Lezhë/Zhvillohen takime me nxënësit, për sigurinë në shkolla

Lezhë/Zhvillohen takime me nxënësit, për sigurinë në shkolla

Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”. Qëllimi i këtij programi është të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin e fëmijëve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

‍ Ndihmësspecialistja për edukimin në shkolla e DVP Lezhë, së bashku me punonjësit e organizatës “Të ndyshëm të barabartë”, Lezhë, dhe oficerët e sigurisë dhe mësuesit, zhvilluan takime me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Nënë Tereza”, Lezhë.

Gjatë takimeve u trajtuan tema të rëndësishme si:
✔ Trafikimi i qenieve njerëzore

Për të përcjellë mesazhet, u përdorën video, materiale ilustrative dhe fletëpalosje me informacion të dobishëm.

Nxënësit treguan interes dhe morën pjesë aktive në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë përvojat e tyre.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në shkolla të tjera të Qarkut Lezhë.

#SiguriaEPërTëRinjtë
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë