Kurbin / Informacion paraprak
Më datë 06.10.2025, rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Mamurras–Milot”, automjeti që drejtohej nga shtetasi E. K., 38 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin V. L., 43 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. L. ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Durrës/Informacione paraprake
-Në ambientet e portit të Durrësit, shtetasi D. M., 24 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar.
Shtetasi D. M. është transportuar në Spitalin e Traumës dhe po merr ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
—-
-Në rrugën “Egnatia”, shtetasi M. S., 63 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur shtetasen V. S., 75 vjeçe, këmbësore.
Shtetasja V. S. është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po kryhen veprimet procedurale me drejtuesin e automjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. D., 34 vjeç, banues në Vlorë, sepse më datë 05.10.2025, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka thyer me sende të forta xhamat e automjetit të shtetasit E. A.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan shtetasin N. M., 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Skënderbeu” u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, gjatë 48 orëve të fundit
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan shtetasin F. H., 33 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e tij, shtetasin E. H., 30 vjeç, sepse 33-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tyre, ndërsa 30-vjeçari është konfliktuar me shtetasin F. H.;
-shpallën në kërkim shtetasit I. F., 45 vjeç dhe G. D., 47 vjeç, të dy banues në Durrës, me detyra përkatesisht vinçier dhe punonjës i sigurisë portuale, në portin e Durrësit, pasi dyshohet se më datë 01.10.2025, në ambientet e doganës, kanë vjedhur 1 motomjet. Punohet për kapjen e 2 shtetasve;
-shpallën në kërkim shtetasin B. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij. Punohet për kapjen e 54-vjeçarit;
-kapën shtetasin V. Gj., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se më datë 3 tetor 2025, ka goditur me grushte, një 44-vjeçar, për motive të dobëta. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që 32-vjeçari të procedohet në gjendje të lirë;
-kapën shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se nuk ka kthyer një automjet të marrë me qira, më datë 24.09.2025. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që 25-vjeçari të procedohet në gjendje të lirë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një ambient sportiv publik;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. B., 29 vjeç, pasi iu gjetën në celular, faqe aktive për vënie bastesh sportive;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë gjatë tentativës për të futur lëndë piroteknike, në stadiumin ku do të luhej ndeshja e futbollit “Teuta – Bylis”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. L., 35 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, si dhe i ka dëmtuar automjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. M., 23 vjeç dhe E. M., 50 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 50-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 65 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i është caktuar për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi dyshohet se kanë vjedhur sende, në një banesë aktualisht të pabanuar;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e datës 04.10.2025, te mbikalimi i Vorrozenit, ku shtetasja M. M., 40 vjeçe, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të hidhet nga mbikalimi. Në lidhje me rastin u njoftuan shërbimet sociale të bashkisë, me qëllim ofrimin e ndihmës së integruar për këtë shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. C., 29 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se më datë 09.09.2025, ka kanosur një 28-vjeçar, për t’i dhënë automjetin, ndërsa më datë 05.10.2025, për motive të dobëta, ka goditur me grusht, drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte në aksin rrugor “Tiranë – Durrës”, si dhe kur është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, Tiranë, ka deklaruar si të vetin, identitetin e vëllait të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. Dh., 37 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-A. M., 41 vjeç, M. Gj., 38 vjeç, E. Gj., 40 vjeç, banues në Gjirokastër dhe M. Ç., 61 vjeç, banues në Zagori, për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, pasi dyshohet se kanë shkelur Moratoriumin e Gjuetisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 armë gjahu, që ata i mbanin me leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, pasi dje, është gjetur pa shenja jete, në lumin Vjosa, shtetasi G. L., 62 vjeç, banues në Këlcyrë. Nga veprimet e para hetimore dyshuar se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në lumë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen T. D., 51 vjeçe, banuese në fshatin Martalloz-Lab, Memaliaj, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 16.09.2025, për kallëzimin e një shtetasi, për largimin nga banesa të babait të tij, shtetasit I. A., 82 vjeç, banues në Gjirokastër, bëjmë me dije se ky shtetas u gjet dhe u kthye në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”. Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, kryer ditën e djeshme, në aksin “Vorë-Maminas”, për motive të dobëta.
