Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin L. B, 19 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Xh., 48 vjeç, dhe E. K., me detyra respektive administor dhe drejtuese teknike në një firmë ndërtimi, pasi gjatë punës në kantierin e ndërtimit, është dëmtuar punëtori, shtetasi E. F., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-shpallën në kërkim shtetasin M. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin një 21-vjeçareje, të cilën e përndjek. Punohet për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. H., 35 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin B. Sh;
-S. S., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një gjyqtar, për shkak të detyrës;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin M. K., 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. V, 25 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen A. M.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. M., 26 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit.
Më datë 30.10.2025:
-shtetasja J. Gj. kallëzoi se shtetasi E. Q. nuk i ka kryer një shërbim procedurial, për të cilën ajo e ka paguar;
-shtetasja M. Gj. kallëzoi se nuk i është kthyer kapari që ka lënë në një klinikë, për një ndërhyrje estetike që ajo nuk e ka bërë.
-shtetasi M. G. kallëzoi se një shtetas që nuk e njeh e ka goditur me grushte;
Punohet për verifikimin e këtyre 3 kallëzimeve;
-shtetasi A. T. kallëzoi se i kanë vjedhur automjetin, i cili u gjet dhe u sekuestrua nga Policia. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit;
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Shkon 33 numri i drejtuesve të mjeteve të arrestuar/vënë në hetim, për këtë veprimtari kriminale.
Procedohet penalisht një shtetas që ofroi para, për të mos u ndëshkuar administrativisht, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të automjetit.
Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, në rrugën “Martin Camaj”, automjetit me drejtues shtetasin F. M., banues në Tiranë, i cili u kap duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.
Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 2000 lekë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për 69-vjeçarin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. D., 20 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Tregan”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. U., 51 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. U., i cili është jashtë rrezikut për jetën;
-A. N., 42 vjeç, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me kamionin që drejtohej nga shtetasi M. N., 61 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A. N., i cili është në kujdesin e mjekëve.
-Elbasan/Dje, është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan, shtetasja N. Ll., 58 vjeçe, e cila dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar një sasi detergjenti (acid). Pavarësisht ndihmës mjekësore, 58-vjeçarja ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi mesditën e djeshme, në bulevardin “Josif Buda”, Kavajë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi P. Sh., 90 vjeç, i cili më pas, ka humbur jetën, në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasen J. Z., 28 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, duke mos i kthyer paratë e marra borxh. Punohet për kapjen e 28-vjeçares.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. D., 62 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 35-vjeçar;
-A. L., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 37-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 47 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), banues në Durrës, pasi dyshohet se ka rrezikuar kalimtarë, me sendet që ka hedhur nga ballkoni i banesës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë shpallën në kërkim shtetasin B. I., 57 vjeç, pasi dyshohet se i ka dhënë bashkëshortes së tij, një celular që ka vjedhur në Gostivar. Celulari u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërkaq vijon puna për kapjen e 57-vjeçarit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. K., banues në Kavajë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 34 vjeç, banues në Manzë, pasi dyshohet se ka mashtruar rreth disa punimeve në një banesë, për kryerjen e të cilave është paguar nga pronari i objektit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Librazhd/Parandalohet një rast i gjuetisë të paligjshme në zonën e mbrojtur “Parku Kombëtar i Shebenikut”.
Procedohen penalisht 3 shtetas që u kapën në flagrancë me armë gjahu, nga shërbimet e Policisë që kryejnë kontrolle në këtë zonë.
Sekuestrohen 3 armë gjahu dhe 2 gjerdanë me fishekë për to, që u gjetën në automjetin e këtyre shtetasve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë të paligjshme të gjuetisë, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, kanë parandaluar një rast të kësaj veprimtarie në zonë të mbrojtur.
Në fshatin Stërblevë, në rrugën që të çon në Parkun Kombëtar të Shebenikut, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 shtetas duke udhëtuar me një automjet tip “Suzuki”, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën 3 armë gjahu me leje dhe 2 gjerdanë me 30 fishekë për armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, ku nisi procedimi penal për shtetasit O. D., 44 vjeç, L. D., 21 vjeç, dhe R. Sh., 21 vjeç, të tre banues në Elbasan, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 25 vjeç, banues në fshatin Fushë Kuqe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 23-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 23 vjeç, banues në Itali, pasi posedonte një sasi Cannabisi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Qarku Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, me pasojë vdekjen e shtetasit L. L., 66 vjeç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që përplasi motomjetin që drejtonte 66-vjeçari, shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. H., 21 vjeç dhe A. B., 20 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, një sasi të vogël Cannabisi dhe një armë lodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. H., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka penguar një 41-vjeçar, për të lidhur linjën e ujit të pijshëm në një pronë të përbashkët, për të cilën janë në proces gjyqësor.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë shpallën në kërkim shtetasin O. M., 46 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka kanosur, përndjekur dhe goditur me grushte, një 45-vjeçar. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi O. M. ka goditur me grushte, një shtetas 64 vjeç që shoqërohej me 45-vjeçarin.
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. L., 44 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Grabjan, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, u gjetën doza Cannabisi, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. L., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-B. S., 41 vjeç, banues në Lushnjë, pasi mbrëmjen e djeshme, në bypass, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorët, shtetasit L. B., 80 vjeç dhe V. B., 72 vjeçe, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 65 vjeç, banues në fshatin Libofshë, pasi dje, në Levan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. R., 58 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. Ç., 41 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, bashkëshorten e tij.
Më datë 30.10.2025, kallëzoi shtetasi A. Y., 39 vjeç, banues në Patos, se në spitalin rajonal të Fierit, kishte humbur jetën, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor, njerku i tij, shtetasi A. Z., 63 vjeç. Punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 63-vjeçarit, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Lushnjë dhe Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B. dhe F. M., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. K., 50 vjeç, pasi po kryente punime ndërtimi në tejkalim të lejes së dhënë nga institucioni kompetent.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi M. V., 67 vjeç, banues në fshatin Iliras, ka kanosur dhe fyer një 64-vjeçare, për motive të dobëta.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 67 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Z., 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që ai posedonte dyshohet të jetë i trafikuar, me targa të falsifikuara dhe ndërhyrje në numrin e shasisë. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. B., 18 vjeç, banues në fshatin Postribë, dhe E. N., 18 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për dy raste:
-dje, shtetasi E. D., 50 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe për pasojë është dëmtuar. Ai po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër;
-dje, shtetasi M. Th., 75 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motomjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi K. P., 75 vjeç, i cili u dëmtua lehtë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin E. K., 39 vjeç, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, shtetasja M. K., e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij, se 39-vjeçari ka marrë vajzën e tyre 6 vjeçe, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, dhe është larguar me të. Po punohet për gjetjen e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. I., 40 vjeçe, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, në banesën e saj u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;
-N. Gj., 57 vjeç, banues në fshatin Vukël, pasi u konstatua se kishte kryer punime ndërtimi, pa leje;
-D. K., 21 vjeç, banues në qytetin e Koplikut, pasi dyshohet se ka prerë tubin e alkoolit të frenave të automjetit (rulot), në pronësi të shtetases amerikane M. L., 46 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
DVP Kukës
Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin V. C., 23 vjeç, banues në Kukës, punonjës i bashkisë Kukës, me detyrë administrator në lagjen “Gostil”, dhe shpallën në kërkim shtetasin J. C., 23 vjeç, banues në Kukës, pasi në vendin e quajtur “6-katëshi”, shtetasi J. C. ka përplasur me automjet, punonjësin e Policisë Rrugore në shërbim, shtetasin E. M., dhe është larguar, ndërsa shtetasi V. C. e ka kanosur me fjalë punonësit e Policisë. Punonjësi i Policisë mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. B., 33 vjeç, I. D., 50 vjeç, dhe Th. V., 29 vjeçe, banues në Gjermani, pasi kanë bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit në pronësi të shtetasi Sh. B.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
A. K., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjetën 2 armë të ftohta (mjete prerëse);
-L. K., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Rr. S., A. K., A. G., B. K., B. G., I. G., P. A., S.K., A. G., R. D., A. K., H. M., banues në fshatin Vlahen, pasi gjatë protestës të zhvilluar nga banorët e fshatit Vlahen, në aksin rrugor “Plani i Krumës-Vlahen”, këta shtetas kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve të transportit dhe nuk iu janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për lirimin e rrugës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Interpol Tirana
Në vitin 2021, organizoi kultivimin e bimëve narkotike në Krujë, ekstradohet nga Italia, 33-vjeçari.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. G., 33 vjeç, të lindur në Krujë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në vitin 2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Nga dënimi, 33-vjeçarit i ka mbetur për të vuajtur rreth 1 vit burgim.
Në vitin 2021, shtetasi E. G., në rolin e organizatorit, ka bashkëpunuar me 3 shtetas, për të përgatitur një sipërfaqe toke (pronë publike) në fshatin Krastë, Krujë, për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i ndërhyrjes së Policisë, tentativa për këtë rast kultivimi u parandalua që në fazë fillestare.
Më tej, gjatë kontrolleve në banesat e shtetasve të implikuar në këtë rast, Policia gjeti 240 fidanë Cannabisi, 1 armë zjarri me municion dhe mjete që i shërbenin kultivimit të bimëve narkotike.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin I.M., 34 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B.D., 37 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar cannabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj një shtetasi 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa qenë i pajisur me leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rojtaret”.
Vodhi 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro, në kasafortën e një banese në rrugën “Musa Agolli”, identifikohet, lokalizohet dhe kapet 52-vjeçari.
Shpallet në kërkim shtetasi që largoi 52-vjeçarin, me automjet, nga vendngjarja.
2 bashkëpunëtorët kanë mbajtur në vëzhgim zonën dhe kanë hyrë në banesë, kur aty nuk kishte banorë.
Sekuestrohen 2 automjete, 1 celular dhe 1 armë zjarri pistoletë me leje, gjatë kontrollit të banesës të 52-vjeçarit.
Pas kallëzimit të një shtetaseje, se më datë 24.10.2025, nga kasaforta në banesën e saj, ishin vjedhur gjatë kohës që nuk kishte patur banorë, 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për kapjen e autorit/ëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Rojtaret”, u mundësua identifikimi i të dy shtetasve të implikuar në këtë rast, konkretisht P. Z., 52 vjeç dhe D. B., 56 vjeç, të banues në Tiranë. 52-vjeçari u vu në pranga, ndërsa shtetasi D. B. u shpall në kërkim.
Nga këto veprime dyshohet se 2 shtetasit kanë mbajtur në vëzhgim banesën në rrugën “Musa Agolli”, ku shtetasi P. Z. ka hyrë për të vjedhur, kur nuk ka patur banorë. Ndërkaq, shtetasi D. B. ka larguar me automjet, 52-vjeçarin, nga banesa, pasi ky i fundit dyshohet se vodhi nga kasaforta, 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro.
Vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit D. B.
Gjithashtu, vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme.
HAPET APLIKIMI PËR KONKURRIM PËR POZICIONIN “DREJTOR DEPARTAMENTI, NË POLICINË E SHTETIT” DHE PËR POZICIONIN “DREJTOR VENDOR I POLICISË, NË POLICINË E SHTETIT”
Mbështetur në pikën 1, pikën 2, germat “c” dhe “l” të nenit 55, si dhe në pikat 3 dhe 4 të nenit 61 të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit”, si dhe në nenet 29-49 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 112, datë 24.02.2025 “Për miratimin e Rregullores së Policisë së Shtetit”, Policia e Shtetit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për konkurrim për pozicionet “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”.
Me qëllim zhvillimin e një procesi vlerësimi objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nxitjen e konkurrencës profesionale dhe drejtuese në përzgjedhjen e kandidatëve që shfaqin aftësi, rezultate të larta, integritet moral dhe profesional për promovimin në detyrë të punonjësve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar hapjen e aplikimeve për konkurrim për pozicionet:
“Drejtor Departamenti” në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin;
“Drejtor Departamenti” në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare;
“Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, për shkak të dorëheqjes nga detyra të punonjësit të përzgjedhur për këtë funksion, me proces konkurrimi;
“Drejtor Vendor i Policisë” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, për shkak të shkarkimit nga detyra, më datë 10.07.2025, të drejtorit të përzgjedhur me proces konkurrimi.
