Korçë/Kreu parakalim të gabuar, ndëshkohet me gjobë 12 000 lekë dhe me zbritje të 10 pikëve nga leja e drejtimit, drejtuesi i automjetit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Kreu parakalim të gabuar, ndëshkohet me gjobë 12 000 lekë dhe me zbritje të 10 pikëve nga leja e drejtimit, drejtuesi i automjetit.

Pas publikimit të një videoje në faqen “Harta Digjitale e Aksidente Rrugore”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer parakalim të gabuar në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Golik”, shërbimet e Policisë Rrugore të Korçës kanë kryer verifikimet për rastin.

Nga verifikimi u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi V. V., banues në Tiranë. Në bazë të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit u gjobit me 12 000 lekë dhe me zbritje të 10 pikëve nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Korçës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë raste të tilla, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në përputhje me ligjin.