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i rastit.
Vihet në hetim 54-vjeçari që e shoqëroi atë, gjatë krimit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, menjëherë pas njoftimit se në aksin rrugor “Vorë-Maminas”, po digjej një automjet, organizuan punën për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësin/t.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Motivi”, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi F. K., 38 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ndezi zjarr te bimët në afërsi të automjetit të parkuar të shtetasit M. Gj.. Si pasojë automjeti i këtij të fundit, u dogj pjesërisht.
Nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se 38-vjeçari shoqërohej gjatë kryerjes së krimit, nga shtetasi A. D., 54 vjeç, për të cilin nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Check point”.
Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike.
U kap në flagrancë duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike kokaine, një shtetasi, vihet në pranga 29-vjeçari.
Vihet në pranga dhe shtetasi që po blinte lëndën narkotike, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sekuestrohen një sasi kokaine, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e saj, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme, që i posedonte 29-vjeçari.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Check point”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Anton Lufi”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin A. A. duke i shitur një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokaine, shtetasit S. Xh.
Nga verifikimet rezultoi se shtetasi S. Xh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. A. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan shtetasit A. A., 29 vjeç dhe S. Xh., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin R. Z., 32 vjeç, pasi ka goditur me grushte dhe me send të fortë, shtetasin A. R., 51 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrance shtetasit:
-A. K., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;
-B. B., 54 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. K., 34 vjeç dhe L. Ç., 37 vjeç, pasi në aksin rrugor “Qukës-Golik”, automjetet që ata drejtonin janë përplasur me njëri-tjetrin. Shtetasi L. Ç. është larguar nga vendi i aksidentit dhe është paraqitur më pas në komisariat. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin F. K..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit O. B., 28 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. Ç., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. H., banues në Fier, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka dëmtuar me sende të forta, banesën e një shtetaseje.
Dje, kallëzoi shtetasja R. M., 67 vjeçe, banuese në Lushnjë, se prej 2 javësh, ishte larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja A. M., 43 vjeçe, e cila sipas deklarimit të 67-vjeçares, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e 43-vjeçares.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për shtetasin A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri, bëjmë me dije se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 30-vjeçarin, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi dyshohet se posedonte pa leje 1 pushkë pneumatike sportive, 12 kapsolla detonatorë, municion luftarak dhe armën e zjarrit automatik me të cilën tentoi të vetëvritej, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shtetasi A. L. po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin D. L., 34 vjeç, banues në fshatin Bushat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. V., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Focës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. F., 19 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, dhe një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë hedhur sende të forta në drejtim të tifozëve, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Vllaznia-Elbasani”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për rastet e mëposhtme:
-dje, ka kallëzuar shtetasi G. A., 57 vjeç, banues në Shkodër, se shtetasi F. L., 66 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, i ka shembur murin e një objekti (magazinë), me pretendimin se është pronë e tij;
-dje, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, me dëmtime në trup, shtetasi N. V., 46 vjeç, i cili ka deklaruar se është rrëzuar nga biçikleta. Punohet për verifikimin e rastit;
-mbrëmjen e djeshme është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi M. Sh., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se ka konsumuar sasi të madhe pije alkoolike. Punohet për verifikimin e rastit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Berat/Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda proaktive, finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Procedimi”.
Dokumentohet veprimtaria kriminale e 2 shtetasve, të cilët në mënyrë të përsëritur, shitnin lëndë narkotike në territorin e qarkut Berat.
Arrestohet një 43-vjeçar, të cilit iu gjetën në banesë, sasi Cannabisi dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Në hetim për të njëjtën veprimtari, një 31-vjeçar.
Si rezultat i hetimeve të ndjekura për disa muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Procedimi”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi J. L., 43 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. M., 31 vjeç, të dy banues në Berat, pasi nga hetimet rezultoi se në mënyrë të përsëritur, kanë shitur doza Cannabisi në territorin e qarkut Berat.
