Lezhë/Vijojnë takime me nxënësit, për sigurinë në shkolla
Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”. Qëllimi i këtij programi është të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin e fëmijëve, për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
Ndihmësspecialistja për edukimin në shkolla e DVP Lezhë, së bashku me oficerët e sigurisë dhe mësuesit, zhvilluan takime me nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “Karl Gega”, në Balldre, Lezhë.
Gjatë takimeve u trajtuan tema të rëndësishme si:
✔ Bullizmi dhe bullizmi kompjuterik.
✔ Dhuna dhe trafikimi i qenieve njerëzore.
Për të përcjellë mesazhet, u përdorën video, materiale ilustrative dhe fletëpalosje me informacion të dobishëm.
Nxënësit treguan interes dhe morën pjesë aktive në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë përvojat e tyre.
Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në shkolla të tjera të qarkut Lezhë.
#SiguriaEPërTëRinjtë
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë