Raporti i ngjarjeve, 23 tetor 2025

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar në një rrjet social, në të cilën shfaqet një punonjës policie, duke drejtuar një motomjet elektrik, sqarojmë:

Gjatë monitorimit të kryer paraditen e sotme, me objektiv zbatimin e planit të masave “Për ndalimin e mjeteve me pedale dhe patinave elektrike”, u konstatua në rrugën “OSBE”, një 17-vjeçar që lëvizte me motomjetin elektrik që shfaqet në video, në kundërshtim me udhëzimin nr. 169, datë 13.10.2025, të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

I mituri u shoqërua në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme, ndërsa motomjeti u mor nga inspektori i Policisë që shfaqet në video, për t’u bllokuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. K., pasi dyshohet se ka refezuar ti paraqesë dokumentacionin e lokalit punonjësve të IMT-së;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. A, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur shtetasin S. N.;
-referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ditën e djeshme, shtetasit A. S, F. S dhe E. S, janë konfliktuar verbalisht, me shtetasin D. L.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 35 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin R. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin G. F., 44 vjeç dhe Xh. I., 35 vjeç, pasi shtetasi G. F, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas shtetasi Xh. I ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij shtetasit G. F;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. T, për mbajtje pa leje të municionit luftarak në banesë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L, pasi për motive të dobëta ka qëlluar me shpullë një shtetas të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin H. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij;
-arrestuan shtetasin A. K., 52 vjeç, me detyrë mbikëqyrës punimesh si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. B., 65 vjeç dhe G. K., 58 vjeç, drejtues teknik, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Xhanfize Keko” gjatë punës ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim, punëtori shtetasi E. L., 59 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. M dhe N. M, pasi në rrugën “Mysylm Keta”për motive të dobëta kanë goditur shtetasin G. M, si dhe nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë për shoqërimin e tyre;
-R. T dhe F. T, M. N dhe Xh. N, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur shtetasin E. Rr;
-Sh. Sh, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur dhe goditur shtetasin Sh. F;
-P. G, pasi dyshohet se ka marrë disa paisje të cilat i përkisnin shtetasit F. B. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin K. Gj, 20 vjeç, e cila e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”;
-referuan materialet në Prokurori për shtetasit M. M dhe O. B, dhe një të mitur, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-në vijim të njoftimit të dhënë më datë 21.10.2025, mbi kallëzimin e një të miture, se ishte përndjekur nga 2 shtetas (njëri prej tyre, aktualisht në IEVP), informojmë se si rezultat i hetimeve të kryera në lidhje me këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 identifikuan shtetasin tjetër që dyshohet se ka përndjekur 16-vjeçaren, A. H., 27 vjeç. Vijojnë kërkimet për kapjen e 27-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me këtë rast. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, në gjendje të lirë për një të mitur(nipi i shtetasit J. Ll) pasi dyshohet se ka kanosur në anë të celularit 16-vjeçaren, për të tërhequr kallëzimin.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin D. Ç, 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

me datë 22.10.2025, kallëzuan shtetasit:
-E. J, se përndiqet në rrjetet sociale në anë të një profil fals. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit;
-D. B, se është goditur dyshohet me sende të forta nga 2 shtetas të panjohur nga ana e tij. Punohet për identifikimin e kapjen e autorve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Shiste produkte bujqësore të skaduara, vihet në pranga 35-vjeçari.

Në magazinën e këtij shtetasi, në Fushë Krujë, u gjet një sasi e konsiderueshme produktesh bujqësore të cilave ky shtetas iu shtyrë afatin e skadencës, duke iu vendosur etiketa të reja.

Në zbatim të planit të masave për kontrollet në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve ushqimore dhe bujqësore të skaduara, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me AKU-në, organizoi dhe finalizoi në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Expiration”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Krutje, Lushnje.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka shitur një sasi të konsiderueshme produktesh bujqësore për mbrojtjen e bimëve, të cilave iu ka shtyrë afatin e skadencës, me 1 vit më shumë se ai i miratuari nga Ministria e Bujqësisë.

Gjatë kontrollit të kryer në bashkëpunim me punonjësit e AKU-së, në magazinën e këtij shtetasi, në Fushë Krujë, u konstatua një sasi e konsiderueshme produktesh bujqësore, me afat përdorimi 2 vjet nga viti i prodhimit, të cilave ky shtetas iu kishte vendosur etiketa që përcaktonin afat përdorimi 3 vjet nga data e prodhimit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra etiketa me ngjitje, në të cilat ishte ndryshuar afati për përdorimin e produkteve bujqësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Goditen 2 raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Procedohen penalisht 2 drejtuesit e automjeteve që iu ofruan efektivëve te mbikalimi i Shkozetit, shuma parash, për të mos u ndëshkuar administrativisht, për mungesë të dokumenteve ose për përdorim të celularit.

Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisisë Rrugore të Durrësit iu bënë shenjë ndalimi, te mbikalimi i Shkozetit, automjeteve me drejtues shtetasit:

-R. K., 55 vjeç, banues në Durrës, i cili gjatë verifikimeve u konstatua se nuk ishte me vete, lejen e drejtimit, si dhe se nuk kishte kryer kontrollin teknik periodik të automjetit. Për të shmangur masën administrative për këto shkelje, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 3000 lekë;

-G. B., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit. Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 1000 lekë.

Në përfundim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për të dy shtetasit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin F. A., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një biçikletë, e cila u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-shpallën në kërkim shtetasit E. D., 42 vjeç dhe S. D., 38 vjeçe, bashkëshortë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e shtetasit E. D., shtetasin D. D., pasi dyshohet se kanë mashtruar një shtetas, se do t’i jepnin pagesën për disa automjete të shitura për llogari të tij. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-shtetasit A. B., 48 vjeç dhe G. B., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se 39-vjeçari kishte vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, lokalin që kishte në pronësi, në lagjen nr. 8, ambient në të cilin u kap duke vënë baste, me celular, shtetasi A. B.;
-shtetasin E. Z., 38 vjeç, pasi dyshohet se shfrytëzonte pa autorizim, një hapësirë publike në lagjen nr. 11, si vendparkim automjetesh;
-shtetasin S. D., banues në Durrës, pasi dyshohet se kishte pushtuar katin e fundit të një pallati në lagjen nr. 17, hapësirë që është në pronësi të një shtetasi tjetër;
-shtetasin A. L., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka hedhur një sasi inertesh në territorin e fshatit Shënavlash, pa lejen e organeve kompetente;
-shtetasin A. K., 52 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 16-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. G., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike Kokaine, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, ky i fundit ka goditur një ekskavator dhe disa objekte të tjera, në anë të rrugës “Aleksandër Goga”. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka vjedhur shuma parash, në 2 subjekte;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 53 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-I. B., 45 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;
-M. A., 38 vjeç, banues në Shijak, pasi iu gjetën në banesë, disa fishekë luftarak, të cilët i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin F. A., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 40-vjeçarje, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. A., 33 vjeçe, pasi është konfliktuar fizikisht me një 37-vjeçare, për motive të dobëta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Xh. R., 21 vjeç, dhe K. Sh., 43 vjeç, pasi më datë 23.10.2025, në mesnatë, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, motomjeti që drejtonte shtetasi K. Sh., në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. Sh.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. Sh., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka kallëzuar një zyrtar se është kërcënuar me mesazh përmes një aplikacioni në celular.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

SPKM Kapshticë/Kontrolleve intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi.

Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari në kërkim, i cili dyshohet se tentoi të vriste me thikë gjyshin e tij, më datë 04.10.2025.

Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, është kapur nga shërbimet e Kufirit të Gjelbërt në PKK Kapshticë, në fshatin Vërnik, Devoll, shtetasin V. Sh. që po tentonte të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Personit ekzekutuan urdhrin e ndalimit që ka nxjerrë Prokuroria e Korçës për shtetasin V. Sh., 35 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare” mbetur në tetativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas dyshohet se më datë 04.10.2025, ka goditur disa herë me thikë, gjyshin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit E. A., 30 vjeç banues në fshatin Vloçisht dhe A. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, pasi në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, automjetet që drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë është dëmtuar lehtë 30-vjeçari.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Maliq-Pogradec”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. J., 42 vjeç, banues në Korçë.