Nga kontrolli në banesën e të arrestuarit, u gjetën sasi Cannabisi (e ndarë në doza të gatshme për shitje) dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.
Nga kontrolli në automjetin që drejtonte i proceduari, u gjet një sasi Cannabisi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në fshatin Blacë, pasi dyshohet se ka fyer një 47-vjeçare dhe ka dëmtuar me send të fortë, derën e banesës së saj.
Devoll/Më datë 04.10.2024, në fshatin Pilur, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit G. B., 63 vjeç, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Korçë/Më datë 05.10.2025, në lagjen nr. 17, ka humbur jetën, në rrugë, shtetasi M. K., 75 vjeç, banues në fshatin Progër. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Korçë/Informacion paraprak – Rreth orës 09:00, ka humbur jetën, në banesë, shtetasi J. Th., rreth 57 vjeç. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet se ai e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni “Flagranca 3”, në vijim të aksioneve të Policisë së Tiranës, kundër armëmbajtjes pa leje.
Lëvizte me pistoletë në automjet, në fshatin Luz, Krujë, arrestohet 38-vjeçari.
Në pranga dhe 2 pasagjerët në këtë automjet, pasi nuk kallëzuan posedimin e armës.
Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, me objektiv identifikimin e shtetasve, të cilët duke lëvizur të armatosur, cenojnë sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, finalizuan operacionin policor të koduar “Flagranca 3”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 38 vjeç, E. D., 34 vjeç dhe I. D., 39 vjeç.
Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 38-vjeçari, në fshatin Luz, Krujë, në të cilin ishin pasagjërë 2 të arrestuarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 04.10.2025, në Komisariatin e Policisë Lezhë, ka kallëzuar shtetasja N. B., 40 vjeçe, banuese në Lezhë, se është larguar nga banesa, djali i saj 15 vjeç. Vijon puna për gjetjen e tij.
–
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Milot–Lezhë”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K. dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Shtetasja Xh. N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 4291 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:
-në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4107 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Nënmavriq, shtetasin L. L.; kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V,; për kryetarin e fshatit Gimaj, shtetasin P. Sh.; për kryetarin e fshatit Abat, shtetasin N. M.; për kryetarin e fshatit Lekaj, shtetasin P. S.
-në territorin e njësisë administrative Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 60 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
-në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 124 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.
Sarandë
Shantazhonte dhe kërcënonte një shtetase në rrjetet sociale, i mori 5000 euro dhe i kërkonte edhe 50 000 euro të tjera, vihet në pranga 44-vjeçarja.
Në vijim të veprimeve hetimore, lidhur me kallëzimin e një shtetaseje, e cila kishte deklaruar se i ishte marrë një shumë parash nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bënë të mundur ndalimin e autores së dyshuar të shpallur në kërkim, shtetases:
Z. H., 44 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Shtërngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Kjo shtetase dyshohet se, përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçareje nga Saranda shumën prej 5000 eurosh dhe vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Klos/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në fshatin Fshat, Klos, janë përplasur me njëri- tjetrin dy automjete me drejtues shtetasit D.K., dhe F.B.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë mbetur të lënduar 4 pasagjerë, që udhëtonin me shtetasin D.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Tiranë
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të personave që mund të qarkullojnë me armë zjarri apo të transportojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacionin e marrë në rrugë operative se një automjet po lëvizte në unazë, në drejtim të TEG-ut, dhe drejtuesi i automjetit mund të ishte i armatosur, rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.
Pas ndalimit të automjetit të dyshuar, shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur drejtuesit të automjetit se ndaj tij dhe automjetit do të ushtrohej kontroll. Në momentin që drejtuesi i automjetit është njohur me urdhrin e Policisë, ka refuzuar urdhrin për kontroll dhe është larguar me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar punonjësit e Policisë që ishin duke komunikuar me të.
Bazuar në informacionin e marrë se ky shtetas mund të kishte armë me vete, në refuzimin për kontroll nga drejtuesi i automjetit dhe largimin me shpejtësi në drejtim të TEG-ut, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit, i cili, për shkak edhe të trafikut të rënduar, ka përplasur 9 automjete dhe 1 motomjet, në të cilin qarkullonin shtetasit E. R., 52 vjeç (punonjës policie jashtë shërbimit) dhe bashkëshortja e tij, shtetasja O. R., 46 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, pas një ndjekjeje intensive, bënë të mundur bllokimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij, shtetasit I. K, alias I. M, alias I. U.
Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë.
Shtetasi I. K., me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 42 vjeç, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se ai ishte pa leje drejtimi, pasi i ishin hequr të gjitha pikët e lejes së drejtimit, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, referuan materialet në Prokurori,
-ku nisi procedimi penal për shtetasit
E. N., 38 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”
S. F., 53 vjeç për veprën penale “Moskallëzim i krimit”
-si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. Z.,41 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Po punohet për kapjen e 41-vjeçarit.
Nga hetimet dyshohet se më datë 03.10.2025, rreth orës 17:00, në qendër të qytetit të Belshit, për motive të dobëta, shtetasit E. N., 38 vjeç, dhe G. Z., 41 vjeç, kanë dëmtuar me shkop druri, xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit S. F., 53 vjeç, dokumentuar edhe me pamje filmike.
Shtetasi S. F. nuk ka bërë njoftim në organet e rendit për ngjarjen në fjalë.
-Më datë 04.10.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se në muajin qershor i është larguar nga banesa djali i saj 16 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Mat
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen F.M., 62 vjeçe, banuese në Burrel, pasi në banesë ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të saj.
—
Ditën e djeshme është marrë informacion se, në një subjekt minerar, në vendin e quajtur “Maja e Drenit”, fshati Cerujë, Klos, ka ndërruar jetë shtetasi H. D., 61 vjeç, banues në Klos.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se më datë 03.10.2025, rreth orës 11:30, shtetasi në fjalë ka qenë duke punuar në galerinë nr. 5 të një subjekti minerar, ku është konstatuar nga punëtorët e tjerë pa ndjenja dhe më pas ka humbur jetën.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja apo dëmtime trupore që mund të lidhen me aksident gjatë punës, dhe paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.
Trupi i 61-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vlerësim të mëtejshëm.
Elbasan
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.
Gjatë kontrollit në banesë, iu gjet dhe sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe peshore elektronike.
Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 35 vjeç.
Ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Në vijim të veprimeve procedurale, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit A. K., ku u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe peshore elektronike.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 35 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. K., 65 vjeç, banues në Maliq, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur lehtë një 64-vjeçar, këmbësor.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
S. Dh., 42 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dyshohet se ka ofenduar dhe goditur një 13-vjeçare, për motive të dobëta;
B. R., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta dhe ka kanosur me thikë një 31-vjeçar, për motive të dobëta;
R. H., 31 vjeç, banues në Korçë, dhe një shtetas ende të paidentifikuar, të cilët janë shpallur në kërkim, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushta një 37-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin V. Sh., alias F. Sh., 35 vjeç, banues në Bilisht, me probleme të shëndetit mendor, pasi për motive të dobëta ka goditur me thikë në fytyrë dhe në dorë xhaxhain e tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. M., 26 vjeç, banues në fshatin Klocë, pasi automjeti që drejtonte rezultoi i vjedhur në shtetin gjerman.
Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Mirditë / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Bisakë, një 51-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Bisakë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 22 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.
Autori i dyshuar, shtetasi Gj. P., 51 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
✅️Lushnjë/Goditën me grushte dhe sende të forta 1 shtetas, vihen në pranga 2 kushërinjtë.
Ditën e djeshme, pas njoftimit të marrë se në një lokal në lagjen “Gafurr Muço”, 2 shtetas kanë ushtruar dhunë ndaj një shtetasi tjetër, menjëhrë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 2 autorëve të dyshuar.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit E. Zh., 35 vjeç dhe M. Zh., 31 vjeç, banues në fshatin Qerret i Ri, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin A. Gj., 52 vjeç, banues në fshatin Jeta e Re, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
✅️Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin O. H., 44 vjeç, banues në Hamil, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë babain e tij, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Collaboration”.
