Kurbin/Posedonte lëndë narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, me qëllim shpërndarjen, vihet në pranga një 24-vjeçar.

Kurbin/Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive në fushën e narkotikëve

Posedonte lëndë narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, me qëllim shpërndarjen, vihet në pranga një 24-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikëve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetin e Laçit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Citroen”, që drejtohej nga shtetasi D. P.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë dhe kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti tip “Citroen” dhe një aparat celular.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi D. P., 24 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.