Durrës/Vinin baste sportive, me celularë, në një lokal në lagjen nr. 13, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre, vëllezër) dhe në hetim 1 tjetër

Durrës

Vinin baste sportive, me celularë, në një lokal në lagjen nr. 13, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre, vëllezër) dhe në hetim 1 tjetër.

Sekuestrohen 4 celularët e tyre.

Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 13, organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan shtetasin E. M., 41 vjeç;
-arrestuan shtetasit E. D., 37 vjeç dhe D. D., 42 vjeç, vëllezër;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 39 vjeç.

Të katër shtetasit, banues në Durrës, u kapën në flagrancë në ambientet e lokalit, duke vënë baste sportive nëpërmjet llogarive që kishin aktive në celularët e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.