Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
♀️ Policia e Tiranës vijon aktivitetet sensibilizuese në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve për parandalimin e dhunës, bullizmit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Ndihmës specialistët për edukimin e të rinjve kanë zhvilluar takime sensibilizuese në shkollat 9-vjeçare të Tiranës, në bashkëpunim me oficeret e sigurisë dhe stafin pedagogjik, duke trajtuar tema të ndryshme dhe të ndjeshme që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e të rinjve.
Gjatë diskutimeve, nxënësit u njohën me format e dhunës dhe mënyrat për t’u mbrojtur nga to, si dhe me rëndësinë e raportimit të rasteve të dhunës apo abuzimit.
Këto aktivitete synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e nxënësve dhe të forcojnë bashkëpunimin midis Policisë, shkollave dhe komunitetit, për një mjedis më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë.
#PoliciaeShtetit ♀️
#DrejtoriaVendorePolicisëTiranë
#SiguriaETëRinjve
#StopDhunës #StopBullizmit #StopTrafikimit
