Raporti i ngjarjeve, 15 tetor 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. Q., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. H., 59 vjeç, pasi dyshohet se goditur me shkop dhe me shuplakë, shtetasin L. K., 49 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen L. Sh., 45 vjeçe, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht vjehrrën e saj, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. M., 48 vjeç, pasi dje, ka kallëzuar një 45-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur dhe e ka kanosur nëpërmjet mesazheve në celular. 45-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje. Po punohet për kapjen e shtetasit S. M..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-vunë në pranga shtetasin L. L., 21 vjeç, banues në Kavajë, pasi nga hetimet e kryera, dyshohet se më datë 09.10.2025, në bashkëpunim me shtetasin E. R. (të arrestuar më datë 12.10.2025), ka vjedhur pajisje, në banesën e një shtetaseje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. L., 37 vjeç dhe shtetasin G. T., 57 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. V., 31 vjeç dhe E. C., 38 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi në automjetin me të cilin lëviznin, u gjet një sasi e vogël Cannabisi.

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
-G. K., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje;
-R. I., 19 vjeç, banues në Durrës dhe K. M., 22 vjeç, banues në Manzë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. H., 25 vjeç, E. Gj., 37 vjeç dhe R. G., 37 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin;
-D. B., 53 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin A. B., 43 vjeç, pasi ditën e sotme, është paraqitur në spital, për të marrë mjekim, shtetasi D. H., 44 vjeç, i cili ka deklarur se mbëmjen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit, 43-vjeçari e ka goditur me mjet prerës (thikë). Shtetasi D. H. mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 43-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. U., 53 vjeçe, banuese në fshatin Fermë Sukth, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 76 vjeç, banues në Shijak, sepse dyshohet se në afërsi të banesës së tij, ka qëlluar në ajër, me armën e gjahut që e posedonte me leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më datë 14.10.2025, dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë, në banesën e tij, shtetasi B. Ç., 42 vjeç. Ky shtetas është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.

DVP Durrës

Vijon operacioni policor i koduar “Ghosts”, i zhvilluar dje, nga Forca Operacionale e DVP Durrës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Reparti “RENEA”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e krimeve kundër personit.

Identifikohet nga hetimet, dhe arrestohet në Shijak, shtetasi që përkrahu shtetasin E. A. alias A. A., duke i siguruar banesën me qira, në Tiranë, ku ky i fundit iu fshihej autoriteteve.

Në këtë banesë, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale të kryer në kuadër të operacionit “Ghosts”, nga strukturat hetimore të Policisë së Durrësit, në koordinim me Prokurorinë e Durrësit, shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Durrës kapën në Shijak, dhe vunë në pranga shtetasin D. Sh., 29 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari ka siguruar banesën në Tiranë, të marrë me qira, me qëllim fshehjen, nga shtetasi E. A. alias A. A. që është i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Korçë/Plan masash për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të gjuetisë dhe të prerjes së pyjeve.

U kapën në flagrancë gjatë natës, në Maliq, duke kryer gjueti të paligjshme, procedohen penalisht 3 shtetas. Në vendin ku u kapën këta shtetas, u gjet një kafshë e egër, e vrarë me armë gjahu.

Bllokohet 1 armë gjahu, si dhe hiqet leja për mbajtjen e saj, si pasojë e shkeljes së moratoriumit.

Sekuestrohen municion luftarak, një elektrik dhe një automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të gjuetisë dhe të prerjes së pyjeve, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme në qarkun Korçë.

Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Burimi i Selcës”, Maliq, janë kapur në flagrancë 3 shtetas që po kryenin gjueti të paligjshme në këtë zonë. Në këtë vend u gjet një kafshë e egër, e vrarë me armë gjahu.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuam materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. A., 31 vjeç, banues në Maliq, L. D., 20 vjeç dhe M. T., 23 vjeç, banues në fshatin Libonik.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. H., 50 vjeçe, banuese në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e tokës së saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për 2 aksidente të ndodhura dje:
-në aksin rrugor “Gjirokastër-Arshi Lengo”, shtetasi D. G., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 24-vjeçari dhe pasagjeri në automjetin e tij;
-në aksin rrugor “Çarçovë-Tre Urat”, shtetasi J. L., 32 vjeç, banues në Këlcyrë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 32-vjeçari dhe pasagjerja në automjetin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. D., 22 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin L. M..

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin F. B., 37 vjeç, banues në Mirditë, pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, informacione të rreme që përhapin panik. Punohet për kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lezhë

Arrestohen 2 shtetas (bashkëshortë), pasi dhanë dëshmi të rreme, dje, gjatë një procesi gjyqësor në lidhje me vrasjen e 2 shtetasve, në vitin 1997, në Mirditë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, vunë në pranga shtetasit:

V. P., 53 vjeçe, dhe A. P., 57 vjeç, banues në Lezhë, bashkëshortë, për veprën penale “Dëshmia e rreme”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dje, gjatë një procesi gjyqësor në Gjykatën e Lezhës, kanë dhënë dëshmi që bien në kontradiktë me dëshmitë e tyre të mëparshme, në lidhje me rrethanat e ngjarjes së ndodhur në vitin 1997, në fshatin Rrasfik, Mirditë, ku shtetasi Gj. L. (vëllai i shtetases V. P.), ka vrarë me armë zjarri, motrën dhe bashkëshortin e saj, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Autori i kësaj ngjarjeje po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Qarku Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin M. P., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar bashkëjetuesja e tij 35 vjeçe, e pajisur me urdhër mbrojtjeje, se 44-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. O., 63 vjeç, banues në fshatin Juban, pasi u konstatua se kishte kryer punime ndërtimi, pa leje;
-A. H., 33 vjeç, banues në fshatin Vukatanë, pasi ka kallëzuar një shtetase 37 vjeçe, se 33-vjeçari e ka fyer dhe shqetësuar nëpërmjet celularit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka filluar procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Th., 52 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Veprime që lehtësojnë trafikimin”, pasi dyshohet se në cilësinë e administratorit të një kompanie në Shkodër, i ka ofruar kurse dhe dokumente, shtetasit A. S., 22 vjeç, nga Afganistani, i cili është pasjisur me vizë pune false.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër -Velipojë”, shtetasi P. M., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Ai po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit K. Gj., 24 vjeç, banues në Dobraç, E. K., 18 vjeç, banues në Shkodër dhe një 16-vjeçar, pasi u konstatuan duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

DVKM Gjirokastër/Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Tentoi të kontrabandonte mallra të ndryshme, në Shqipëri, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije dhe vihet në pranga 58-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti që drejtonte 58-vjeçari dhe mallrat.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavije, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin H. M.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mallra (dhjetëra steka me cigare, produkte mishi dhe produkte të tjera), pa fatura shoqëruese, të cilat ky shtetas tentoi t’i kontrabandonte në Shqipëri, për t’i shitur.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm ngadetyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, pasi më datë 14.10.2025, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë duke transportuar kundrejt pagesës, me automjet, 4 shtetas të huaj që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. L., 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Po këta specialistë kryen ekzekutimin e masës “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit A. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, i ekstraduar nga shteti italian.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. G., 67 vjeç, banues në Himarë, pasi është konstatuar, në zonën e Potamit, duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin S. I., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kapën dhe vunë në pranga shtetasin K. K., 30 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vunë në pranga shtetasen M. N., 62 vjeçe, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-A. B., 25 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa;
-B. S., 36 vjeç, pasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. D., pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetas, në rrjete sociale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. T. dhe B. T., pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin E. D., të cilit gjithashtu i kanë dëmtuar automjetin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin M. M.;
-shpallën në kërkim shtetasit D. D. dhe I. D., pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur dhe kanë goditur me grushte, shtetasit E. A. dhe J. A.. Punohet për kapjen e shtetasve D. D. dhe I. D..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. D., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me send të fortë, shtetasin F. Xh.;
-S. Xh. dhe O. Xh., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëra-tjetrën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3:
-ekzekutuan urdhrin e Gjykatës, për ndalimin e shtetases A. B., 29 veçe, e cila është dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;
-arrestuan shtetasin A. K., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka kundërshtuar me dhunë, 1 punonjës policie;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. L., pasi dyshohet se nëpërmjet zhurmës që kanë shkaktuar marmitat e automjeteve që riparonte në servisin e tij, është prishur qetësia publike në zonë;
-shpallën në kërkim shtetasin K. L., pasi dyshohet se nuk ka kryer pagesën për akomodimin në një subjekt. Punohet për kapjen e shtetasit K. L.;
-shpallën në kërkim shtetasen O. Xh., 46 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur një kasafortë me para dhe sende personale, në banesën e bashkëjetuesit të saj. Punohet për kapjen e kësaj shtetaseje, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin I. K., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur disa veshje të një shtetaseje, të cilën gjithashtu e ka kanosur për të mos kallëzuar në polici;
-arrestuan shtetasin M. S., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 14 shtetas të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. P., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin E. M.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin Y. H..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
-K. L., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një banesë;
-Sh. Sh., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë shoqërimit në komisariat, ka goditur punonjësin e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6:
-ndaluan shtetasin në kërkim, F. M., 34 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. P. dhe K. B., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njeri-tjetrin;
-shpallën në kërkim shtetasin A. S., 51 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin O. N., i cili është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 51-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Sh., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin B. P..

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-E. L.,38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-M. B., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Më datë 15.10.2025, në fshatin Dritas, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur automjeti i shtetases L. L. dhe motomjeti i shtetasit L. L.. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Më datë 14.10.2025, janë vjedhur me thyerje, disa pajisje, në automjetin e shtetasit Sh. D.. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.

Më datë 14.10.2025, shtetasi A. V. kallëzoi se i kanë sjellë një njoftim për pagesën e tarifës për një automjet të regjistruar në emër të subjektit që përfaqëson. Punohet për gjetjen e mjetit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi, pasi, duke drejtuar automjetin tip “Ford” në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me automjetin e shtetasit E. V. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në fshatin Macukull, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Ditën e djeshme, shtetasja F. N., banuese në Maqellarë, ka kallëzuar se i kanë vjedhur disa sende në banesë dhe një shumë parash. Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. Xh., 52 vjeçe, banuese në Roskovec, pasi dyshohet se ka falsifikuar nënshkrimin e vëllait të saj, në një certifikatë pronësie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. B., 80 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij;
-H. R., 59 vjeç dhe S. R., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Hamil, pasi dyshohet se në tokat bujqësore në fshatin Sektor Seman, janë konfliktuar me punonjësit e një firme ndërtimi, për të mos i lejuar të kryejnë punime, me pretendimin se toka është pronë e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin L. G., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka marrë me forcë në automjet, një shtetase me të cilën ka patur lidhje intime, dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-I. Sh., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-M. D., banues në Korçë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve te Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte;
-për tre shtetas 15 vjeç, pasi për motive të dobëta, kanë dëmtuar pasqyrat e 2 automjeteve të parkuara në lagjen nr. 2.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. S., 44 vjeç, banues në Ersekë, pasi u kap duke transportuar me mjetin e tij (zetor), lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetaset Z. S., 63 vjeçe dhe R. P., 67 vjeçe, banuese në fshatin Symiz, pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë vjedhur produkte bujqësore të një 43-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. L., 56 vjeç, me profesion avokat, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari (aktualisht në IEVP Shënkoll), duke përdorur prokurorën që ia ka marrë duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur lehtë një këmbësor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në fshatin Rremenj, Pogradec, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, për shtetasin A. F., 36 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet se në muajin mars 2025, plagosi me mjet prerës (thikë), një 85-vjeçar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. T., 32 vjeç, banues në fshatin Velabisht, pasi kishte me vete një sasi të vogël Cannabisi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 71 vjeç, banues në fshatin Lumas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetas 66 vjeç.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Q., 30 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për prodhim/shitje narkotikësh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive.

Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet.

Ndërkohë gupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Identikiti”.

Operacioni, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë.

Lokalizohet në Tiranë dhe vihet në pranga, një shtetas me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i implikuar në një sërë veprimtarish kriminale.

Më datë 29 gusht 2025, i armatosur dhe i maskuar me skafandër motomjeti, ai tentoi të vidhte në një argjendari në Shkodër.

Në momentin e ndalimit, 29-vjeçari kishte me vete sasi Cannabisi.

