Tiranë/Zhvillohen takime me nxënësit, në zbatim të programit “Siguria e të rinjve”

Tiranë/Vijon programi “Siguria e të rinjve”.

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me institucionet arsimore, po vijon takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun Tiranë, në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.

Në këto takime, punonjësit e Policisë bashkëbisedojnë me nxënësit për tema që lidhen ngushtë me jetën e tyre të përditshme, si parandalimi i dhunës në shkollë, rreziqet e dhunës në internet, dhuna me bazë gjinore, bullizmi dhe bullizmi online, si dhe siguria dhe përdorimi i shëndetshëm i internetit.

Nxënësve u shpërndahen fletëpalosje informuese dhe materiale ilustruese, ndërsa ata shohin përmes prezantimeve multimediale shembuj konkretë mbi pasojat e dhunës, bullizmit dhe keqpërdorimit të internetit.

Këto takime kanë për qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve dhe krijimin e një mjedisi shkollor më të sigurt e gjithëpërfshirës.

#PoliciShkollë ‍♂️‍♀️
#tëgjithëbashkë
#përnjëmjedistësigurtë