Raporti i ngjarjeve, 3 tetor 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit V. T., 37 vjeç, banues në Durrës dhe shtetasin A. Gj., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasit:
-N. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një pajisje, në një klinikë private;
-A. H., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se nuk ka kthyer automjetin e marrë me qira.
Punohet për kapjen e 2 shtetasve dhe për sqarimin e rrethanave të rasteve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. P., 44 vjeç, sepse gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 2 mjete prerëse (thika) që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin I. C., 62 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, djalin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin N. A., 45 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një banesë në fshatin Fllakë.

Më datë 02.10.2025, shtetasi M.Sh, ka bërë kallzim se në banesë në kohën kur nuk kishte njeri, i kanë vjedhur një pajisje, bizhuteri dhe një shumë parash. Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar automjeti me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët dhe vijon puna për gjetjen e automjetit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Rrjeti”

Në vijim të njoftimit të dhënë më parë për zhvillimin dhe finalizimin e operacionit policor “Rrjeti”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST, ju informojmë se:

Aktualisht, në Kolumbi ndodhen Prokurori i çështjes dhe drejtues të strukturave hetimore të DVP Tiranë, të cilët po marrin pjesë në operacionin e përbashkët ndërkombëtar me homologët kolumbianë.

Gjatë zhvillimit të operacionit në Kolumbi janë arrestuar 10 shtetas, të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni u mundësua me mbështetjen e projektit EU4FAST (EU Support to Strengthen the Fight against Migrant Smuggling and Trafficking in Human Beings in the Western Balkans) dhe Western Balkans Criminal Justice (WBCrimJust), në bashkëpunim me EMPACT (European Multidisciplinary Platform Against Criminal Threats).

Operacioni policor i koduar “Rrjeti” vijon.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
•M. T., 23 vjeç, banues në fshatin Bishan, pasi më datë 02.10.2025, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
•M. M., 31 vjeçe, pasi dyshohet se, nëpërmjet telefonit, ka kërcënuar me mesazhe bashkëshortin e saj.
•K. P., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një përforcues grushti.
•S. D., 52 vjeç dhe R. B., 27 vjeç, banues të dy në Vlorë, pasi në lagjen “10 Korriku” janë konfliktuar fillimisht fizikisht me njëri-tjetrin, dhe më pas shtetasi S. D., me sende të forta, ka dëmtuar edhe automjetin në pronësi të shtetasit R. B.
Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim në Prokurori, pasi në spitalin e Vlorës ka marrë ndihmë mjekësore një shtetas i mitur, 17 vjeç, i cili ka deklaruar se gjatë drejtimit të një skuteri është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime trupore, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 01.10.2025, në fshatin Tërbaç, janë konstatuar nga një bari i zonës disa mbetje kockore (e dyshuar kafkë njerëzore), të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim. Vijon puna për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit
Specialistët e Sektorit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin E. V., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale me një tjetër automjet.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 40 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. G., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka përvetësuar në mënyrë të paligshme dhe më pas e ka shitur motomjetin e shtetasit Sh. H., 58 vjeç;
-F. K., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në vendin e quajtur “Kashtëbardhë”, automjeti me drejtues shtetasin E. F., 38 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 52 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dëmtuar dy drejtuesit, dhe pasagjerja A. K., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Souvenirs”, zbardhen dhe dokumentohen 2 raste vjedhjeje suveniresh në qytet.
Vodhi suvenire me vlerë 40 000 lekë në dy stenda në Sarandë, kapet dhe ndalohet 34-vjeçari.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Souvenirs”, në vijim të veprimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, bënë të mundur dokumentimin e 2 rasteve të vjedhjes në Sarandë, si dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit:
•E. M., 34 vjeç, banues në Sarandë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 01.10.2025, gjatë natës, ka vjedhjur disa suvenire me vlerë rreth 40 000 lekë, në stendën e shtetasit S. L. dhe në stendën e shtetasit B. S.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e sendeve të vjedhura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

DVP Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Night”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve së veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta.

Vihet në pranga 35-vjeçari, që shiste kokainë dhe kanabis në zonën e Himarës.

Sekuestrohen 91 doza kokaine dhe 9 doza kanabisi gati për shitje.

Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Night”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë, në Himarë, shtetasi A. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që ky shtetas drejtonte, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
• sasi me lëndë narkotike kokainë në 91 doza.
• sasi me lëndë narkotike kanabis në 9 doza.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasi siguronte sasinë e lëndëve narkotike, e ndante atë në doza me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Operacionale”, në automjetin në të cilin ishte pasagjer, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. X., 26 vjeç, banues në Cërrik, drejtuesi i automjetit ku u gjet sasia e kokainës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nga hetimet dyshohet se kishte dijeni për lëndën narkotike që posedonte shtetasi G. Sh., por nuk ka kallëzuar në organet kompetente;
-A. X., 62 vjeç, babai i 26-vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një thikë ushtarake.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin B. L., 65 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. A., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e vëllait të tij;
-A. M., 26 vjeçe, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin A. K., 39 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Bashkëpunim intensiv me partnerët ndërkombëtarë, për goditjen e trafikimit të qenieve njerëzore, më qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Finalizohet pas 8 muajsh hetime, operacioni policor ndërkombëtar “Rrjeti”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST.

Goditet një grup kriminal që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri.

Ekzekutohen në Shqipëri, masa sigurie (7 prej tyre “Arrest në burg”), për 9 pjesëtarë të grupit kriminal.

Arrestohet në Kolumbi, organizatori i grupit, shtetas kolumbian.

Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit.

Procedohen penalisht 48 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.

Zbulohet një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, ku akomodoheshin dhe shfrytëzoheshin për prostitucion, disa nga shtetaset e huaja.

Sekuestrohen shuma parash, 7 celularë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në kuadër të një hetimi proaktiv të nisur në muajin shkurt 2025, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Rrjeti”, me objektiv goditjen e një grupi kriminal që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri, nëpërmjet platformave online.

Në kuadër të operacionit:
-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: A. A., 43 vjeçe, R. M., 53 vjeç, D. B., 39 vjeç, M. Sh., 28 vjeç, D. S., 37 vjeç, I. G., 35 vjeç dhe K. N., 25 vjeç;
-u ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore”, për shtetasit Z. B., 25 vjeç dhe K. C., 29 vjeç;
-u shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit kriminal.

Gjithashtu, u arrestua në Kolumbi, organizatori i veprimtarisë kriminale, shtetasi L. B., 25 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se:
-shtetasi L. B., kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe në organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas ato detyroheshin të ushtronin prostitucion. Në rast refuzimi, L. B. ushtronte presion dhe kërcënime ndaj vajzave dhe familjarëve të tyre në Kolumbi. Ky shtetas bashkëpunonte me shtetasin D. S., për sigurimin e kushteve për akomodimin e vajzave dhe menaxhimin e rrjetit të prostitucionit;

-shtetasi I. G. kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë, si vend për akomodomin e vajzave dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion;

-shtetasit A. A. dhe K. N. shfrytëzonin për prostitucion, disa shtetase nga Kazakistani, të cilat i strehonin në këtë hotel;

-shtetasi D. B. iu jepte lëndë narkotike disa vajzave dhe siguronte klientë për prostitucion;

-shtetasi K. P. (i arrestuar më parë), mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e shtetasi L. B.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.

Ky operacion është një shembull konkret i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar dhe institucional. Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtar ka patur rol kyç në suksesin e operacionit.

Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar në goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë jetën dhe dinjitetin e qytetarëve dhe do të vijojë bashkëpunimin me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për të goditur çdo veprimtari kriminale.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në vendin e quajtur “Kashtëbardhë”, automjeti me drejtues shtetasin E. F., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dëmtuar dy drejtuesit, dhe pasagjerja A. K., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. T., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur një 54-vjeçare, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi R. D., 40 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar disa medikamente, në automjetin e tij. Ai po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 08:50, në fshatin Mes, Postribë, punonjësit e firmës që pastron kanalet kulluese, gjatë punimeve në një kanal, kanë gjetur në predhë luftarake.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbime të specializuara të Ushtrisë.

Grupi hetimor po kryen veprimet për rastin.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në fshatin Gorre, bëjmë me dije se shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. C., 59 vjeç, banues në Laç, i cili dyshohet se përplasi me automjet, shtetasen L. M., 66 vjeçe, këmbësore, banuese në fshatin Gorre, e cila po merr mjekim në spital në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në Laç, i cili, duke drejtuar automjetin, në qytetin e Lezhës, ka aksidentuar lehtë një 11-vjeçar, këmbësor. Pas kontrollit mjekësor, i mituri u largua në banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit B.L., 64 vjeç, banues në Burrel, me detyrë administrator i një fabrike të pasurimit të kromit në Bulqizë, pasi ditën e djeshme, gjatë punës në këtë subjekt, është aksidentuar duke dëmtuar krahun, shtetasi I.K., 27 vjeç. 27-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Bilisht- Kapshticë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen A. Sh., 36 vjeçe, banuese në Prenjas. Nga përplasja e automjetit që drejtonte kjo shtetase me një automjet tjetër, humbi jetën pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja E. S., 42 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Veprimet e shpejta hetimore zbardhin rrethanat dhe autorësinë e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Babrru.

Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari që dyshohet se vrau me thikë 40-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të.

Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e shkakut të vdekjes së shtetasit H. I., 40 vjeç, i cili u gjet mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara me mjet prerës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorit të dyshuar.

Pas identifikimit, u bë lokalizimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 38 vjeç, i cili u kap në Durrës dhe u vu në pranga, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSh.

Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

PKK Kapshticë/Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi.

Si rezultat i kontrolleve, u kapën:
-1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin ndërkohë që ishte në kërkim pasi ishte dënuar me burgim, për dhunë në familje;
-3 shtetas që tentuan të kalonin kufirin, në mënyrë të kundërligjshme.

Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, janë kapur në PKK Kapshticë, 4 shtetas që po tentonin të lëviznin në kundërshtim me ligjin. Në vijim të veprimeve:

-u kap në hyrje të RSh-së dhe u vu në pranga shtetasi A. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryen nga DVP Elbasan;

-u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasit:
-F. T., 57 vjeç, banues në Korçë;
-B. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Melçan;
-V. I., 28 vjeç, banues në Korçë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Zbardhen rrethanat e konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur dje, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, ndërmjet pesë 16-vjeçarëve.

Arrestohen 2 të miturit që dëmtuan me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit e tjerë.

Në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për sqarimin e rrethanave të konfliktit të datës 02.10.2025, në bulevardin “Nënë Tereza”, në të cilin u përfshinë 5 shtetas të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në praninë e prindërve, psikologut dhe mbrojtësve ligjorë, kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të dy 16-vjeçarëve.

Të miturit e arrestuar dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit me të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta.

Njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta.

Punohet për gjetjen e mjetit prerës të përdorur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat kapën shtetasin e shpallur në kërkim S. M., 40 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R., 53 vjeç, banues në Kuçovë, pasi nga kontrollet dhe verifikimet rezultoi se kishte punësuar në subjektin e tij, 4 shtetas, pa i regjistruar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. L., banues në Tiranë dhe A. K., banues në Poliçan, pasi dyshohet se kanë pushtuar 2 sipërfaqe toke.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.