Durrës/Takime informuese dhe sensibilizuese me nxënësit e shkollave.♂️
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e fëmijëve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
♀️ Ndihmësspecialisti për Edukimin në Shkolla i DVP Durrës, në bashkëpunim me oficeren e sigurisë dhe me stafin pedagogjik, zhvilluan një takim informues me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Nënë Tereza”.
Në fokus të këtij takimi ishin temat:
✅️ Dhuna në ambientet shkollore;
✅️ Bullizmi dhe format e tij;
✅️ Trafikimi i të miturve;
✅️ Siguria në internet.
Për të bërë më të kuptueshme mesazhet, u përdorën materiale ilustrative, video ndërgjegjësuese dhe fletëpalosje informuese.
Gjatë takimit, nxënësit u përfshinë në diskutime të hapura, ku patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre, të shtrojnë pyetje dhe të marrin këshilla praktike për situata me të cilat mund të përballen në jetën e përditshme.
#PoliciShkollë️
#Përsigurinëtuaj ✅
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurtë



