Raporti i ngjarjeve, 14 tetor 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë natës ka dëmtuar xhamat e një kopshti fëmijësh.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., 19 vjeç, banues në Moravë, pasi në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë), një shtetas të mitur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Pogradec

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari, në Pogradec, Policia identifikon dhe arreston dy 16-vjecarë.

Policia gjen armën e zjarrit kallashnikov që ata e mbanin të fshehur në varrezat e qytetit, municion luftarak dhe një dorezë metalike.

Njëri nga 16-vjeçarët, i proceduar penalisht më parë, për plagosje me thikë.

Në vijim të punës së pandërprerë për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë siguruar informacion për dy shtetas të mitur që mbanin armë zjarri dhe dyshohet se kishin qëlluar në drejtim të një banese, në muajin maj 2025, kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, kapën dhe vunë në pranga shtetasit M. K. dhe J. H., të dy 16 vjeç, banues në Pogradec.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K., në lagjen nr. 1, u gjetën 1 dorezë metalike (përforcues grushti), një sasi municioni luftarak dhe një gëzhojë arme zjarri model 56.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas posedonin një armë zjarri automatik, të cilën e mbanin të fshehur në një varr në varrezat e qytetit të Pogradecit. Gjithashtu, nga hetimet u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 11.05.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Dhunimi i varreve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, gjatë 72 orëve të fundit

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. A., 41 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se nuk ka arkëtuar një shumë parash, në llogarinë e subjektit ku është e punësuar si ekonomiste.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasit D. T., 31 vjeç, R. A., 57 vjeç dhe J. A., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 28 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte, ka përplasur në rrugën “Taulantia”, biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi M. R., 78 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën;
-I. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se motomjeti që drejtonte, është përplasur me kamionin që drejtonte shtetasi S. Ç.. Si pasojë është dëmtuar 36-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Gj. D., 44 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur vëllanë e tij;
-D. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur;
-E. M., 48 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj të mitur;
-N. P., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka marrë portofolin e një shtetasi, i cili kishe rënë në ambientet e një lokali.

Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin Z. P., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar ish-bashkëjetuesja e tij, se ka marrë djalin e tyre të mitur, përkohësisht, dhe nuk e ka kthyer më. Punohet për kapjen e 34-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh shpallën në kërkim shtetasin N. S., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka marrë para një shtetase, për një produkt në subjektin e tij, të cilin nuk ia ka ofruar. Punohet për kapjen e 36-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. B., 65 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 42-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, E. R., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi më datë 09.10.2025, ka vjedhur pajisje, në banesën e një shtetaseje. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet e vjedhura. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Në vijim të informacionit të dhënë rreth largimit nga banesa, më datë 09.10.2025, të shtetasit H. H., informojmë se ai u gjet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe deklaroi se ishte larguar me dëshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Njoftim
Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore së futbollit “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit.
Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në:
•Rrugën “Dervish Hima”;
•Rrugën “Gjergj Filipi”;
•Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
•rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse.
Gjithashtu, apelon për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, t’iu binden udhëzimeve të punonjësve të Policisë, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Penaliteti”.

✅Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar për krime ekonomike.
Të dy të ndaluarit, shtetas me precedentë penal.

✅Gjithashtu, vihet në pranga 1 shtetas i kërkuar për dhunë në familje.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i kontrolleve periodike dhe atyre të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin “Penaliteti”, në kuadër të të cilit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, Z. Sh.(Rr.), 35 vjeç (me precedent jashtë vendit, për krime ekonomike dhe krime kundër personit), pasi dyshohet se ka vjedhur para dhe sende me vlerë, në disa banesa dhe subjekte;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, M. V., 34 vjeç (me precedent për vjedhje), pasi gjatë muajit shtator 2025, dyshohet se ka vjedhur xhirot ditore në 2 subjekte (në njërin prej të cilëve, ishte i punësuar);

