Qarku Vlorë
Aktivitete sensibilizuese për sigurinë dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Këtë javë, fokusi i punës ka qenë tek ndërgjegjësimi për çështje të sigurisë dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, përmes disa aktiviteteve me karakter informues në komunitet dhe në shkolla.
️ Gjatë javës, Qendra Psiko-Sociale “Vatra” organizoi një aktivitet publik nën sloganin “Bashkë kundër trafikimit – Hapi yt ka vlerë”, me qëllim informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve mbi format dhe rreziqet e trafikimit.
Gjatë aktivitetit u zhvilluan:
✔️ shpërndarja e materialeve informuese;
✔️ transmetimi i videos ndërgjegjësuese mbi format e trafikimit;
✔️ dhënia e mesazheve sensibilizuese për parandalimin dhe raportimin e rasteve.
Në aktivitet morën pjesë nxënës të gjimnazit “Ali Demi”, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, duke forcuar frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Paralelisht, vijoi puna në kuadër të fazës së parë të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për programin “Siguria e të rinjve”.
Së bashku me psikologen e shkollës, u zhvillua një takim me nxënës të klasave të VI-ta në shkollën 9-vjeçare publike “Teli Ndini”.
️ Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan temat:
⛔️ “STOP trafikimit të qenieve njerëzore”;
“Siguria në rrjet”.
Nxënësve iu shpjeguan faktorët socialë, ekonomikë dhe familjarë që ndikojnë në këto fenomene, pasojat ligjore, si dhe institucionet ku mund të kërkojnë ndihmë.
Së bashku ndërtojmë një komunitet ku secili ndihet i sigurt dhe i mbrojtur.
#PoliciShkollë
#PërSigurinëTuaj
#SëbashkuPërNjëKomunitetTëSigurt