N. Sh., nëpërmjet celularit;
-shpallën në kërkim shtetasin D. K., 21 vjeç, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit F. A. Punohet për shoqërimin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. Q. dhe K. V., pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-A. Q., 18 vjeçe, pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin një 20-vjeçari;
-një të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë një shtetas të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Xh. Rr. dhe A. V., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-R. M., 21 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. D.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin V. O., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij iu gjetën 1 peshore elektronike me mbetje të dyshuar të lëndës narkotike kokainë, 2 uniforma policie dhe municion luftarak;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit L. L. dhe M. M. pasi dyshohet se kanë vjedhur një automjet. Punohet për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
-arrestuan shtetasin A. M., 69 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin V. B.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin P. H., 55 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit iu gjet një mjet prerës (thikë).

-Më datë 04.11.2025, është çuar në spital, për mjekim, shtetasja L. Ç., 51 vjeçe, e cila ka rënë nga lartësia e pallatit ku banon, në rrugën “Babe Rexha”. Ajo dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Aktualisht është në gjendje të stabilizuar, në spital;
-Më datë 05.11.2025, shtetasi A. M. kallëzoi se i kanë vjedhur motomjetin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

-Informacion paraprak/Rreth orës 07:30, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetasi E. R., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. L., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke hedhur fishekzjarre;
-S. Ç., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 32 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 51 vjeç, banues në Ballsh, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit;
-shpallën në kërkim shtetasin D. H., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se dje, në fshatin Kashtëbardhë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi G. H., dhe është larguar nga vendngjarja. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Punohet për kapjen e 38-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Elbasan

Vodhën pajisjet e një lokali, identifikohen, kapen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar.

Të dy bashkëpunëtorët dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh, për dokumentimin e të cilave, Policia vijon punën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i administrimit të pamjeve filmike të siguruara gjatë hetimeve për një rast vjedhjeje në lagjen “28 Nëntori”, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga dy autorët e rastit, shtetasit Sh. Rr., 27 vjeç, dhe O. B., 43 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se këta 2 shtetas, më datat 30.10.2025, 03.11.2025 dhe 04.11.2025, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur pajisjet e një lokali (me vlerë rreth 120 000 lekë), në lagjen “28 Nëntori”, në pronësi të një shtetaseje.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Walkers”.

Duke qenë me masë sigurie “Arrest në burg”, për një vjedhje të kryer në muajin korrik, në autostradën “Mamurras–Tiranë”, vodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në një banesë në Vorë, kapet 38-vjeçari.

Në pranga për vjedhjen në Vorë, edhe bashkëpunëtori i 38-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera me objektiv nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 finalizuan operacionin “Walkers”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit J. S., 38 vjeç, banues në fshatin Gërdec dhe J. D., 19 vjeç, banues në fshatin Karpen.

Ata u kapën pak orë pas vjedhjes së kryer në orët e para të mëngjesit të datës 04.11.2025, në një banesë në fshatin Sakos, Vorë, të rreth 100 litrave naftë dhe pajisjeve të tjera.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se 38-vjeçari i arrestuar ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime se më datë 10.07.2025, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin D. S. (të arrestuar nga Policia), vodhën pajisje dhe sende në një magazinë në autostradën “Mamurras–Tiranë”.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer shtetasit J. S. dhe J. D..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Durrës

Në orët e para të mëngjesit të datës 4 nëntor, theu me sëpatë, dyert e 2 magazinave në lagjen nr. 5, dhe vodhi materiale ndërtimi (me vlerë rreth 150 000 lekë), vihet në pranga 28-vjeçari.

Ai u kap në flagrancë në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë tentativës për të vjedhur sërish me thyerje, në njërën prej magazinave ku kishte vjedhur një natë më parë.

Sekuestrohet mjeti prerës.

Në vijim të veprimeve hetimoro-procedurale të kryera pas kallëzimeve të 2 shtetasve, se në orët e para të mëngjesit të datës 04.11.2025, në magazinat e tyre, në lagjen nr. 5 (në të cilat shiteshin materiale ndërtimi), ishte vjedhur me thyerje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës mundësuan vënien në pranga të autorit të këtyre rasteve, shtetasin B. R., 28 vjeç, banues në Durrës.

Ai u kap në flagrancë, me mjet prerës (sëpatë) në dorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë tentativës për të hyrë me qëllim vjedhjen, në njërën prej magazinave ku kishte vjedhur në orët e para të mëngjesit të datës 04.11.2025.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Bulqizë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin G.L., 32 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku humbi jetën në një subjekt minerar shtetasi S.K., 62 vjeç, me detyrë administrator i këtij subjekti, nga veprimet hetimore rezultoi se gjatë kontrollit të punimeve në galeri, dyshohet se ka rrëshkitur dhe është rrëzuar në furnel, duke marrë dëmtime të rënda trupore dhe për pasojë humbi jetën.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vlerësim të mëtejshëm.

Qarku Shkodër

Shërbimet e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin iranian M. M., 39 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, pasi në SPK Bajzë, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur një kartë identiteti me të dhënat e një shtetasi italian.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. V., 18 vjeç, banues në fshatin Zues, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

PPK Kapshticë/Tentoi të ndihmonte 8 emigrantë nga vendet e Afrikës, që të kalonin ilegalisht kufirin, duke i fshehur në kamion, procedohet penalisht 52-vjeçari.