U kapën në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonin me qëllim shitjen në zonën e Kamzës, vihen në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen rreth 700 gram lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 3 aparate celular.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se tre shtetas posedonin një sasi lënde narkotike që do ta shisnin në zonën e Kamzës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Collaboration”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: S. C., 22 vjeç, R. Gj., 22 vjeç dhe një shtetas i mitur, 17 vjeç.
Shërbimet e Policisë lokalizuan tre shtetasit në rrugën “Azem Galica”, Kamëz, të cilëve iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen në këtë zonë. Nga hetimet ka rezultuar se lënda narkotike është siguruar nga shtetasi S. C.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 17-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M. Sh., 56 vjeç, dhe V. Sh., 63 vjeç, të dy banues në Fushë-Mamurras, Kurbin.
Këta shtetas, vëllezër me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike, kanë ofenduar dhe sharë kushërirën e tyre dhe djalin e saj.
Gjithashtu, ata u kanë bllokuar rrugën e lagjes me automjetin e tyre, duke i penguar të kalojnë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.
55 vjeçarja dhe djali i saj 18 vjeçar, u pajisën me urdhër mbrojtjeje.
__
Kurbin / Në fshatin Gjormë, Kurbin, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete shtetasi L. K., 50 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 50-vjeçari është vetëvrarë me armë gjahu.
Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, ka siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri pa leje.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni, është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
B. N., 38 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 1 armë gjahu dhe sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 21:37, në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, një 17-vjeçar, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi F.G., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.
Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Korçë / Informacion paraprak
Rreth orës 15:20, në lagjen nr. 14, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, një shtetase e mitur, rreth 14 vjeçe, e cila aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Lezhë
Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e plagëve në trupin e shtetasit Gj. T., i cili u gjet i pajetë pasditen e djeshme, në afërsi të lumit Mat.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e 65-vjeçarit nuk janë konstatuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri apo mjete prerëse.
Në vijim të informacionit të dhënë për gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit Gj. T., banues në fshatin Pllanë, Lezhë, në afërsi të lumit Mat, ku nga këqyrja paraprake u dyshua se në trupin e tij kishte plagë të shkaktuara nga armë zjarri, sqarojmë se:
Nga veprimet e para hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pllanë, Njësia Administrative Zejmen, Bashkia Lezhë, ku shtetasi Gj. T. ka qenë duke kullotur bagëtitë.
Grupi i posaçëm hetimor ka kryer një sërë veprimesh hetimore e procedurale, si këqyrjen e vendit të ngjarjes, këqyrjen e kufomës, këqyrjen e pamjeve filmike, marrjen e deklarimeve, vendimet e ekspertimit, etj.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme, dhe veçanërisht nga këqyrja e kufomës, ka rezultuar se dëmtimet e konstatuara në trupin e shtetasit Gj. T. nuk janë shkaktuar nga armë zjarri apo mjete prerëse.
U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për hetime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje, e dyshuar aksidentale.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasin I. M., 19 vjeç, banues në Kavajë, sepse në Kavajë, në rrugën “Indrit Cara”, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin Sh. Xh., 63 vjeç, me biçikletë, i cili ndodhet për mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 03.10.2025, rreth orës 22:15, në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, shtetasi H. F., 70 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, e për rrjedhojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. C., 47 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur.
Po këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin V. Gj., 42 vjeç, banues në Durrës, sepse gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 44-vjeçar.
