Tiranë/Vijojnë takimet në shkolla, në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”

Tiranë/Vijojnë takimet në shkolla në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me institucionet arsimore, po zhvillon një sërë takimesh ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut Tiranë, në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.

Gjatë takimeve, punonjësit e Policisë zhvillojnë biseda të hapura me nxënësit, prezantojnë shembuj praktikë dhe shpërndajnë materiale informuese për t’i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë pasojat që sjell dhuna dhe sjelljet e papërshtatshme.

Policia e Tiranës mbetet e përkushtuar të vijojë këtë program në të gjitha shkollat e qarkut, me synimin për të ndërtuar një mjedis shkollor më të sigurt, gjithëpërfshirës dhe mbështetës për çdo të ri.

#PoliciShkollë ‍♂️‍♀️
#TëGjithëBashkë
#PërNjëMjedisTëSigurt