Raporti ditor, 22 tetor 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. L., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij;
-N. K., 40 vjeç, banues në fshatin Baban, pasi ka cenuar vendimin e caktuar nga Gjykata, në favor të ish-bashkëshortes së tij, si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuesit të saj.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-F. B., pasi në banesën e saj është konstatuar lidhje e paligjshme e furnizimit me energji elektrike;
-K. K., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 63-vjeçar;
-J. M., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar një shumë lekësh nga disa shtetas, si dhe ka shkuar te banesat e tyre, duke prishur qetësinë publike.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. H., 25 vjeç, banues në fshatin Bregas, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjetet që drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë. Nga verifikimi rezultoi se 33-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Devoll/Në Komisariatin e Policisë Devoll ka kallëzuar shtetasi P. K., 41 vjeç, banues në fshatin Miras, se prej datës 20.10.2025, është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja I. K., 35 vjeçe, e cila ka braktisur 2 fëmijët e tyre të mitur. Po punohet për gjetjen e saj

Kolonjë/Më datë 21.10.2025, në banesën e shtetasit J. H., 54 vjeç, në fshatin Radenjë, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. ketye

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 09:50, në aksin rrugor “Maliq-Pogradec”, motomjeti me drejtues shtetasin N. M., 64 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. J.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja F. M., që udhëtonte me të, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë

Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë patrullimet 24/7, në akset urbane dhe interurbane, me qëllim parandalimin e ngjarjeve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Gjatë 72 orëve të fundit, si rezultat i këtyre kontrolleve, 31 shtetas janë arrestuar ose proceduar penalisht. Konkretisht:
• 5 shtetas janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
• 2 shtetas janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi;
• 23 shtetas janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor;
• 1 shtetas është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi, dhe të tregojnë kujdes maksimal për jetën dhe sigurinë e çdo përdoruesi të rrugës.

#SiguriaRrugore
#RespektoRregullateQarkullimit
#DenoncoShkeljet

Lezhë/Konfiskohen 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin.

Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2.

Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin.

DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Attempt 4”.

Ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufijtë, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës, identifikohen 3 shtetas.

Vihen në pranga 2 prej tyre, njëri prej të cilëve u kap në flagrancë duke transportuar me automjet, 4 emigrantë nga Nepali, që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin në Qafë Botë.

Sekuestrohen automjeti dhe 1 celular.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore të DVP Gjirokastër, operacionin policor të koduar “Attempt 4”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasit:

V. T., 36 vjeç dhe F. M., 30 vjeç, të dy banues në Durrës.

Shtetasi V. T. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit-Sarandë”, duke transportuar me një automjet tip “Audi”, kundrejt pagesës, nga Qafë Thana në drejtim të Qafë Botës, 4 emigrantë nga Nepali që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Shtetasi F. M. u kap në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës.

Vijon intensivisht puna për kapen dhe vënien në pranga të bashkëpunëtorit të tyre, i cili është identifikuar, por për shkak të hetimeve, nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️

Qarku Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-Ç. D., 46 vjeç, banues në fshatin Vukel, pasi në aksin rrugor “Koplik-Vermosh”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Gj., 20 vjeç, banues në fshatin Vukel. Pas përplasjes, 46-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi N. K., 33 vjeç, dhe dy shtetas të mitur, pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin R. Gj., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
-Y. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. M., 62 vjeç, banues në fshatin Pistull, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-N. A., 19 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
-A. D., 51 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin, ka kryer manovër të gabuar dhe për pasojë ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin Sh. R., 22 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në fshatin Barbullojë e Re, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi ka kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu ky shtetas është me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shteti” nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. F., 54 vjeçe, pasi u konstatua se kishte kryer punime ndërtimi, pa leje.