Faza e aplikimeve do të jetë e hapur nga data 03.11.2025, ora 08:00, deri më datë 11.11.2025, ora 16:00.
Policia e Shtetit fton punonjësit e saj që mbajnë njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues, që të aplikojnë dhe të konkurrojnë për këto pozicione, duke i garantuar për një proces vlerësimi të drejtë, transparent dhe profesional.
Port, Durrës
Finalizohet nga Policia Kufitare, operacioni i koduar “Marine”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kuifirit.
Fshehu në kamionin që drejtonte, 3 shtetas që synonin të kalonin ilegalisht në Itali, arrestohet 47-vjeçari.
2 nga shtetasit e fshehur në kamion, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, njëri prej tyre i akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Këta 2 shtetas u vunë në pranga, ndërsa shtetasi tjetër i fshehur në kamion, i dënuar më parë në Itali, u vu në hetim.
Sekuestrohen kamioni, celularë dhe dokumente të këtyre shtetasve.
Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, dhe i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit finalizuan operacionin policor të koduar “Marine”. Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi:
K. Gj., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi në kamionin që drejtonte u gjetën të fshehur 3 shtetas që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.
Nga verifikimet e kryera në kuadër të këtij operacioni dhe nga shkëmbimi i informacionit ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, rezultoi se:
-shtetasi R. M., 37 vjeç, banues në Lezhë, i fshehur në kamion, ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Zyra e Prokurorit Publik në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. 37-vjeçari u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali.
-shtetasi K. D. alias K. F. alias K. P., i fshehur në kamion, ishte shpallur në kërkim kombëtar në Itali. Ky shtetas u arrestua dhe pritet lëshimi i urdhër arrestit ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për të.
-shtetasi S. D. alias K. M. i fshehur në kamion, ka qenë i dënuar më parë, me burgim, nga Gjykata e Pratos, Itali, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Për këtë shtetas nisi procedimi në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda speciale, megaoperacioni policor i koduar “Muzeu i errët”.
Goditet një grup kriminal që trafikonte në Shqipëri, vepra arti të vjedhura në shtetet e Europës.
Identifikohen 3 pjesëtarët e grupit.
2 pjesëtarë të grupit vihen në pranga, tjetri shpallet në kërkim.
Sekuestrohen qindra objekte me vlera historike dhe kulturore që mbaheshin me qëllim shitjen, në banesën e 2 pjesëtarëve të grupit kriminal, që janë babë e bir.
Veprat e sekuestruara: piktura, skulptura, ikona, punime druri, dokumente të rralla dhe albume me pulla poste.
Së bashku me veprat, sekuestrohen 2 automjete që dyshohet se janë përdorur për transportimin e veprave, si dhe 2 celularë.
Si rezultat i një hetimi intensiv të ndjekur me metoda speciale, për disa javë, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, u finalizua megaoperacioni “Muzeu i errët”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit A. H., 20 vjeç dhe I. Gj, 30 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi J. H., 42 vjeç, të tre banues në Kamzë.
Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit, të organizuar si grup, trafikonin në Shqipëri, objekte me vlera historike dhe kulturore, të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës. Objektet, të cilat siguroheshin kryesisht nga shtetasi i arrestuar I. Gj., trafikoheshin me qëllim shitjen në vendin tonë, në kundërshtim me ligjin.
Nga kontrolli në banesën e shtetasve A. H. dhe J. H. (babë e bir), në Kamzë, u gjetën:
-31 punime druri të gdhendura me motive të ndryshme;
-3 skulptura në formë dhëmbi elefanti;
-6 piktura të autorëve të huaj;
-411 albume me pulla poste të shteteve të ndryshme të botës;
-një procesverbal origjinal francez, i vitit 1925;
-objekte të tjera me vlera artistike dhe historike (një shpatë metalike, një skulpturë shqiponje, një vazo qelqi dhe një valixhe druri me punime dekorative).
Punohet për kapjen e shtetasit J. H., si dhe vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