Në banesën që ai kishte marrë me qira, në Tiranë, me qëllim fshehjen, mbante pa leje, 1 armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu, në këtë banesë u gjetën 2 maska silikoni, municion luftarak, 3 pajisje për grirjen e lëndës narkotike, si dhe 550 dollarë (kartëmonedha false).

Arrestohen për përkrahje të 29-vjeçarit, 2 shtetasit që lëviznin me të, në automjet, në momentin e kapjes.

Në kuadër të operacionit “Identikiti”, shërbimet e DFPO-së, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, dhe të Komisariatit të Policisë nr 4, Tiranë, bazuar në informacionet e marra, kapën në lagjen “5 Maji”, Tiranë, duke lëvizur me një automjet tip “Audi”, dhe vunë në pranga shtetasit F. B. alias F. B., 29 vjeç, Xh. D., 21 vjeç dhe E. E., 19 vjeç.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi F. B. alias F. B. u vu në pranga sepse Gjykata e Shkodrës më datë 30.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i tentativës për të vjedhur në një argjendari, në lagjen “Vasil Shanto”, ku hyri më datë 29.08.2025, i armatosur dhe i maskuar me skafandër motomjeti.
Gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.
Më tej, gjatë kontrollit në banesën që kishte marrë me qira, në Tiranë, u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 2 maska, municion luftarak, 3 pajisje për grirjen e lëndës narkotike, 550 dollarë (kartëmonedha false), shumë lekësh dhe aksesorë, të cilat u sekuestruan së bashku me 2 automjete dhe me 1 celular.

Ndërkaq, në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. D. dhe E. E., për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ishin pasagjerë në automjetin e të kërkuarit, në momentin e ndalimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Dibër/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Skaneri”.

U kap në flagrancë, gjatë transportimit të mallrave që kishte kontrabanduar nga RMV-ja, vihet në pranga 42-vjeçari.

Në pranga dhe 1 doganier i degës Bllatë, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit, ka lejuar kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vihet në hetim 1 tjetër doganier i kësaj dege, i dyshuar për shpërdorim të detyrës.

Sekuestrohen mallrat, automjeti me të cilin transportoheshin, si dhe shuma parash në valuta të ndryshme.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për një rast të kontrabandimit nëpërmjet PKK Bllatë, të mallrave të ndryshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Skaneri”.

Në kuadër të operacionit:
-u vu në pranga shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në fshatin Maqellarë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja të ardhurave”;
-u vu në pranga shtetasi A. L., 51 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Degën Doganore Bllatë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 50 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier në Degën Doganore Bllatë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në territorin e njësisë administrative Maqellarë, u ndalua automjeti tip “Opel” që drejtonte 42-vjeçari. Nga kontrolli në automjet u gjetën mallra (kuti me detergjentë dhe materiale për paketim) të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Nga hetimet e mëtejshme për këtë rast, dyshohet se 2 doganierët kanë shpërdoruar detyrën, duke favorizuar 42-vjeçarin, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Mirditë/Vijon operacioni policor i koduar “Processing”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Nga hetimet janë identifikuar 3 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 2 shtetasit e arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, që u zhvillua 1 javë më parë.

Arrestohen 3 shtetasit (2 prej tyre vëllezër).

Sekuestrohen 40 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Processing”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të DVP Lezhë, kanë finalizuar fazën e dytë të këtij operacioni, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Nga hetimet janë identifikuar shtetasit M. Z. dhe E. Z. (vëllezër) dhe A. R., të cilët dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike dhe kanë prodhuar lëndë narkotike, me qëllim shitjen, në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. P., të arrestuar 1 javë më parë, në kuadër të fazës së parë të operacionit të koduar “Processing”, gjatë së cilës u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe u asgjësuan 220 bimë narkotike të kultivuara në fshatin Shtuf, Mirditë.

Gjatë fazës së dytë, shërbimet e Policisë kanë gjetur afër një banese të vjetër në fshatin Shëngjergj, Mirditë, dhe kanë sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare që dyshohet se përdoreshin nga autorët për veprimtarinë kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. R., 33 vjeç, banues në Mirditë; M. Z., 34 vjeç, banues në Mirditë; dhe E. Z., 38 vjeç, banues në Mirditë.

Operacioni policor i koduar “Processing” vijon, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.