Në fshatin Drisht, Shkodër, gjatë punimeve për pastrimin e rrugës, u gjetën 2 granata të vjetra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 33 vjeç, banues në fshatin Melgushe, pasi dyshohet që nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar nga shtetasi G. V., 38 vjeç, banues në fshatin Vrrith.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, ndaluan në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasin R. A.(K.), 36 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-kapën dhe ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. H., 46 vjeçe, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. C., 21 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin K. M.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. M, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur shtetasin G. Sh.;
-shpallën në kërkim shtetasin E. H., 27 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin A. C., të cilit gjithashtu i ka dëmtuar automjetin. Punohet për kapjen e 27-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 21 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. A., 27 vjeç dhe Y. H, 43 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjet një mjet prerës, ndërsa 43-vjeçarja ka dhënë deklaratë të rremë, se ishte ngacmuar nga 27-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin E. Y, 35 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, një 44-vjeçar. Mjeti prerës u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. Ç., 28 vjeçe, pasi dyshohet se ka braktisur vajzën e saj të mitur;
-shpallën në kërkim shtetasin E. D., 24 vjeç, pasi dyshohet se nuk ka paguar çmimin e automjetit që ka marrë me qira. Punohet për kapjen e shtetasit E. D..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori për shtetasin M. Sh., 29 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. P., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e shtetasit A. Ll.;
-shpallën në kërkim shtetasin E. M., 28 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin A. N.. Punohet për kapjen e 28-vjeçarit.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasit R. K., 34 vjeç, S. U., 55 vjeç dhe A. M, 35 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin elektrik që drejtonte dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe 1 shtetas që lëvizte me të, të cilët janë aktualisht në kujdesin e mjekëve.

-me datë 22.10.2025, ka kallëzuar shtetasja J. M., se ishte larguar një e mitur, nga qendra sociale që përfaqëson. Punohet për gjetjen e të miturës;
-me datë 21.10.2025 ka kallëzuar një 16-vjeçar, se është konfliktuar me disa bashkëmoshatarë të panjohur prej tij. Punohet për identifikimin e tyre, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit;
-me datë 21.10.2025 kanë kallëzuar shtetasit Rr. D., 33 vjeç dhe Sh. D., 36 vjeç, vëllezër, se dyshojnë se më datë 17.10.2025, rreth orës 01:40, në pjesën e jashtme të murit të banesës së tyre, ka patur një shperthim që dyshohet me lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve;
-me datë 22.10.2025 ka kallëzuar shtetasi M. Gj, 31 vjeç, se ishte goditur me grushte, nga shtetas të panjohur prej tij. Punohet për identifikimin e tyre, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit;
-me datë 21.10.2025 është dërguar në spital, për mjekim, një 16-vjeçare që dyshohet se ka konsumuar në banesën e saj, mbidozë ilaçesh. Ajo është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Informacion paraprak/Me datë 22.10.2025, rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë kryerjes së punimeve të ndërtimit në një pallat në rrugën “Xhanfize Keko”, ka rënë nga lartësia, shtetasi E. L., 59 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Krumë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, automjeti me drejtuese shtetasen V. Q. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin R. Q.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasja V. Q., tre pasagjerët e mitur në automjetin e saj dhe pasagjeri në kamion, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin në kërkim E. B., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe ka fyer një 40-vjeçare, në rrugë, për motive të dobëta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, motomjeti që drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. T., 34 vjeç, me pasojë dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Interpol Tirana

Akuzohet se kultivoi bimë narkotike në Martanesh të Bulqizës, ekstradohet nga Italia, 31-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe Interpol Milanos, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia në Shqipëri, të shtetasit:

K. H., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në vitin 2022, Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 4 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, nga e cila i mbeten për të vuajtur dhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë burgim.

Shtetasi K. H. akuzohet se në vitin 2019 ka kultivuar bimë narkotike në zonën e Martaneshit, Bulqizë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e vendimit penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Sektorit të Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 22 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy 17-vjeçarë, pasi iu gjetën sasi të vogla lënde narkotike Cannabis Sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. G., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, me një bashkëmoshatar;
-A. O., 67 vjeç, banues në fshatin Starovë, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke që është në pronësi të vëllait të tij.

