Raporti i ngjarjeve, 11,12,13 tetor 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. K., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin A. M., për motive të dobëta;
-O. N., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas 51-vjeçar, për shkak të një borxhi të pashlyer;
-L. A. dhe A. A., pasi me vetëgjyqësi kanë dëmtuar bravat e dyerve të 2 apartamenteve, për të cilat janë në proces gjyqësor me shtetasin B. A..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas të mitur, pasi kanë kanosur nëpërmjet celularit, një 18-vjeçar, dhe më pas, 2 prej tyre kanë goditur me grushte një 19-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. J., 34 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, pasi me automjetet që kanë parkuar paralelisht në një hapësirë të përbashkët, kanë penguar rrugëkalimin e banorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
-B. Gj., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-E. L., 19 vjeç, dhe për një 16-vjeçar, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. A., 21 vjeç, A. A., 25 vjeç, dhe për 4 shtetas të mitur, pasi dje, te pedonalja e Bathores, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, kanë pësuar dëmtime, dyshohet me mjet prerës, 5 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-B. B., 44 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, dyshohet në gjendje të dehur, ka përplasur 3 automjete, me pasojë dëme materiale;
-Xh. O., 33 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PKK Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rolet”.

Fshehën në kamionët që drejtonin, 5 shtetas shqiptarë që synonin të dilnin ilegalisht jashtë shtetit, arrestohen 2 shtetas.

Njëri prej të shtetasve të fshehur në kamionë, në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me mbi 7 vjet e gjysmë burgim, për vjedhje në Itali, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Sekuestrohen kamionët, mjete identifikimi dhe celularë.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, si dhe si rezultat i administrimit të shpejtë dhe profesional të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit finalizuan operacionin “Rolet”.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit G. Xh., 48 vjeç dhe E. B., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në kamionët që drejtonin, në dalje të Republikës së Shqipërisë, u gjetën të fshehur 5 shtetas shqiptarë.

Nga verifikimet e mëtejshme në kuadër të këtij operacioni dhe nga shkëmbimi i informacionit ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, rezultoi se njëri prej 5 shtetasve që synonin të dilnin ilegalisht jashtë shtetit, konkretisht shtetasi Indrit Lleshi alias Ibrahim Lleshi, 34 vjeç, i lindur në Dibër, ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Ankonës, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet, 6 muaj e 9 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 34-vjeçari u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Durrës

Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 9”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi kolumbian, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetase kolumbiane që kishin marrë me qira një apartament, në lagjen nr. 18, Durrës, për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike.

Procedohen penalisht pronari i apartamentit, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”, dhe 3 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.

Sekuestrohen një sasi kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 5 celularë dhe pasaportat e 2 shtetaseve të arrestuara.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, përgjatë 3 javëve, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 9”. Në kudër të këtij operacioni:

– u shpall në kërkim shtetasi D. G., 28 vjeç, banues në Kolumbi, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-u arrestuan në flagrancë shtetaset M. A., 24 vjeçe, Y. C., 24 vjeçe, të dyja banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
-nisi procedimi penal për pronarin e apartamentit, shtetasin V. R., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-nisi procedimi penal për shtetasit M. S., E. B. dhe A. H., për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi kolumbian ka trafikuar shtetase kolumbiane në Shqipëri, me qëllim shfryrtëzimin e tyre për prostitucion. 2 shtetase kolumbiane (të arrestuarat) kishin përshtatur një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 18, Durrës, për të ushtruar prostitucion. Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: sasia e lëndës narkotike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 5 celularë dhe pasaportat e 2 shtetaseve të arrestuara.

Vijon puna për kapjen e shtetasit D. G. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. F., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka përndjekur ish të fejuarën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka pluguar një sipërfaqe toke që është pronë e një subjekti.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Fier, pasi posedonte doza Cannabisi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Kreu parakalim të gabuar, ndëshkohet me gjobë 12 000 lekë dhe me zbritje të 10 pikëve nga leja e drejtimit, drejtuesi i automjetit.

Pas publikimit të një videoje në faqen “Harta Digjitale e Aksidente Rrugore”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer parakalim të gabuar në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Golik”, shërbimet e Policisë Rrugore të Korçës kanë kryer verifikimet për rastin.

Nga verifikimi u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi V. V., banues në Tiranë. Në bazë të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit u gjobit me 12 000 lekë dhe me zbritje të 10 pikëve nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Korçës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë raste të tilla, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në përputhje me ligjin.