Procedohet penalisht 1 shtetas tjetër që dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin në Qafë Thanë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, kanë goditur një rast të dhënies ndihmës për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, në PPK Kapshticë.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte shtetasi Nj. J., u gjetën të fshehur në kamion, 8 emigrantë nga vendet e Afrikës, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin malazez Nj. J., 52 vjeç, banues në Malin e Zi, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjithashtu, shërbimet e DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin K. K., 36 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Maqedoninë e Veriut.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet pas një pune të mirorganizuar, operacioni policor antidrogë i koduar “In time”. Goditet 1 rast i shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 800 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Vihet në pranga 25-vjeçari që i posedonte me qëllim shitjen në sasi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga informacionet e siguruara se një shtetas shiste lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij.

Si rezultat, në kuadër të operacionit “In time”, u identifikua, u kap në flagrancë në rrugën “Njazi Demi” dhe u arrestua shtetasi:

-R. D., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 25-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që ai i posedonte me qëllim shitjen në sasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Bulqizë/Vijojnë goditjet ndaj krimeve kundër pronës, zbardhet dhe dokumentohet një rast vjedhjeje në Bulqizë.

Vodhën sende me vlerë në një argjendari, në qytetin e Bulqizës, kapen dhe arrestohen dy autorët.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të veprimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, pas marrjes së njoftimit për një vjedhje të ndodhur në një dyqan argjendarie në lagjen “Gjeologu”, në qytetin e Bulqizës, zhvilluan një punë hetimore të shpejtë e cila bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit K.G., 24 vjeç, dhe E.D., 26 vjeç, të dy banues në Bulqizë.

Nga hetimet dyshohet se këto shtetas, më datë 04.11.2025, rreth orës 02.00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sende të ndryshme (bizhuteri), me vlerë rreth 100 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong Project”, si rezultat i aksionit policor me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme.

Duke shpërdoruar detyrën, lejuan ndërtimin pa leje të tri objekteve në një zonë rezidenciale në Sauk, vihen në pranga 5 inspektorë të IMT Tiranë dhe në hetim 1 tjetër. Shpallen në kërkim 3 shtetas me të njëjtën detyrë.

Më tej, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë (administratorë të subjektit ndërtues dhe zbatues të projektit për ndërtimin e tri objekteve).

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve intensive në terren, të kryera së fundi, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, me objektiv konstatimin dhe ndëshkimin e rasteve të pushtimit të hapësirave publike, me ndërtime të paligjshme dhe/ose me aktivitete fitimprurëse, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Wrong Project”, në kuadër të të cilit evidentuan 3 raste në fushën e ndërtimeve të paligjshme, në një zonë rezidenciale në Sauk.

Për këto raste:

-u ndaluan me iniciativë shtetasit Gj. M., 38 vjeç, K. R., 48 vjeç, A. D., 35 vjeç, O. C., 41 vjeç dhe E. D., 32 vjeç; u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. D., 35 vjeçe, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Xh. M., 32 vjeç, K. D., 37 vjeç dhe A. N., 46 vjeç, të gjithë me detyrën Inspektor i IMT Tiranë, pasi dyshohet se me mosveprimet/veprimet e kryera duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar ndërtimin pa leje, të 3 banesave, në zonën rezidenciale. Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-u ndaluan shtetasit B. Xh., 35 vjeçe dhe R. Gj., 36 vjeç, me detyra përkatëse drejtuese teknike dhe inxhinier i subjektit për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K., 55 vjeçe dhe S. S., 67 vjeç, bashkadministratorë të subjektit ndërtues, dhe shtetasja E. Sh.(Ç.), 45 vjeçe, arkitekte në këtë subjekt. Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale individuale të 14 shtetasve të implikuar në këtë rast.

Ndërkaq, kontrollet dhe verifikimet në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

DVP Kukës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Akulli”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me automjet, i armatosur, në qytetin e Kukësit, kapet dhe vihet në pranga 30- vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.

Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Akulli”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

-⁠P. V., 30 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, duke lëvizur me automjetin tip “Touareg”, në të cilin u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak për të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lushnjë/Si rezultat i punës operative, goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike të forta.

Siguronte sasi Kokaine dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të rrethit Lushnjë, arrestohet 32-vjeçari.

Sekuestrohet lënda narkotike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që shiste lëndë narkotike të forta, në doza, në zona të ndryshme të rrethit Lushnjë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasin M. Xh.,32 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

DVP Gjirokastër/Sekuestrohen 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë bajonetë, municion luftarak, një sasi heroine, 300 fara kanabisi dhe një shumë parash(euro e lekë).

Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Interruption”.

Arrestohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të cilët posedonin sendet e kundërligjshme, në 3 banesa në lagjen “Zinxhira” dhe në fshatin Bënçë.

Njëri prej të arrestuarve, me precedent për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i një hetimi që u ndoq për disa javë, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të disa shtetasve, në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional, me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, finalizuan opëracionin “Interruption”.

Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua shtetasi Ç. B., 57 vjeç (me precedent për trafikim të lëndëve narkotike), u arrestua djali i tij 14 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali tjetër i tij, shtetasi E. B., 19 vjeç, pasi në banesën e tyre, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu dhe municion luftarak;

-u shpall në kërkim shtetasi A. B., 25 vjeç (djali i vëllait të 57-vjeçarit), pasi në banesën e tij, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 bajonetë, 300 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike Heroinë, municione luftarak, 10 000 euro dhe 100 000 lekë;

-u arrestua shtetasi A. S., 21 vjeç, pasi në banesën e tij, në fshatin Bënçë, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, E. B. dhe A. B. (kushërinj).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.