Më datë 21 tetor 2025, kallëzoi shtetasi A. Gj., 61 vjeç, se rreth 2 vjet më parë, ishte larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi B. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Goriçan, i cili sipas deklarimit të 61-vjeçarit, kishte probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e shtetasit B. Gj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë ndaluan me iniciativë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, shtetasin E. H., 35 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij 30 vjeçe, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë të 35-vjeçarit. Për këtë rast është bashkëpunuar me stafin e emisionit investigativ “Piranjat”.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin N. P., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Z., 18 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Dje, ka kallëzuar shtetasi G. N., 41 vjeç, banues në Kurbin, se ish-bashkëshortja e tij, shtetasja A. N., 28 vjeçe, ka marrë pa autorizimin e tij, djalin e tyre 8 vjeç, dhe është larguar jashtë shtetit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprim të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për:

– shtetasit B. R., 71 vjeç, dhe L. I., 76 vjeç, banues të dy në Vlorë, pasi për motive pronësie janë konfliktuar verbalisht dhe fizikisht me njëri-tjetrin;

– shtetasit E. Sh., 23 vjeç, dhe A. Gj., 34 vjeç, banues të dy në Vlorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë përplasur automjetet e tyre me njëri-tjetrin, duke shkaktuar vetëm dëme materiale;

-një shtetas të mitur, 14 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në prani të oficerit të sigurisë së shkollës ku studion, iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës, biçak;

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin O. M., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur nëpërmjet rrjetit social Instagram.

Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 35 vjeç, pasi në Komisariatin e Policisë Sarandë, ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi A. H., se djali i tij është larguar nga banesa prej disa ditësh dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e shtetasit E. H.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin D. A., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Vlorë – Kuç, në fshatin Brataj, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin S. Z., 74 vjeç, banues në fshatin Brataj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Xh. R., 63 vjeç, banues në Fier, pasi dje, në fshatin Zhupan, motomjeti që drejtonte pa leje, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi J. I., 26 vjeç. Si pasojë, u dëmtua drejtuesi i motomjetit, që është në kujdesin e mjekëve;
-G. H., 61 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në efektin e alkoolit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., banues në Fier, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dyshohet se ka shkuar në banesën e shtetases M. M., dhe për motive të dobëta, e ka kanosur.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. M., 43 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 52 vjeç;
-H. H., 76 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 41 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Daily rent”.

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, një rast i shfrytëzimit të prostitucionit.

Vihet në pranga 1 shtetas brazilian që shfrytëzonte një 24-vjeçare (shtetase braziliane), për prostitucion, në ambiente që i merrte me qira ditore.

Vihet në pranga dhe 24-vjeçarja që ushtronte prostitucionin.

Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë.

Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune intensive hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Daily rent”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit brazilianë:
-A. M., 25 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-G. C., 24 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. M. shfrytëzonte për prostitucion, shtetasen G. C., e cila e ushtronte këtë aktivitet në ambiente që shtetasi A. M. i merrte me qira ditore.
Gjatë ndërhyrjes në një banesë që e kishte marrë me qira ditore, shtetasi A. M., në bulevardin “Zogu i Parë”, për ushtrimin e kësaj veprimtarie, u konstatuan 24-vjeçarja dhe shtetasit R. P. dhe E. K.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Mat

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mat, operacioni policor i koduar “Bridge”.

U kap në flagrancë, duke qarkulluar me armë zjarri gjysmë automatike, në automjet, vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit dhe automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bridge”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K., 25 vjeç, banues në Klos.

Gjatë ndërhyrjes, në vendin e quajtur “Ura e Matit”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga 25-vjeçari, dhe gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri gjysmë automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”.

Lëvizte në bulevardin “Bajram Curri”, me pistoletë në automjet, arrestohet nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 39-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë.

Në vijim të operacioneve policore, kundër armëmbajtjes pa leje, të zhvilluara si rezultat i punës së mirorganizuar operacionale dhe informative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, finalizuan operacionin “Bulevardi”.

Në bazë të informacioneve të siguruara, në bulevardin “Bajram Curri”, u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. G., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit, u gjet në automjet, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët 39-vjeçari e posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi I. G. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.