Qarku Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë ndaluan shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u kap në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, pasi Gjykata e Pogradecit e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin P. C., 50 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-S. M., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin A. M.;
-N. M., 50 vjeç dhe L. B., 82 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi shtetasi N. M., duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte 82-vjeçari. Si pasojë është dëmtuar 82-vjeçari, i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë refeuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. T., 49 vjeç, banues në Leskobik, pasi dyshohet se i ka vjedhur disa bagëti të imëta, një 59-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit J. Q., 32 vjeç, dhe P. Ç., 36 vjeçe, banues në Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur me fjalë një 44-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi kanë kallëzuar shtetasit:
-D. Z., 34 vjeç, banues në Maliq, se ka harruar celularin në një institucion financiar dhe kur është kthyer, nuk e ka gjetur;
-Th. C., 23 vjeç, se është kanosur në rrjetet sociale, nga një 70-vjeçare, për një pronë për të cilën janë në proces gjyqësor.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.10.2025, për kallëzimin e shtetasit Gj. B., për vjedhjen e disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e tij, bëjmë me dije se pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve u identifikua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Korçë, për të cilin nisi procedimi penal.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 05.10.2025, për goditjen me grushte të një 37-vjeçari, bëjmë me dije se pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për autorët e dyshuar të rastit, shtetasit R. H., 31 vjeç dhe K. J., 31 vjeç, banues në Korçë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Sheldi, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasja L. A., 86 vjeçe, banuese në fshatin Kroni, është rrëzuar aksidentalisht në banesë dhe si pasojë është dëmtuar. Ajo po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit H. S., 61 vjeç, dhe Xh. S., 58 vjeç, të dy banues në Fushë Arrëz, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi shtetasi H. S. ka bllokuar me automjetin e tij, rrugën përpara banesës së shtetasit Xh. S., ndërsa ky i fundit ka bllokuar rrugën që të çon te prona e shtetasit H. S.

Më datë 12.10.2025, ka kallëzuar shtetasja D. Sh., 60 vjeçe, se i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e saj, në fshatin Golem, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur:
-një 17-vjeçar, pasi drejtonte pa leje drejtimi, një motomjet pa targa;
-një 14-vjeçar, pasi drejtonte pa leje drejtimi, një motomjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PKK Kakavijë

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 13 200 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 31-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit H. J., ku u gjetën 13 200 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin H. J., 31 vjeç, banues në Berat. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden 4002 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe 510 gramë të kësaj lënde në formën e boçes.

Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, vijojnë me intensitet kontrollet në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:

Në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4002 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe 510 gramë lëndë të dyshuar narkotike në formën e boçes.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë:
-për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Nënmavriq, shtetasin L. L.; kryetarin e fshatit Leknikaj, shtetasin K. K.; kryetarin e fshatit Kuje, shtetasin D. V.; kryetarin e fshatit Vuksanaj, shtetasin K. Gj.;
-për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, për kryetarin e fshatit Palaj, shtetasin K. K..

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

PKK Morinë

Nuk deklaroi shumë e parave në hyrje në PKK Morinë procedohet 38- vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 15 600 Euro.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar M. B., 38 vjeç, banues në Gjilan, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik të shtetasit M. B., shërbimet e Policisë i gjetën 15 600 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Kamëz/Informacion paraprak.

Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur.

Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 24 vjeç, banues në Lezhë, pasi, në datë 12.10.2025, rreth orës 07:30, tek mbikalimi i Patokut ka ndodhur një aksident rrugor me dëme materiale, ku janë përfshirë automjeti që drejtohej prej tij dhe automjeti me drejtues shtetasin E. K., 40 vjeç. Pas kryerjes së testit të alkoolit, shtetasi M. H. ka rezultuar në gjendje të dehur.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. D., 76 vjeç, banues në Kurbin, pasi në rrugën Sanxhak, Kurbin, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, është vetëdëmtuar. Shtetasi H. D. ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori për “Vlerësim”, pasi shtetasi K. L., 68 vjeç, banues në Lezhë, ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi L. L., 38 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa.
Vijon puna për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. Z., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi ditën e djeshme, në fshatin Kafaraj, shtetasi F. T., 81 vjeç, dyshohet duke drejtuar biçikletën, ka rënë në një kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen K. M., 19 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se ka dëmtuar mobilje në banesën e bashkëshortit me të cilin është në proces divorci.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, për “Vlerësim”, pasi shtetasi K. L., 68 vjeç, banues në Lezhë, ka bërë kallëzim se djali i tij, shtetasi L. L., 38 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa. Vijon puna për gjetjen e tij.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. D., 76 vjeç, banues në Kurbin, pasi në rrugën Sanxhak, Kurbin, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, është vetëdëmtuar. Shtetasi H. D. ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Kurbin/ Rreth orës 07:30, tek mbikalimi i Patokut, ka ndodhur një aksident rrugor me dëme materiale, ku janë përfshirë automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin M. H., 25 vjeç, dhe një autobus, me drejtues shtetasin E. K., 40 vjeç.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit “Audi”, shtetasi M. H., ka rezultuar në gjendje të dehur.

