Dibër/Policia vijon programin “Siguria e të rinjve” në shkolla

Dibër | Policia vijon programin “Siguria e të rinjve” në shkolla

Në kuadër të programit kombëtar “Siguria e të rinjve” ✅, i realizuar në bashkëpunim midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit , Policia e Dibrës po vazhdon takimet edukative dhe informuese në shkolla të ndryshme të qarkut.

‍ Takimet më të fundit u zhvilluan në: gjimnazin “Seit Najdani”
Shkollën 9-vjeçare “Demir Gashi”, Peshkopi
Shkollën “Sali Demiri”, në fshatin Fushë-Alie

Aktivitetet u udhëhoqën nga ndihmës specialisti për edukimin në shkolla pranë DVP Dibër ‍♂️, në bashkëpunim me drejtuesit dhe stafin pedagogjik të shkollave .
️ Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit u trajtuan tema të rëndësishme si:
• Parandalimi i dhunës dhe format e saj ✋
• Bullizmi – shkaqet dhe pasojat ❗
• Siguria në internet dhe rrjetet sociale
• Komunikimi pozitiv dhe respekti brenda shkollës

Për ta bërë takimin më tërheqës dhe të kuptueshëm, punonjësit e Policisë përdorën: ️ Video, foto ilustrative dhe materiale vizuale, ndërsa nxënësve iu shpërndanë fletëpalosje informuese për sigurinë personale dhe mbrojtjen nga bullizmi .

✨ Këto veprimtari kanë për qëllim:

Rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve

Forcimin e bashkëpunimit Polici – Shkollë – Familje

Krijimin e një mjedisi të sigurt, të qetë dhe miqësor për nxënësit

#PoliciaNëShkollë ‍♂️‍♀️
#SiguriaENxënësve ✅
#StopBullizmit
#BashkëPërNjëMjedisTëSigurt