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, J. Xh., 43 vjeç, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. G., 22 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke bërë manovra me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit fizik, 22-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin A. V., 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin T. V., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. S., banues në Shkodër, dhe më pas është larguar me automjet.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. B., 75 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
-F. M., 67 vjeç, banues në fshatin Zues, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Ai mori ndihmë mjekësore në spital dhe u largua në banesë;
-P. L., 66 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa;
-një 17-vjeçar, pasi u konstatua duke drejtuar një motomjet elektrik pa targa;
-A. K., 71 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për rastet e mëposhtme:
-dje, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, shtetasi Gj. D., 21 vjeç, banues në fshatin Hot, duke drejtuar automjetin, dyshohet se gjatë një parakalimi të gabuar, ka humbur kontrollin dhesi pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Pas ekzaminimeve në Spitalin Rajonal Shkodër, ai është dërguar për shërbim më të specializuar në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-dje, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, shtetasi R. P., 26 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin kamionçinë, dyshohet se për shkak të mosruajtjes së distancës me automjetet e tjera, ka goditur automjetin që drejtohej nga shtetasi G. N., 71 vjeç, banues në Gramsh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit, shtetasi R. P., dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi K. P., të cilët kryen ekzaminimet në spital dhe u larguan në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. Z., 54 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 53 vjeç, se 54-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit, ka shitur rreth 5 dynym tokë në fshatin Bushat, Vau i Dejës, pronë e kallëzuesit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. K., 74 vjeç, banues në Pulaj, pasi ka kallëzuar shtetasi K. P., 35 vjeç, banues në Itali, se 74-vjeçari po punon në tokën në pronësi të tij, në fshatin Pulaj.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. K., 22 vjeç, dhe A. H., 24 vjeç, me detyrë inxhinierë, si dhe punohet për shoqërimin e shtetases E. K., 55 vjeçe, me detyrë administratore e një firme ndërtimi, pasi në Sauk të Ri, duke punuar në fasadat e një objekti të kësaj firme, ka rënë nga lartësia punëtori A. E., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•M. B., pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit shtetasen A. H.;
•K. Z., pasi me vetëgjyqësi ka marrë xhiron ditore në subjektin ku punonte, me pretendimin se i takonte asaj, për shkak se nuk ishte paguar rregullisht nga punëdhënësi;
•R. M., D. K., G. M. dhe E. D., pasi në rrugën “Muhamed Llagami”, në një parking, janë konstatuar duke gjeneruar muzikë me volum të lartë, duke prishur qetësinë publike, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për ta ulur muzikën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•N. Ll., pasi ka kanosur shtetasen Z. H.;
•R. Gj., për mosbindje të urdhrit të punonjësit të policisë;
•një të mitur, pasi ka kanosur me fjalë shtetasen V. P.;
•F. L., pasi në dyqanin e tij është gjetur dhe sekuestruar një orë e dyshuar e vjedhur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•B. P., pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin M. H.;
•S. G., pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasen E. Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. V., pasi dyshohet se ka shkaktuar zhurma akustike me automjetin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., pasi dyshohet se ka pushtuar tokën në pronësi të shtetasit B. D.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin K. B., 51 vjeç, pasi u kap jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
•arrestuan shtetasin M. M., 47 vjeç, pasi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me 3 automjete, duke shkaktuar vetëm dëme materiale;
•arrestuan shtetasin D. H., 31 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. H., pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë, është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 13.10.2025:
•është dërguar për mjekim shtetasi Dh. K., 55 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, në banesë, ka tentuar të vetëvaret. Aktualisht, ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
•është dërguar për mjekim një 23-vjeçar, pasi dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, në banesë, ka dëmtuar veten me një mjet prerës. Aktualisht, ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
•shtetasi Y. Xh. kallëzoi se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. Xh. (Sh.), 38 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj;
•shtetasja A. S. kallëzoi se është shqetësuar në celular nga një numër i panjohur. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 31 vjeç, banues në Fier, pasi posedonte doza Kokaine.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. H., 62 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje;
-K. K., 64 vjeç, banues në Poloni, pasi dje, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtuan lehtë, 3 pasagjerë në këtë automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. Z., 33 vjeçe, banuese në fshatin Adë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas 79 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. Sh., 41 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të dhënë sqarime në Komisariat, rreth një konflikti;
-një shtetas 17 vjeç, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht, me një shtetas 14 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin K. A., 30 vjeç, banues në Korçë, caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit“.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-F. H., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-O. R., banues në fshatin Borovë, pasi u kap duke transportuar me automjetin e tij, lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin H. M., 31 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, pasi dyshohet se ka kanosur një 39-vjeçar, nëpërmjet celularit, për motive të dobëta.

Speçialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Z., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur lehtë një këmbësore.

Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 44 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se posedonte një mjet prerës (thikë) dhe 2 krehra automatiku, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimin penal për shtetasin K. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Shëngjin, ka përplasur shtetasen D. Gj., 49 vjeçe, banuese në Lezhë, e cila po merr mjekim në Spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. A., 63 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit në subjektin që ai administron, u konstatuan punonjës të pasiguruar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. N., 63 vjeç; D. Ll., 55 vjeç; A. B., 61 vjeç; G. M., 36 vjeç; F. T., 41 vjeç; M. K., 30 vjeç; A. Gj., 32 vjeç; K. P., 49 vjeç; V. Q., 57 vjeç; A. S., 43 vjeçe, të gjithë banues në Mirditë, pasi dje pasdite, gjatë një proteste që kanë zhvilluar në Spaç, kanë penguar kalimin e automjeteve dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Elbasan/Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u finalizua në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Fast”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete, 13 celularë dhe DVR.

Vihen në pranga 14 shtetasit që i posedonin, të cilët u kapën në flagrancë në një lokal në Bradashesh.

Shtetasit e arrestuar, me precedent kriminal të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve (recidivistë), si dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë siguruar informacion për një rast të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni, është organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Fast”.

Në kuadër të operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. T., 39 vjeç, H. M., 25 vjeç, A. K., 49 vjeç, M. S., 47 vjeç, B. M., 53 vjeç, J. M., 30 vjeç, A. D., 49 vjeç, E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë;
-T. Z., 52 vjeç, S. M., 46 vjeç, E. C., 36 vjeç, E. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, B. H., banues në Itali dhe një 17-vjeçar (djali i shtetasit T. Z.).

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit T. Z., në fshatin Bradashesh, ku ndodheshin këta 14 shtetas. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën 3 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete , 13 celularë dhe DVR.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të arrestuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të kryera në bashkëpunim.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ghosts”.
Operacioni u zhvillua nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe Forcat Speciale “RENEA”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në pranga 37-vjeçari nga Shijaku, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për krime kundër personit.

Gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, strukturat operacionale të Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ghosts”.

Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në afërsi të Liqenit të Thatë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. A. alias A. A., 37 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit

Ekstradohet nga Dubai, një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për krime të rënda kundër disa personave.

Si rezultat i bashkëpunimit konsistent të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Abu Dhabi, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të shtetasit shqiptar A. Sh. alias D. Sh..

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:

-“Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. N.;

-“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit A. M., si dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit A. L. (P. M.);

-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e dyshuar e kryer në bashkëpunim me shtetasit P. D., E. S., B. P., J. M. dhe R. R., në dëm të shtetasve A. N. dhe A. L. (P. M.), vepra penale këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-“Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi A. Sh. alias D. Sh. është i implikuar në ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2019, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku disa shtetas që lëviznin me automjet, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit A. M., A. N. dhe A. L.. Si pasojë humbi jetën shtetasi A. M., si dhe u plagosën shtetasit A. N. dhe A. L..

Tiranë/Goditje të njëpasnjëshme kundër prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që shitnin lëndë narkotike Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Njëri prej të arrestuarve e kishte fshehur lëndën narkotike që do të shiste, te një vendparkim automjetesh, në afërsi të vendit të kapjes.

I arrestuari tjetër, përveç lëndës narkotike, posedonte dhe 2 armë të ftohta.

Sekuestrohen lënda narkotike, armët e ftohta dhe një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës.

Në vijim të punës operacionale, punës hetimore dhe asaj operative, me fokus identifikimin dhe vënien në pranga të shtetasve të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan shtetasit:

-K. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa. Nga kontrollet e mëtejshme, në zonën përreth vendit të kapjes së shtetasit K. B., u gjet e fshehur te një vendparkim automjetesh, një sasi e kësaj lënde që dyshohet se i përkiste 26-vjeçarit, me qëllim shitjen;

-S. S., 27 vjeç, të cilit gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen. Më tej, gjatë kontrollit iu gjetën 2 armë të ftohta, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.