Ky shtetas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme procedurale.

Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit

Finalizohet operacioni policor i koduar “STORM 8”.

Operacioni u zhvillua pas 3 javësh hetime, me metoda proaktive.

Zbulohet në lagjen nr. 13, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion.

Kishin marrë me qira një apartament dhe e shfrytëzonin për prostitucion; evidentohen dhe vihen në pranga 2 shtetase kineze dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas një hetimi trejavor të ndjekur me metoda proaktive për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, në bashkëpunim me Prokurorinë, u finalizua operacioni policor i koduar “STORM 8”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në rrugën “Venecia”, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset M. Y., 41 vjeçe, dhe L. H., 48 vjeçe, të dyja shtetase kineze.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucion”, tre shtetas nga Librazhdi, Durrësi dhe Burreli, që u gjetën në apartamentin e marrë me qira nga dy shtetaset kineze.

Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetases kineze J. L., 53 vjeçe, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, pesë aparate celularë, nëntë karta banke të bankave të ndryshme të Republikës së Kinës, një bllok shënimesh, etj.

Këto shtetase kishin marrë me qira një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës për qëndrim, ndërsa në rrugën “Venecia”, në Iliria, Plazh, kishin marrë me qira një tjetër apartament, të cilin e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetaset e huaja janë arrestuar edhe më parë nga shërbimet e DVP Durrës, për të njëjtat vepra penale, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në rrugën “Lule Bore”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin D. Q., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, është përfshirë në një ngjarje rrugore me dëme materiale.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
•I. P., 69 vjeç, banues në fshatin Postribë, dhe J. H., 59 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet e tyre pa leje drejtimi;
•V. G., 65 vjeç, banues në fshatin Kullaj, pasi duke drejtuar motomjetin e tij në gjendje të dehur, në aksin rrugor “Guci-Shtoj i Vjetër”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është vetërrëzuar, duke u dëmtuar lehtë;
•N. M., 61 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi shtetasja Xh. C., 31 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, ka pirë një sasi ilacesh dhe ndohet  në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. T., 43 vjeç, N. T., 40 vjeç, dhe M. T., 45 vjeç, të tre banues në fshatin Reç i Ri, pasi shtetasja M. Q., 60 vjeçe, banues në fshatin Reç i Ri, ka bërë kallzim se këto tre shtetas nuk e kanë lejuar të bëjë rrethimin e pronës së saj në fshatin Razëm, për të cilën janë në konflikt pronësie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë-Arrëz referuan materialet në Prokurori për njoftim mbi faktin, pasi dje shtetasi Xh. S., 58 vjeç, banues në qytetin Fushë-Arrëz, ka bërë kallëzim se vëllai i tij, shtetasi H. S., 61 vjeç, nuk zbaton marrëveshjen e bërë me gojë për shkëmbimin e pronave.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasit:

– S. T., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Dhimitër Konomi”, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
– V. F., 41 vjeç, banues në Moldavi, pasi në vendin e quajtur “Petrolifera”, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:

– A. H., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 37-vjeçare;
– D. S., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë një motor.

