Miq të veçantë, në ambientet e Policisë së Kukësit dhe Muzeut të Policisë së Kukësit.
Sot, nxënës të klasës së shtatë të shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”, të shoqëruar nga mësuesi i tyre, zhvilluan një vizitë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Ata u pritën me dashamirësi, nga Drejtori i DVP-së Drejtues Loard Sallaku, i cili i informoi nxënësit, mbi punën, detyrat dhe misionin e Policisë së Shtetit, në shërbim të qytetarëve.
Me shumë kureshtje dhe lirshmëri, nxënësit bënë pyetje mbi punën e përditshme të punonjësve të Policisë dhe shprehën falënderime për kontributin e efektivëve, për rritjen e sigurisë pranë shkollave, në rrugë dhe në çdo zonë të komunitetit.
Në vijim, ata vizituan Muzeun e Policisë Kukës, ku u njohën me historinë, arritjet dhe sakrificat e punonjësve të Policisë ndër vite. Gjithashtu, u informuan rreth Dëshmorëve të Policisë së Kukësit, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës.
#Dyertëhapurapërqytetarët ♀️♂️
#PoliciMikpritëse ✅
#DVPKukës