Në lidhje me njoftimin e dhënë më datë 08.10.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit I. Q.,35 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, si i dyshuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, bëjmë me dije se shtetasi I. Q. u kap dhe nisi procedimi penal për të.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen M. M., 42 vjeç, banuese në fshatin Libonik, pasi ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar një sasi medikamentesh, në banesë. Ajo po merr mjekim në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Maliq/Më datë 22.10.2025, ka kallëzuar shtetasja M. Z., 38 vjeçe, se është larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

-Më datën 22.10.2025, në magazinën e shtetasit P. B., 58 vjeç, në fshatin Sovjan, aksidentalisht ka rënë zjarr dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Qarku Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin Ç. B., 42 vjeç, banues në fshatin Vrakë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka tentuar të dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. G., 36 vjeç, banues në fshatin Bogë, pasi u kap duke transportuar 3 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua si provë materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, për shtetasit:
-E. H., 35 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Mashtrimi”, pasi dyshohet se më datë 17.09.2025, me anë të mashtrimit, ka blerë një numër telefoni në dyqanin e një kompanie telefonike, duke falsifikuar nënshkrimin e formularit përkatës, në emër të shtetases M. D., dhe më pas e ka përdorur këtë numër për të hapur llogari në Instagram. Aktualisht, ky shtetas mbahet në ambientet e paraburgimit në Lezhë, për një vepër tjetër penale;
-M. L., 20 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, operatore e kompanisë telefonike, pasi numrin e telefonit që ia ka shitur shtetasit E. H., e ka regjistruar në sistem, në emër të shtetases M. D., duke përdorur formularin që ka firmosur shtetasi E. H. Për këtë rast është bashkëpunuar me stafin e emisionit investigativ “Piranjat”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Më datë 22.10.2025, ka kallëzuar shtetasi A. P., 41 vjeç, banues në fshatin Bushat, se më datë 04.10.2025, është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja E. P., 35 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Episodet”.

Tentuan t’i vidhnin me dhunë, portofolin, një taksisti, dhe më pas i vodhën celularin, një shtetaseje, arrestohen 2 shtetas.

Në pranga dhe bashkëpunëtori i tyre, i cili lëvizte me taksi, me 2 të arrestuarit.

Të tre të arrestuarit, me precedentë për të njëjtin krim, njëra prej tyre, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Sekuestrohet celulari i vjedhur.

Si rezultat i hetimeve të kryera me objektiv identifikimin dhe arrestimin e autorëve të vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Episodet”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit A. Q., 22 vjeçe, F. B., 36 vjeç dhe L. M., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë, shtetas me precedentë në fushën e vjedhjeve.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, shtetasit A. Q. dhe F. B. kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë, portofolin, drejtuesit të taksisë me të cilën lëviznin në rrugën “Selaudin Zorba”. Më pas, dyshohet se i kanë vjedhur celularin, një shtetaseje, në rrugën “Tahsim Shehu”.

Më tej, nga hetimet rezultoi se shtetasja A. Q. ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, dyshohet se 22-vjeçari, ishte me 2 të arrestuarit e tjerë, në taksi, në momentin që kryen tentativën për vjedhje.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime, me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

U kapën në flagrancë me lëndë narkotike kanabis dhe me mjet prerës (thikë), në automjet, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen lënda narkotike, mjeti prerës, automjeti dhe 2 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. Sh. dhe S. F. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza, dhe një mjet prerës (thikë).

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit A. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Dragoç, dhe S. F., 39 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Korçë/Goditet një rast i kontrabandës së mallrave.

U kap në flagrancë në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, arrestohet 53-vjeçari.

Procedohet penalisht 1 doganier i PKK Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara, me vlerë rreth 2000 euro dhe automjeti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kontrabandës së mallrave.