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht për veprën penale “Vetëgjyqësia” shtetasin K. B., 39 vjeç, banuese në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Lungomare”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, duke kryer vetëgjyqësi, ka penguar shtetasin E. K., 30 vjeç, të ndërtojë në një hapësirë toke, edhe pse ky i fundit është i pajisur me leje ndërtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin B. A., 67 vjeç, banues në fshatin Vrion, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi H. N., 64 vjeç, se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash dhe nuk ia ka kthyer ende.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 40 vjeç, banues në fshatin Qesarat, Memaliaj, pasi në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. T., 65 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin zvicerian C. W., 50 vjeç. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin D. Q., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, është përfshirë në një ngjarje rrugore me dëme materiale.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
•I. P., 69 vjeç, banues në fshatin Postribë, dhe J. H., 59 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet e tyre pa leje drejtimi;
•V. G., 65 vjeç, banues në fshatin Kullaj, pasi duke drejtuar motomjetin e tij në gjendje të dehur, në aksin rrugor “Guci-Shtoj i Vjetër”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është vetërrëzuar, duke u dëmtuar lehtë;
•N. M., 61 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi dje, në lagjen “Mark Lula”, në një qendër, shtetasja Xh. C., 31 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, është helmuar nga përdorimi i një sasie barnash farmaceutike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. T., 43 vjeç, N. T., 40 vjeç, dhe M. T., 45 vjeç, të tre banues në fshatin Reç i Ri, pasi shtetasja M. Q., 60 vjeçe, banues në fshatin Reç i Ri, ka bërë kallzim se këto tre shtetas nuk e kanë lejuar të bëjë rrethimin e pronës së saj në fshatin Razëm, për të cilën janë në konflikt pronësie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë-Arrëz referuan materialet në Prokurori për njoftim mbi faktin, pasi dje shtetasi Xh. S., 58 vjeç, banues në qytetin Fushë-Arrëz, ka bërë kallëzim se vëllai i tij, shtetasi H. S., 61 vjeç, nuk zbaton marrëveshjen e bërë me gojë për shkëmbimin e pronave.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Shkodër

Shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Shkodrës, kapen në flagrancë me kanabis në automjet dhe vihen në pranga dy shtetas.

Sekuestrohet lënda narkotike, së bashku me automjetin që përdornin këta shtetas për këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i kontrolleve të kryera, bazuar në të dhënat e siguruara nëpërmjet rrugëve operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kapën në flagrancë dy shtetas, të cilët po qarkullonin me automjet me qëllim shitjen e lëndës narkotike kanabis. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve A. Sh. dhe A. B., si dhe gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. Sh., 21 vjeç, dhe A. B., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Kurbin / Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive në fushën e narkotikëve

Posedonte lëndë narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, me qëllim shpërndarjen, vihet në pranga një 24-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikëve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetin e Laçit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Citroen”, që drejtohej nga shtetasi D. P.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë dhe kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti tip “Citroen” dhe një aparat celular.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi D. P., 24 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës për shtetasin në kërkim O. T., 33 vjeç, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit shtetasin H. Xh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. Ç., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen Dh. Sh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
– Y. B dhe A. B, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. H dhe I. M, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit R. D., 59 vjeç dhe P. Sh., 29 vjeç, pasi automjeti që drejtonte 59-vjeçari është përplasur me automjetin që 29-vjeçari e drejtonte pa leje. Si pasojë është dëmtuar 29-vjeçari i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e qarkullimit rrugor vunë në pranga shtetasit:
-I. N., 25 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar automjetin. Nga verifikimet rezultoi se e drejtonte automjetin në gjendje të dehur;
-K. P., 30 vjeç, A. S., 45 vjeç, D. V, 22 vjeç, B. K., 22 vjeç, F. D, 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-F. K., 37 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi motomjetit që dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur dhe është rrezuar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
-I. H., 32 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B, pasi automjeti me drejtues shtetasin R. B, është përplasur me automjetin me drejtues 32-vjeçarin, të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur. Si pasojë është dëmtuar bashkëshortja e 32-vjeçarit, e cila pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë;
-A. J., 24 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 15 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Fier/Zbulohet një bazë kriminale në lagjen “Kastriot”, ku mbahej arsenal armësh, pjesë armësh dhe municioni, me qëllim shitjen te kontigjenti kriminal për kryerjen e krimeve kundër personit.

Sekuestrohen 13 armë zjarri (3 prej tyre të modifikuara për shënjestër optike dhe për silenciator), 2 silenciatorë, dhjetëra karikatorë dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier janë informuar nga gazetarë të emisionit investigativ “Piranjat”, se 1 shtetas me të cilin ata kishin komunikuar në kuadër të punës së tyre, posedonte pa leje, 1 armë zjarri.
Menjëherë pas informacionit, strukturat hetimore dhe operacionale të Policisë së Fierit kanë organizuar punën për të zbardhur autorësinë dhe rrethanat e rastit.

