Gjirokastër/Vijojnë takimet në shkolla, në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”

Gjirokastër/Vijojnë takimet në shkolla në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, ndihmësspecialistët e DVP Gjirokastër zhvilluan një orë sensibilizuese me nxënësit e gjimnazit “Siri Shapllo”, në qytetin e Gjirokastrës, mbi temën e trafikimit të personave të rritur dhe të miturve.

Gjatë kësaj ore, së bashku me oficerët e sigurisë dhe psikologen e shkollës, u diskutua për viktimat e mundshme të trafikimit dhe reagimin fillestar për mbrojtjen e tyre.

Nxënësit u informuan për shenjat dhe treguesit e trafikimit tek fëmijët dhe të rriturit, format në të cilat shfaqet, mënyrat si mund të denoncohet tek organet e policisë, bashkëveprimi me shoqërinë, agjencitë dhe institucionet e ngarkuara për luftimin e këtij fenomeni.

Nxënësit treguan interes duke kërkuar më shumë informacion dhe duke iu drejtuar pyetje punonjësve të policisë, të cilët iu shpërndanë atyre, edhe disa fletëpalosje me këshilla konkrete.

✅ Takime të tilla do të zhvillohen edhe në shkolla të tjera, në ditët në vijim.

#Çdo_fëmijë_meriton_një_mundësi_të_re!

#Thuaji_STOP_trafikimit!