PKK Rinas
Arrestohet gjatë tentativës për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, një shtetas i dënuar në Brazil, për vrasje.
Si rezultat i verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan provizorisht, në hyrje të vendit, shtetasin brazilian Alex Fernado Vioti, 51 vjeç, banues në Itali.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2023, Gjykata e Goiania, Brazil, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Brasilia, me qëllim ekstradimin e 51-vjeçarit, në Brazil.
Durrës
Vodhën një motomjet në port, me vlerë 2500 euro; kapen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar.
Dy të arrestuarit ishin me detyrë për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit.
Sekuestrohet motomjeti i importuar nga Zvicra.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që shpallen në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjeve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:
F. A., 45 vjeç, dhe
G. D., 47 vjeç,
të dy banues në Durrës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një motomjet të importuar nga Zvicra, me vlerë rreth 2500 euro, në pronësi të shtetasit K. K.
Motomjeti është vjedhur brenda ambienteve të portit të Durrësit, ndërkohë që të dy këta shtetas ishin me detyrë funksionale për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, duke shpërdoruar detyrën.”
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. A., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në aksin rrugor “Hamallaj – Hidrovor”, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte pa leje, dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë, 40-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kapën shtetasin e shpallur në kërkim B. M., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 04.10.2025 ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij. Pas konsultimit me prokurorin, për 54-vjeçarin nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-kapën shtetasen D. M., 31 vjeçe, pasi Gjykata e Durrësit, në muajin shkurt, 2025, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Rr., 29 vjeç dhe E. M., 37 vjeçe, bashkëjetues, banues në Kavajë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Më pas, dyshohet se shtetasja E. M. ka tentuar të dalë nëpërmjet dritares, në ballkonin e banesës, ku është rrëzuar dhe është dëmtuar. 37-vjeçarja është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. H., 59 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka shkuar në banesën e një 54-vjeçareje, pa dëshirën e kësaj të fundit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-R. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, në dorë, babanë e tij;
-E. K., 35 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 42 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. P., 53 vjeç, banues në fshatin Pirrë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Kukës
Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasin I. V., 42 vjeç, banues në Kukës, i dënuar më parë për dhunë në familje, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij 34 vjeçe, se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj dhe ndaj 3 fëmijëve të tyre të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Z., 72 vjeç, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave është pajisur me një vërtetim pronësie pët një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit F. V.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. D dhe L. D, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin T. B.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M, pasi në Rrugën e Arbërit, është konstatuar duke hedhur dhera në kundërshtim me ligjin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin A. V;
-shpallet në kërkim shtetasin R. F, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj ish-bashkëshortes. Punohet për shoqërimin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Q dhe E. C, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6:
-arrestuan shtetasin B. R., 66 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 18-vjeçar dhe për një 20-vjeçar, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një 17-vjeçar;
-shpallën në kërkim shtetasin E. D, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit Sh. G.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. R., 81 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nipit të tij, të cilit iu plotësua urdhëri i mbrojtjes së menjehershme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Krujë arrestuan shtetasit A. M., 40 vjeç, F. M., 33 vjeç dhe A. M., 37 vjeç, kushurinj, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Më datë 07.10.2025, janë paraqitur për mjekim në spital shtetaset Xh. O., 31 vjeçe, K. M., 25 vjeçe dhe E. A., 20 vjeçe, pasi dyshohet se në banesat e tyre përkatëse, kanë konsumuar mbidozë medikamentesh. Aktualisht ato janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë:
-arrestuan shtetasin I. S., 26 vjeç, pasi u kap jashtë banesë, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata;
-referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. Z., 32 vjeç, pasi dyshohet si autor i vjedhjes së disa vegla pune në një subjekt në fshatin Panaja. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti” u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-R. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, në dorë, babanë e tij;
-E. K., 35 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 42 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. P., 53 vjeç, banues në fshatin Pirrë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, ka kallëzuar shtetasi H. Xh., 73 vjeç, banues në Shkodër, se shtetasi G. A., banues në Shkodër, i ka prishur rrjetën që rrethonte pronën e tij dhe i ka vjedhur disa materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin M. R., 64 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi ka kallëzuar shtetasi Z. R., 74 vjeç, banues në fshatin Koplik i Sipërm, se shtetasi M. R. i ka dëmtuar rrethimin e tokës së tij, në fshatin Koplik i Sipërm.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi P. A., 55 vjeç, se shtetasi N. A., 65 vjeç, banues në fshatin Lëpushë, i ka zaptuar banesën dhe truallin e tij, në fshatin Lëpushë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim pasi ka kallëzuar shtetasi P. D., 61 vjeç, banues në fshatin Koman, se dyshon që shtetasja P. Gj., 58 vjeçe, i ka dëmtuar rrjetën që rrethon pronën e tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin F. R., 24 vjeç, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 06.10.2025, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Q. Ç., 34 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-Sh. M., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. D., 39 vjeç, pasi dyshohet se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje fyese, në celular, një 64-vjecari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për dy 17-vjeçarë, pasi kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte, për motive të dobëta.
Më datë 06.10.2025, ka kallëzuar shtetasja Z. L., 59 vjeçe, se në muajin nëntor 2024, ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj, shtetasin B. L., 67 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Dje, është paraqitur në spitalin e Librazhdit, një 17-vjeçar, pasi nuk është ndjerë mirë. Ai mori mjekim dhe u largua në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore. Vijonë hetimet për verifikimin e rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F.T., 62 vjeç; G.K., 60 vjeç; A.T., 35 vjeç, banues në Klos, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar me shtetasin A.P., me qëllim pengimin e punimeve për ndërtimin e një Hec-i.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen Xh.K., 21 vjeçe, banuese në Maqellarë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar një shtetase të mitur, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna dje, për dy aksidente rrugore, bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Xh. N., 27 vjeçe, banuese në Kurbin, e cila në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, dyshohet se aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin V. K., 75 vjeç;
-E. K., 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili në aksin rrugor “Mamurras-Milot”, dyshohet se aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin V. L., 43 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan shtetasin J. I., 20 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gjyshit të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.