Si rezultat i kësaj pune, u lokalizua shtetasi i dyshuar, konkretisht M. R., 38 vjeç, banues në Fier, i cili u ndalua teksa lëvizte me automjet, në lagjen “Kastriot”. Nga kontrolli në automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë që posedohej pa leje dhe një shumë parash rreth 3 mijë e 500 euro.

Në vijim, shërbimet e Policisë kanë kryer hetime të thelluara mbi veprimtarinë kriminale të 38-vjeçarit, dhe si rezultat kanë mundësuar zbulimin e një banese (aktualisht të pabanuar), në lagjen “Kastriot”, të cilën ky shtetas e përdorte si bazë armësh, pjesësh armësh dhe municioni, dyshohet për t’ua shitur grupeve kriminale.

Nga kontrolli në këtë ambient, janë gjetur dhe sekuestruar:
-10 armë zjarri automatikë, 3 nga të cilët, të modifikuar me shënjestër optike dhe me vend filetimi për silenciator;
-1 armë zjarri pistoletë;
-1 armë zjarri pistoletë automatike;
-2 silenciatorë;
-9 karikatorë automatiku;
-3 karikator pushke;
-2 krehra pistolete;
-sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., dhe ndërkohë vijojnë të kryejnë hetime, në koordinim me Prokurorinë e Fierit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Krujë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë), nën drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bashkëpunimi”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 28 vjeç, me detyrë trupë shërbimi/patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Policisë Fushë-Krujë, si dhe shpallën në kërkim vëllain e tij, shtetasin Ç. L., 36 vjeç.

Këta shtetas dyshohen se janë autorë të kultivimit të 65 bimëve narkotike, të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, në dy parcela të ndodhura në një zonë pyjore të njësisë administrative Cudhi, Krujë.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij të ushtruar në banesën e 28-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri, njëra prej të cilave pa leje, si dhe një sasi municioni luftarak.

Vijon puna për kapjen e 36-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një i mitur brenda territorit të një shkolle duke mbajtur në dorë një send në dukje armë, ju bëjmë me dije se:

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin e tij, një 15-vjeçar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sendin në dukje armë që shfaqej në video, e cila rezultoi të ishte lodër.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet në bashkëpunim me strukturat përkatëse, për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

Shebenik, Librazhd

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut ️, Policia iu erdhi në ndihmë 2 turistëve nga Zvicra.

Salla Operative e Komisariatit të Policisë Librazhd mori njoftim se një çift turistësh kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Librazhdit u nisën drejt zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët. Në mbështetje të tyre shkuan edhe punonjës të zonave të mbrojtura.

Pas disa orësh kërkime, turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët falënderuan punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë, si dhe punonjësit e zonave të mbrojtura.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë ️.

#angazhimpërkushtim‍♂️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëshërbimtëqytetarëve‍♀️

 

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 42 vjeç, banues në Skrapar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 21 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Durrësit për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

L. Ll., 25 vjeç, banues në Durrës, sepse gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur një 61-vjeçar;

K. R., 47 vjeç, dhe Rr. R., 44 vjeç, vëllezër, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta një 61-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. K., 41 vjeçe, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë shpallën në kërkim shtetasin F. T., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi kallëzon shtetasja A. R., 20 vjeçe, banuese në Kavajë, se më datë 26.02.2025, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak shpallën në kërkim shtetasin M. K., 28 vjeç, banues në Peqin, pasi dyshohet se më datë 05.10.2025, ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare, banuese në Shijak.
—-
Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në lagjen nr. 17, Durrës, në banesë është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Z., 75 vjeç, banues në lagjen nr. 17. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•A. M., pasi dyshohet se ka mashtruar me qëllim përfitimin e pronësisë mbi një sipërfaqe toke;
•A. C., 36 vjeç, pasi, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash administratores së kompanisë ku punonte, të cilës ende nuk ia ka shlyer;
•R. Sh., pasi ende nuk ka shlyer pagesën për blerjen e disa mallrave në subjektin e shtetasit Gj. Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin G. Xh., 34 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Sh., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me shpullë shtetasin M. O.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
•arrestuan shtetasit V. Xh., 32 vjeç, dhe R. Xh., 29 vjeç, vëllezër, pasi në banesë janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., dhe shpallën në kërkim shtetasin E. L., pasi, për motive të dobëta, shtetasi E. L. ka goditur me grusht shtetasin E. D., i cili më pas ka goditur me grusht babain e shtetasit E. L. Punohet për kapjen e shtetasit E. L.;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. A. dhe A. S., pasi, për motive të dobëta, kanë goditur me grushta shtetasin K. F.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për katër shtetas të mitur dhe një 19-vjeçar, pasi, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Krujë arrestuan shtetasin A. M., 53 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Y. M., 40 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Nga verifikimet përkatëse ka rezultuar se 40-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhënë nga Gjykata e Durrësit.
Më datë 10.10.2025, në banesë, dyshohet se është vetëlënduar me një mjet prerës një 30-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Kufitare Dibër

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. S., 28 vjeç, dhe I. K., 36 vjeç, të dy banues në Bulqizë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Forcës Operacionale të kufirit, në sektorin e piramidës C, në pyllin e fshatit Gjinovec, duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, të cilat i kishin ngarkuar në një kamionçinë.

Lënda drusore, së bashku me automjetin dhe dy motorsharra, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e çdo krimi kufitar, si dhe të çdo paligjshmërie që tentohet të kryhet në kufirin e gjelbër.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-U. B., 36 vjeç, banues në Pogradec, dhe K. H., 32 vjeç, banues në fshatin Mesmal, pasi u kapën në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, duke transportuar me mjetet e tyre lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundraligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-E. R., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. R., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. P., 65 vjeç, banues në fshatin Psar, pasi në banesë ka tentuar të vetëvritet, duke dëmtuar të dyja duart me mjet prerës. Aktualisht po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

Korçë/ Më datën 10.10.2025, ka bërë kallëzim shtetasi E. A., se është larguar nga banesa djali i tij 17 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij;

-ka bërë kallëzim shtetasi Gj. B., 73 vjeç, se persona të paidentifikuar, gjatë kohës që nuk ka pasur njeri në banesë i kanë vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, së Korçës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

• Z. N., 66 vjeç, banues në fshatin Nënshat, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;

• D. H., 19 vjeç, banues në Koplik, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. A., 41 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja V. V., 36 vjeçe, se 41-vjeçarja, nëpërmjet mashtrimit, nuk i ka paguar kontributet shoqërore dhe taksat e Bashkisë Shkodër, duke i shkaktuar një dëm financiar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në fshatin Vukatan, dyshohet se, për shkak të një defekti elektrik, ka rënë zjarr në një automjet në lëvizje, me drejtues shtetasin D. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Luf. Për pasojë, është djegur pjesërisht automjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Statcionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në fshatin Luarzë, për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. U., 43 vjeç. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

-Më datë 10.10.2025, ka kallëzuar shtetasi Gj. V., 65 vjeç, banues në fshatin Lohë e Sipërme, se është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi P. V., 57 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve operacioni policor i koduar “Bulevardi”.

Kapet në bulevardin “Nënë Tereza” dhe vihet në pranga një 22-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në zonën e Kamzës.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë që iu gjet 22-vjeçarit gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, një peshore elektronike, një automjet dhe një aparat celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 22 vjeç, banues në Valias.

Në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin 22-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, peshoren elektronike dhe aparatin celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PKK Muriqan

Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së shtetasin Spartak Joanu., 56 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin I. Sh., 64 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 75 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore, ka kanosur dhe fyer Kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. O., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi posedonte doza Cannabisi.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. A., 51 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ushtronte aktivitetin tregëtar i pa regjistruar në organet tatimore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin F. A., 33 vjeç, banues në fshatin Allambres, Dimal, pasi në banesë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. P., 45 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar lehtë një shtetase 56-vjeçare.

Ditën e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Berat shtetasja E. B., 35 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj 18-vjeçare dhe ka humbur kontaktet me të. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Spanja, 1 shtetas që akuzohet nga GjKKO, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë.

Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Madrid, u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

J. D., 34 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se shtetasi J. D. ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
• E. B., 30 vjeç, banues në Rrëshen, pasi në afërsi të urës së Fanit kishte rrethuar një sipërfaqe toke, duke e kthyer në parking për mjete të tonazhit të rëndë me materiale inertesh, pa lejet përkatëse;
• P. P., 50 vjeç, banues në Rrëshen, pasi kishte rrethuar me murë betoni një sipërfaqe toke, pa lejen përkatëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
• S. R., 70 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor “Lezhë–Milot” u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe i papajisur me leje drejtimi.

⁠Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.