Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-A. H., 53 vjeç, banues në fshatin Leshnjë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Leshnjë, me një armë gjahu që e mbante pa lejen përkatëse;
-J. L., 37 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në biznesin që ajo administron, u konstatuan punonjës të paregjistruar në organet përkatëse;
-B. D., 26 vjeç, A. K., 25 vjeç dhe D. N., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se 36-vjeçari i ka vjedhur një shumë lekësh, nga çanta, shtetasit D. N., në ambientet e një lokali, ndërsa shtetasi D. N. dhe dy shtetasit e tjerë kanë shkuar më pas, në banesën e 36-vjeçarit, dhe kanë kanosur babanë e tij. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit B. D. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;
-për 10 shtetas të mitur, të moshave 13-17 vjeç, pasi janë konfliktuar me tre 14-vjeçarë, për motive të dobëta.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.10.2025, për kallëzimin e shtetasit A. P., për vjedhjen në dyqanin e tij, në lagjen nr. 3, bëjmë me dije se pas hetimeve të kryera nga specialistët e Komisariatit të Policisë Korçë, u identifikua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi A. A., 64 vjeç, banues në Korçë, për të cilin nisi procedimi penal.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-D. H., 39 vjeç, banues në fshatin Dardhas, pasi u kap duke transportuar me mjetin e tij kamion, lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-A. B., 42 vjeç, banues në fshatin Slabinjë, pasi gjatë kontrollit të territorrit nga shërbimet e Policisë, është konstatuar në një zonë të pyllëzuar, me një armë gjahu dhe një sasi municioni për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit Xh. A., 32 vjeç, dhe I. P., 49 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Pogradec/Informacion paraprak
Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë.
Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Elbasan/Bëri drift me automjet, në qendër të qytetit, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë, drejtuesi i automjetit.
Bazuar në një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një automjet tip “Benz” duke kryer manovra të rrezikshme (drift), në qytetin e Elbasanit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kryer veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. O., është shoqëruar në ambientet e Policisë, bashkë me automjetin e tij.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, bazuar në pikat 3 dhe 8 të nenit 139 të Kodit Rrugor, i kanë vendosur shtetasit S. O., masën administrative 40 000 lekë.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.
Sarandë/Zbardhen dhe dokumentohen disa raste vjedhjeje, ndalohen 3 autorë të dyshuar.
Falë veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet dhe në fshatrat përreth, u bë e mundur ndalimi i 3 shtetasve të dyshuar si autorë të disa rasteve vjedhjeje të ndodhura në periudha të ndryshme kohore, konkretisht:
• u ndalua shtetasi M. Sh., 23 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë.
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 17.10.2025, në fshatin Çukë, ky shtetas ka vjedhur në banesën e një shtetasi disa orendi shtëpiake. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se është autor i dyshuar edhe i disa rasteve të tjera vjedhjeje të ndodhura më herët, konkretisht:
– më datë 24.03.2025, në fshatin Berdenesh, Sarandë, ka vjedhur disa kabuj elektrikë në një magazinë;
– më datë 11.06.2025, në fshatin Berdenesh, ka vjedhur disa vegla pune, me vlerë rreth 50 000 lekë;
– më datë 24.08.2025, në dhomën e një hoteli në Ksamil, dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 50 000 lekësh.
• po ashtu, u arrestuan shtetasit A. S., 19 vjeç, dhe M. R., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi janë kapur duke vjedhur pompën e ujit në lokalin e një shtetasi, në lagjen nr. 1, Sarandë. Gjatë kontrollit personal, shtetasit A. S. iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis sativa”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
U kap në flagrancë, duke gjuajtur shpendë, te liqeni i Prushit, në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë, vihet në pranga 35-vjeçari.
Sekuestrohet arma e gjahut me municion.
Gjatë patrullimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, te liqeni i Prushit u evidentua se një shtetas po gjuante shpendë, në kundërshtim me moratoriumin e vënë për këtë veprimtari.
Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë paligjshmëri, u identifikua dhe u arrestua autori, shtetasi N. M., 35 vjeç, banues në fshatin Prush, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të vogla të florës dhe faunës së egër”.
Kontrollet kundër gjuetisë së paligjshme, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin G. D., 32 vjeç, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Zh., 40 vjeç, pasi në rrugën “Tanush Topia”, dyshohet se, ka pushtuar një hapësire toke publike, të cilën pretendon se e ka në pronësinë e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. V., 21 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit për të kryer testin e alkoolit;
-E. M., 20 vjeç dhe E. K., 38 vjeç, pasi shtetasi E. K. dyshohet se ka goditur me grusht ish-punonjësin e tij, shtetasin E. M., me pretendimin se po shantazhohej prej tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin V. V., 34 vjeç, pasi në sheshin “Skenderbej” dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-ndaluan me iniciativë shtetasin e mitur 16 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-arrestuan shtetasin G. Z., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-punojnë për shoqërimin e një shtetasi të mitur i identifikuar nga ana e Policisë, pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një lokal.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. P., 19 vjeç, pasi për motive të dobëta ka qëlluar me shpullë një 16-vjeçar;
-B. C., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K, pasi për motive pronësia ka goditur me grusht shtetasin F. H.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. H, 31 vjeçe, pasi dyshohet se në Ndroq, ka humbur kontrollin e automjetit, duke dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar 31-vjeçarja dhe 2 pasagjerët në automjet, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-K. K., 23 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur nga pas automjetin me drejtues shtetasin A. L. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy drejtuesat e automjeteve dhe pasagjerët në automjete, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ll., 29 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën sasi Cannabisi dhe Kokaine. Lëndët narkotike u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 29 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi P. S., 61 vjeç, se e afërmja e tij, shtetasja N. S., e cila banon në një banesë në pronësi të tij, ka kryer punime në çatinë e objektit, pa qenë e autorizuar nga 61-vjeçari;
-shpallën në kërkim shtetasin A. T., 50 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e një shtetasi. Punohet për kapjen e 50-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin J. Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas 58 vjeç. Punohet për kapjen e 28-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
PKK Morinë
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvergjeze, për vjedhje me dhunë dhe plagosje, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të RSh-së, 35-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:
J. K., 35 vjeç, banues në Kosovë.
Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo, pasi akuzohet nga Gjykata Lokale Sor Rogaland, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”.
Interpol Tirana dhe Interpol Oslo do të kryejnë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Norvegji.
PKK Muriqan
Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së, shtetasin kosovar F. K., 31 vjeç, banues në Pejë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Kosovë.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin F. L., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. Gj., 20 vjeç, dhe Gj. Q., 41 vjeç, të dy banues në Shkodër dhe K. L., 52 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet e tyre, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit B. B., 50 vjeç, dhe O. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Kurbin/Dje, kanë kallëzuar shtetasit:
-H. A., 75 vjeçe, banuese në Mamurras, se në dyqanin në pronësi të saj janë vjedhur disa artikuj;
-Gj. M., 38 vjeç, banues në Fushë Mamurras, se shtetasi A. Z., 58 vjeç, ka hedhur mbeturina pranë pronës së tij, që kanë shkaktuar ndotje të mjedisit;
-Rr. H., 69 vjeç, banues në Fushë Kuqe, se më datë 18.10.2025, në rrugën e fshatit Gorre, e ka kanosur një shtetas që ai nuk e njeh.
Vijojnë hetimet mbi këto kallëzime.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Maliq / Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se:
Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Maliq / Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.
Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.
Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin J. P., 24 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Në vijim të informacionit të dhënë lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Kavajë – Plepa”, ju informojmë se: Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me një automjet tjetër.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët që ndodheshin në automjetin tjetër, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
R. H., 21 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor “Çermë – Luz i Vogël”, ka aksidentuar shtetasin B. X., 52 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Ky i fundit u dërgua në Spitalin e Traumës, Tiranë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën;
F. K., 26 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët B. K., 34 vjeç, dhe K. K., 27 vjeç, të dy banues në Kavajë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ditën e djeshme, shtetasi P. S., 56 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në ambientet e punës ku punonte. Materialet janë referuar në Prokurori për vlerësim.
Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalëzit”, janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara shtetaset J. K., 27 vjeçe, dhe M. K., 23 vjeçe, të cilat udhëtonin si pasagjere në njërin prej automjeteve. Të dëmtuarat po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
– E. B., 49 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar objektin në pronësi të shtetasit A. B., 36 vjeç, duke i ndryshuar bravat e dyerve;
– I. A., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi për motive të dobëta ka debatuar nga shtëpia e tij, në distancë, me komshiun shtetasin O. S. Shtetasi I. A. ndodhet në masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Po nga këta specialistë u referuan materiale në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. R., 48 vjeç, dhe E. Xh., 36 vjeç, banues të dy në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit K. H. Punohet për kapjen e tyre.
Gjithashtu, nga këta specialistë u referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi S. B., 53 vjeç, banues në Vlorë, se persona të paidentifikuar e kanë goditur me sende të forta. Punohet për identifikimin e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Vlorë dhe Sarandë arrestuan shtetasit:
– E. B., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Dhimitër Konomi”, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
– E. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Pus Mezini”, Vlorë, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
– A. G., 18 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Lefter Talo”, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Berat, arrestuan shtetasin S. L., 34 vjeç, banues në Berat, pasi është konfliktuar dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 47 vjeç, banues në Dimal, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16-vjeçar, banues në Berat, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Ditën e djeshme, shtetasja A. Sh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lumas, Kuçovë, dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas, 16-vjeçar dhe 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar automjete, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
S. S., 44 vjeç, banues në Cakran, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas 46-vjeçar;
S. B., 40 vjeç dhe E. Sh., 37 vjeç, banues në Rreth Libofshë, pasi janë konstatuar duke peshkuar në Hasturkas, zonë e mbrojtur, pjesë e parkut të Divjakës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
arrestuan në flagrancë shtetasin N. Q., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 47 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Xh., 50 vjeç, banues në Dushk, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. H., 65 vjeç, Xh. K., 62 vjeç dhe A. Sh., 22 vjeç, pasi dyshohet se dje kanë hedhur sende të forta në fushën e lojës, në përfundim të ndeshjes së futbollit “Bylis – Vllaznia”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë:
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17-vjeçar, pasi u kap me një armë të ftohtë me vete;
referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në një banesë të pabanuar, shtetasi G. H., 38 vjeç, banues në fshatin Grabian.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit F. Zh., 61 vjeç, banues në Itali, dhe E. T., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit H. M., 19 vjeç, dhe G. K., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik të bërë ndaj tyre, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. K., 32 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, pasi dyshohet se ka cënuar vendimin e Gjykatës, të caktuar ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. A., 61 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se dispononin leje qarkullimi të falsifikuar për trajlerët që tërhiqeshin nga kamionët që ata drejtonin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Rreth orës 01:00, në lagjen nr. 8, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasi L. M., rreth 40 vjeç, i cili aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Rreth orës 09:35, në lagjen nr. 15, dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 5, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtyre rasteve.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 35-vjeçareje, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasin U. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, avokat, pasi gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, ka kanosur prokurorin e çështjes dhe oficerët e policisë gjyqësore, për shkak të detyrës së tyre funksionale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
M. Ll., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë;
K. A., 32 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, pasi posedonin sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
E. M., 27 vjeç, pasi ka kanosur me fjalë një shtetase në ambientin e punës së saj dhe ka dëmtuar monitorin, për motive të dobëta;
E. T., 47 vjeç, pasi në kompaninë që ai administron është dëmtuar shtetasi N. K., 59 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. F., 58 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 30-vjeçar, për motive të dobëta.
