Tiranë/Goditje të njëpasnjëshme kundër prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që shitnin lëndë narkotike Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Njëri prej të arrestuarve e kishte fshehur lëndën narkotike që do të shiste, te një vendparkim automjetesh, në afërsi të vendit të kapjes.
I arrestuari tjetër, përveç lëndës narkotike, posedonte dhe 2 armë të ftohta.
Sekuestrohen lënda narkotike, armët e ftohta dhe një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës.
Në vijim të punës operacionale, punës hetimore dhe asaj operative, me fokus identifikimin dhe vënien në pranga të shtetasve të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan shtetasit:
-K. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa. Nga kontrollet e mëtejshme, në zonën përreth vendit të kapjes së shtetasit K. B., u gjet e fshehur te një vendparkim automjetesh, një sasi e kësaj lënde që dyshohet se i përkiste 26-vjeçarit, me qëllim shitjen;
-S. S., 27 vjeç, të cilit gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen. Më tej, gjatë kontrollit iu gjetën 2 armë të ftohta, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.