Proceduan penalisht shtetasin F. P., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i një firme ndërtimi, pasi ditën e djeshme, gjatë punës, është aksidentuar dhe ka dëmtuar krahun shtetasi egjiptian I. E., 46 vjeç, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës u largua për në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. S., 43 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 30 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua se kishte ndërtuar një objekt pa lejen e organeve kompetente.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 63 vjeç, banues në Spiten, Lezhë, pasi në fshatin Thirrë, Mirditë, është konstatuar duke transportuar me automjet, lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, në ngarkim të shtetasit T. M., 71 vjeç, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja B. Ll., se është konfliktuar me 71 vjeçarin për motive pronësie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. I., 20 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
A. J., 26 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, pasi dyshohet se ka goditur me grushta një 65-vjeçar, për motive të dobëta;
Th. Z., 63 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, banues në fshatin Dobranj, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
F. S., 74 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se ka kanosur dhe përndjekur 2 punonjëse të shërbimit social të Bashkisë Devoll.
Pogradec – Më datën 03.10.2025, ka kallëzuar shtetasja B. H., se më datën 02.10.2025 është larguar nga banesa vajza e saj 15-vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.
Maliq – Më datën 03.10.2025, ka ndërruar jetë në banesë shtetasi F. D., 66 vjeç, banues në fshatin Zvirinë. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Në vijim të veprimeve hetimore, në kuadër të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2025, në qytetin e Vlorës, ku një 36-vjeçar, O. A., u vetëplagos me armë zjarri dhe shoku i tij, G. M., pas ngjarjes fshehu armën e zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë vijuar veprimet për gjetjen e armës së zjarrit, tip pistoletë, të dyshuar të përdorur në ngjarje.
Arma e zjarrit e cila posedohej pa leje, e markës Ekol Special, u gjet në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në një rrugicë, e fshehur mes luleve, dhe u sekuestrua së bashku me një gëzhojë të gjetur në vendin e ngjarjes. Materialet shtesë do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
– – –
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin A. Z., 34 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe ndaluan, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasin B. K., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 2 të mitura 15-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin J. D., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi L. L., 68 vjeç, se në lagjen “Uji i Ftohtë”, pas një konflikti me fjalë, i ka thyer me gurë xhamat e makinës.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimit të bërë nga emisioni “Piranjat”, se dy shtetas kanë kryer vepra të turpshme në prezencë të fëmijëve të mitur, kanë bërë ndalimin e shtetasve V. Y., 40 vjeç dhe A. Gj., 40 vjeçe, të dy banues në Grecalli, për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi V. Y dhe shtetasja A. Gj., kanë kryer marrëdhënie seksuale në prezencë të 3 fëmijëve të mitur të vëllait të shtetases A. Gj..
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 21 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi posedonte doza Cannabisi.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 72 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin nën efektin e alkolit, është përplasur me një automjet tjetër ku janë shkaktuar dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, banues në Karbunarë,pasi me automjetin që drejtonte pa leje, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik për të ndaluar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D.L., 26 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar cannabis.
-K.K., 23 vjeç, banues në Peshkopi, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar automjetin, ku pasagjer ishte shtetasi D.L.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K.V., 34 vjeç, dhe E.C., 28 vjeç, të dy banues në Maqellarë, pasi në fshatin Xibër, Klos, u kapën duke tregtuar bagëti të trasha, të pamatrikulluara dhe pa certifikatë shoqëruese të origjinës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Sh.I., 65 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke kryer punime për ndërtimin e një objekti, pa u pajisur me leje.
-E.K., 30 vjeç, banues në Dibër, pasi në rrjete sociale ka kanosur një shtetase të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 63 vjeç, banues në Spiten, Lezhë, pasi në fshatin Thirrë, Mirditë, është konstatuar duke lëvizur me automjetin tip “fugon” dhe duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, në ngarkim të shtetasit T. M., 71 vjeç, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja B. Ll., për një konflikt të lindur për motive pronësie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. I., 20 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Fier
Qarkullonin të armatosur dhe nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohet një pistoletë me municion luftarak, automjeti dhe 2 celularë.
Pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet tip “Audi”, lëviznin shtetas të armatosur, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier me mbështetjen dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasditën e djeshme, në lagjen “Apollonia” kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi” me të cilin qarkullonin 2 shtetas. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja kanë tentuar të largohen por janë kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit, në çantën marsup të drejtuesit të automjetit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 aparate celularë.