Dje, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasja Xh. D., 61 vjeçe, e cila dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar fotoksinë. 61-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-D. D, pasi ditën e djeshme, ka futur disa lëndë piroteknike në stadium;
-K. S, për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm”
-D. B, pasi për motive të dobëta ka goditur shtetasin A. N.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të lëvizur automjetin të cilin e kishte parkuar në mënyrë të parregullt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Sh., 62 vjeç, pasi dyshohet se përndjekur një 53-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasin N. T., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur mr grushte shtetasin S. K. Punohet për shoqërimin e tij.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit A. M., 55 vjeç, A. A., 23 vjeç dhe O. B., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Më datë 18.10.2025, shtetasja E. S, kallëzoi se persona të paidentifikuar i kanë ndërhyrë në rrjetin social të djalit të saj. Punohet për identifikimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Finalizohet pas një pune të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Aksi”.
Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare.
Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara për një rast të transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet tip “Wolswagen”, 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë.
Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçar iu gjet një armë gjahu, pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me lëndën narkotike, automjetin dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Himarë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri.
Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “STOP”.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që shpërndanin lëndë të dyshuar narkotike kanabisi në formë xhelatine, në një lagje të rrugës “Xhanfize Keko”.
Sekuestrohen 8 pako lëndë e dyshuar narkotike kanabisi në formë xhelatine, rreth 802 gramë lëndë narkotike kanabis dhe 3 armë të ftohta (thika).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në një hyrje pallati në rrugën “Xhanfize Keko”, dy shtetas mbanin dhe shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “STOP”.
Si rezultat i operacionit u kapën dhe u arrestuan shtetasit D. B(K)., 35 vjeç dhe E. X., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ambientit ku u konstatuan shtetasit e lartpërmendur, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine.
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B(K)., u gjetën dhe sekuestruan rreth 802 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta (thika).
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
Durrës/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Kavajë – Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. P., 65 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga shtetasi E. B. Aktualisht, ata po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi shtetasi N. Rr. ka kallëzuar se, gjatë një konflikti për motive pronësie, kushëriri i tij, A. Gj., ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe i ka dëmtuar gomat e automjetit që ka në pronësi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin V. Gj., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin K. B., 35 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë e goditjes, shtetasi K. B. ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Durrës dhe më pas është larguar. Po punohet për kapjen e 42-vjeçarit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu, specialistët referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
B. D., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe J. K., 64 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;
K. B., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për një periudhë rreth njëvjeçare ka kanosur punonjësen sociale që kujdeset për fëmijën e tij të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit shpallën në kërkim shtetasin G. G., 34 vjeç, pasi dyshohet se, në vendin e quajtur “Katër rrugët e Fllakës”, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin B. H., 44 vjeç, dyshohet se e ka kanosur me arme me armë zjarri. Po punohet për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pronar i një firme ndërtimi, pasi gjatë punës është aksidentuar shtetasi A. T., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Vau i Dejës
Goditi me mjet prerës, për motive të dobëta, një shtetas, arrestohet 56-vjeçari
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një lokali, në qendër të Bushatit ka pasur një konflikt për motive të dobëta, ku shtetasi B. Sh. kishte goditur me mjet prerës (kosore) një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se shtetasi P. V., 39 vjeç, është dëmtuar në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit dhe ka pësuar frakturë (thyerje) në krahun e djathtë, pasi është goditur me mjet prerës (kosore) nga shtetasi B. Sh., gjatë një konflikti për motive të dobëta. Mjeti prerës (kosore) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi P. V. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit E. Gj., 22 vjeç, pasi në rrugën “Pasho Hysa”shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën secilit një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. H, rrugën “Irfan Tomini”, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë me qera motomjetin shtetasit E. L dhe nuk i’a ka kthyer;
-Xh. V, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një 17-vjeçar me pretendimin se është ofenduar nga i mituri;
-5 të mitur, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grusht një 15-vjeçar, i cili mori mjekim në spital;
-A. K, për mosbindje të urdhërit të punonjësit të policisë;
-A. Ll, pasi në lokalin që menaxhon, ka gjeneruar muzikë me volum të lartë, duke prishur qetësinë publike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin E. K., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•A. Z, pasi dyshohet se ka dëmtuar traun e hyrjes së një parkimi, i cili pretendon se trau është dëmtuar pasi ishte i amortizuar;
•B. K, 35 vjeçe, pasi ka kallëzuar shtetasja se në subjektin ku punon 35-vjeçarja nuk ka marrë shërbimin e duhur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-ndaluan me iniciativë shtetasen A. Q., 22 vjeçe, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. M, 51 vjeç, pasi me datë 16.10.2025, 22-vjeçarja ka vjedhur disa sende me vlerë, njëra prej të cilave iu gjet e iu sekuestrua 51-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. T dhe A. Gj, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, për shkak të një konflikti pronësie kanë kanosur dhe ofenduar njëri-tjetrin;
-A. D, pas një debati verbal për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë), shtetasin E. F(N).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin R. B., 26 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur biçikletën me të cilën lëviste shtetasi A. F, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
-Më datë 17.10.2025, shtetasi K. N, kallëzon se ka humbur kontaktet me djalin i tij shtetasin A. M, 35 vjeç, i cili ndodhet në Austri. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Confirmation”.
U kap në flagrancë në Kombinat, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në Kombinat, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Confirmation”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë ndërhyrjes, në rrugën “Ilia Papanikolla”, Kombinat, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin që drejtohej nga 22-vjeçari, dhe gjatë kontrollit në sediljen e tij u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. D., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta një 35-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. K., 31 vjeç, banues në Maliq, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një 77-vjeçar.
Korçë/ Më datën 17.10.2025, ka kallëzuar shtetasja A. P., 42 vjeç, se në lagjen nr. 3, gjatë natës, kanë vjedhur në dyqanin e saj produkte të ndryshme. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 44 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, pasi ndaj tij Gjykata e Lezhës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.
Ky shtetas u kap në qytetin e Mamurrasit, duke drejtuar një automjet dhe duke frikësuar kalimtarët e rastit.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit:
• F. Z., 47 vjeç, banues në Ulqin, Mal i Zi, pasi në aksin rrugor “Mabë–Lezhë”, ka aksidentuar shtetasin N. N., 48 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës, Tiranë;
• M. P., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor të autostradës “Sanxhak–Laç”, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. K., 76 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Fushë Milot”, duke drejtuar automjetin e tij, ka goditur nga pas automjetin me drejtues shtetasin M. H., 29 vjeç, banues në Elbasan.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte me shtetasin M. H., e cila pas kontrollit mjekësor është larguar për në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko–Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
• B. I., 58 vjeç, banues në fshatin Mal Bardhë, Kurbin, pasi në subjektin ku ky shtetas është administrator, u konstatuan punonjës të pasiguruar në organet përkatëse;
• M. P., 72 vjeç, banues në Kurbin, pasi në subjektin në pronësi të tij u konstatua se ushtronte aktivitet pa autorizim ligjor dhe me punonjës të paregjistruar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. Gj., 45 vjeç, banues në Lezhë, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin N. P., 83 vjeç, banues në Lezhë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Z., 30 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde narkotike, kanabis.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Moravë, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e një 34-vjeçari.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Q., 27 vjeç, dhe G. R., 45 vjeç, të dy banues në Berat, pasi kanë kundërshtuar verbalisht punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranziti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Udhëtonte i armatosur me armë zjarri pistoletë; kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.
✅ Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra me municion luftarak.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tranziti”.
Gjatë operacionit, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë rrethit të Shëngjinit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin taksi, në të cilin dyshohej se udhëtonte si pasagjer një shtetas i armatosur.
Gjatë kontrollit fizik të pasagjerit, shtetasit G. U., 30 vjeç, banues në Shkodër, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, me dy krehra dhe municion luftarak.
Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi G. U. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Arma e zjarrit e sekuestruar do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur më parë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë prane Gjykates se Juridiksionit te Pergjithshem Lezhë, për veprime të mëtejshme.