Elbasan / Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese me nxënësit e shkollave ♂️
Në kuadër të zbatimit të programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, punonjësit e Policisë së Drejtorisë Vendore Elbasan, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla dhe mësuesit kujdestarë, organizuan takime ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare.
♀️ Aktivitetet u zhvilluan në shkollat: “Onufri”, “Ali Agjahu”, “Jeronim de Rada” dhe “Bardhyl Popa”, ku u bashkëbisedua për çështje si:
Parandalimi i dhunës dhe bullizmit
Siguria në internet dhe rrjetet sociale
Mbrojtja nga trafikimi i fëmijëve
Krijimi i një mjedisi të sigurt brenda dhe jashtë shkollës
Gjatë prezantimeve, punonjësit e Policisë shfrytëzuan materiale ilustrative, video dhe fletëpalosje informuese, duke i ofruar nxënësve shembuj praktikë mbi pasojat që sjell dhuna, bullizmi dhe keqpërdorimi i internetit.
#SiguriaEPërTëRinjtë
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë ♂️