Në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin N. J.. Gjatë kontrollit në automjet, ata kanë gjetur pajisje të ndryshme hidrosanitare dhe elektrike, me vlerë rreth 2000 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast:
-u arrestua në flagrancë shtetasi N. J., 53 vjeç banues në Greqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin N. B., 64 vjeç, doganier në PKK Kapshticë, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet për zhdoganimin e këtyre mallrave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 39 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, pasi dyshohet se ka vjedhur në një banesë, një shumë parash dhe 2 celularë.
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi autobusin që drejtonte dhe si pasojë mjeti ka goditur 2 shtylla për shpërndarjen e energjisë elektrike, në lagjen “10 Korriku”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. H., M. H., A. H., V. H., M. H., T. H., G. H. dhe A. H., të gjithë banues në Skrapar, pasi ka kallëzuar shtetasi H. Q., se kanë përdorur dokumente false, për t’i hequr cilësinë e ortakut në shoqërinë e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. Q., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasja A. M., 24 vjeçe, banuese në Lezhë, se është mashtruar në lidhje me porosinë e një produkti në kompaninë me përfaqësues shtetasin M. Q.;
-P. Gj., 53 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar një punonjës policie i Komisariatit të Policisë Lezhë, se gjatë kohës që ka qenë në shërbim, shtetasi P. Gj. e ka kanosur me një palë gërshërë;
-V. N., 44 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje;
-P. Ç. alias P. K., 29 vjeç, dhe Gj. K., 34 vjeç, vëllezër, banues në Lezhë, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 61 vjeç, banues në Lezhë, pasi në qytetin e Lezhës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë shtetasen B. S., 25 vjeçe, banuese në Lezhë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit në një lokal, këtij shtetasi iu gjetën 3 bileta për lojëra fati.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi A. Ç., 37 vjeç, banues në Kurbin, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Laçit, duke mbajtur një mjet prerës (thikë). Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin I.B., 56 vjeç, banues në Bulqizë, pasi, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me automjetin e shtetasit Sh.Xh. Gjatë veprimeve policore, 56-vjeçari ka kundërshtuar shërbimet e Policisë për t’u shoqëruar në Komisariat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I.K., 23 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë për t’u shoqëruar për verifikim në komisariat, duke u larguar me automjet me shpejtësi.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” të caktuar ndaj tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin L. I., 27 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një debati për motive të dobëta, ka kanosur me armë gjahu (e cila posedohej me leje nga babai i tij) shtetasin F. H., 50 vjeç, banues në Rromsë, Selenicë. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan shtetasin M. S., 37 vjeç, banues në Hollandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Hetimet e thelluara zbardhin dinamikën e konfliktit për motive të dobëta, ndodhur në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, si pasojë e të cilit u vranë me armë zjarri, 2 shtetas.

Arrestohen për moskallëzim të krimit, 4 shtetas të përfshirë në konflikt.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi që dyshohet se është larguar nga vendngjarja, bashkë me shtetasin D. P. (autor i dyshuar i njërës prej vrasjeve).

Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në koordinim me Prokurorinë e Durrësit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të implikuar në konfliktin për motive të dobëta, të ndodhur rreth orës 01:25 të datës 22.10.2025, në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit F. P., 33 vjeç dhe A. K., 23 vjeç, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit:

-E. C., 25 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, si dhe shtetasit T. B., 37 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, vëllezër, të katërt banues në Manzë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim, shtetasit:
-D. P., 21 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-G. A., 30 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi D. P. ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin F. P. (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari E. C.). Pas konfliktit verbal, shtetasi D. P. është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar E. K. dhe nga shtetasi A. K.. Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi F. P., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë. Në këtë moment shtetasi D. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit F. P., të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve D. P. dhe A. K. (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin F. P.). Si pasojë u vranë shtetasit F. P. dhe A. K..

Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin D. P..

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit F. P., shtetasin D. P., si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim G. A..

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për të siguruar çdo provë që do t’i shërbejë hetimit për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Apartamenti”.

Goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit dhe i përshtatjes së ambienteve, për prostitucion.

Identifikohet dhe arrestohet një 22-vjeçar që shfrytëzonte 4 shtetase kolumbiane, për prostitucion.

Vihen në pranga 2 nga këto shtetase, pasi kishin përshtatur apartamentin ku banonin bashkë me 2 shtetaset e tjera kolumbiane, në Rrugën e Barrikadave, për ushtrimin e prostitucionit.

Procedohen penalisht 2 shtetaset e tjera që ushtronin prostitucion.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Apartamenti”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-K. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetaset kolumbiane K. R., 23 vjeçe, dhe A. A., 21 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi K. P. shfrytëzonte për prostitucion, 4 shtetaset kolumbiane. 2 prej tyre, shtetaset J. O. dhe L. C., kishin marrë me qira, një apartament në Rrugën e Barrikadave, për të banuar bashkë me 2 shtetaset e tjera, dhe e kishin përshtatur atë, për ushtrimin e prostitucionit.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Fier/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Casus”.

Siguronte lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen, arrestohet 31-vjeçari.

Sekuestrohen 3.6 kg Cannabis, peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë.

Si rezultat i menaxhimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë policore, për një shtetas të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Roskovec, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Seksionit të Forcës Operacionale, finalizuan operacionin “Casus”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ç., 31 vjeç, banues në Roskovec.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale:
-në total, 3.6 kg lëndë narkotike Cannabis (një pjesë, e ndarë në doza);
-1 peshore elektronike;
-një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike;
-2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.