Në vijim të veprimeve për rastin, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi G. N. alias G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Sulaj, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe shtetasja A. P., 31 vjeçe, banuese në fshatin Portëz, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “SCAMS”
Operacioni u organizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Departamentin për Policinë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Gjatë operacionit, u godit një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për të mashtruar qytetarët evropianë, duke i bindur të investonin në bursa fiktive.
Në pranga u vu administratori i subjektit, ku u gjetën 65210 euro.
Gjithashtu, në pranga u vu edhe një shtetas tjetër, te cilit në banesë iu gjetën 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kundraligjshme.
Procedohen penalisht 38 shtetas të punësuar në call center.
Janë sekuestruar gjithsej 106710 euro dhe 700.000 lekë të rinj, 51 njësi kompjuterike, 14 aparate celular, lista me emrat e klientëve dhe shumave të përfituara, etj.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, bazuar në informacionet e marra se në rrugën “Bardhok Biba”, në një subjekt të licencuar për marketing, suport dhe konsulence në çdo veprimtari të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, po ushtrohej veprimtari e kundraligjshme e Call Centerit me qëllim mashtrimin e qytetarëve evropianë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “SCAMS”.
Në kuadër të operacionit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DPPSH, me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Tiranë, kanë ushtruar kontroll në ambientet e një subjekti me administrator shtetasin K. P., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit u konstatuan 38 operatorë, të cilët dyshohen se mashtronin qytetarë në vende të ndryshme të Evropës për të investuar në bursa fiktive.
Në ambientet e subjektit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
65210 euro pa dokumentacion për vërtetimin e burimit; lista e emrave që i ishte vendosur çdo operatori në momentin e prezantimit me viktimën; lista e shumave që secili operator kishte përvetësuar me anë të mashtrimit; lista e objektivave të vendosura nga menaxherët dhe bonuset që merrnin operatorët në bazë të objektivave, ku për muajin tetor ishte 1.5 milionë euro; 51 njësi kompjuterike dhe 14 aparate celular.
Në vijim të operacionit, janë ushtruar kontrolle në banesat e bashkëpunëtorëve të afërt të shtetasit K. P., dhe nga kontrollet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj në banesën e shtetasit M. H., 38 vjeç, pa dokumentacion të burimit të të ardhurave.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. P. dhe M. H.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda”; “Punësim i paligjshëm”; “Fshehje të ardhurash”; “Mospagim i taksave dhe tatimeve”; dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Tiranë
Vodhi në lokal, çantën e një klienti, identifikohet dhe kapet menjëherë pas krimit.
Gjendet e fshehur në një rrugicë në afërsi të lokalit, çanta me një shumë të konsiderueshme eurosh në të.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri”, i kishin vjedhur çantën me një shumë eurosh në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe kapën autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasin A. G., 65 vjeç.
Gjithashtu, gjetën të fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, çantën me shumën e eurove, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. G.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Skajet”.
✅Në 2023, posedonte armë zjarri (me fishek në fole) dhe 2 dokumente false (autorizime për hyrje në institucione), kapet 43-vjeçari.
✅Goditi me grusht, pasi e mashtroi për pagesën, drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, arrestohet 42-vjeçari
Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore, të kryera menjëherë pas marrjes së indicieve në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin “Skajet”, gjatë të cilit:
-u kap shtetasi K. Gj, 43 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ky shtetas është arrestuar nga Policia e Tiranës, në vitin 2023, në kuadër të operacioni “Speciali”, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, si dhe prezantohej me dokument të falsifikuar, si punonjës i forcave speciale të Policisë. Nga dënimi, 43-vjeçarit i duhet të vuajë 1 vit, 8 muaj e 15 ditë burgim;
-A. Q., 42 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, goditi me grusht drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte, të cilin gjithashtu e kishte mashtruar se do t’i sillte pagesën për udhëtimin. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 42-vjeçari aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.